Lajçak për bisedat mes Kurtit e Vuçiçit: Të dy liderët duhet të respektojnë njëri-tjetrin, në takimet e fundit ka pasur atmosferë respekti

24 Shkurt 2023, 15:00| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 15:33

  • Share

1677175359_Screenshot5.jpg

I dërguari i special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimet mes kryeministrit Kurti e presidentit Vuçiq kanë qenë të vështira.

Megjithatë, në një intervistë për mediat e huaja,  Lajçak ka thënë se në takimet e fundit atmosfera ka qenë respektuese.

“Të dy liderët e dijnë që kjo është një detyrë e vështirë, me sfida dhe përgjegjësi. Kështu që, natyrisht, të dy janë duke luftuar për interesat e tyre. Po më duhet të them gjithashtu se, në takimet e fundit posaçërsisht, kemi pasur atmosferë respekti (mes palëve). Herën e fundit, kaluam më shumë se tetë orë, ose dy herët e fundit, në një dhomë, kështu që mund të imagjinoni se është shumë e hapur.” – tha ai.

Herën e fundit, kaluam më shumë se tetë orë, ose dy herët e fundit, në një dhomë, kështu që mund të imagjinoni se është shumë e hapur.” – tha ai.

Lajçak u pyet gjithashtu edhe për marrëdhënien e Kurtit me Vuçiç dhe si mund të përmirësohet në të ardhmen, por Lajçak thotë se shoqëria është një kategori shumë e veçantë, gjithësesi të dy liderë  duhet të tregojnë respekt ndaj tjetrit, edhe në deklarata publike.

“Nuk mund ta forcosh një shoqëri. Çka është e rëndësishme në të vërtetë, është se ata respektojnë njëri-tjetrit. Dhe se ata tregojnë këtë respekt të njëri-tjetri. Sidomos, në deklarata publike, mendoj se ka vend për përmirësim.” – tha ai.


Lajmi kryesor:

Takimi i 27 shkurtit për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiç pozitiv për negociatat? Të bëjmë hapa të mëdhenj përpara


F.D//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?