SHBA/ Të shtëna me armë ndaj Donald Trump! Plagoset në njërin vesh, vritet atentatori 20 vjeçar! Dyshime si funksionoi siguria ndaj ish presidentit

14 Korrik, 01:25| Përditesimi: 14 Korrik, 22:53

  • Share

SHBA- U qëllua për t’u vrarë, tha FBI. Ish-presidenti dhe kandidati presidencial nga radhët e republikanëve, Donald Trump, i ka shpëtuar një atentati ndaj tij në një tubim në Pennsylvania. FBI tha se autori një 20 vjeçar, Thomas Mattheë Crooks, një vendas, është neutralizuar, por një person pjesëmarrës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Presidenti amerikan Joe Biden arriti të flasë me rivalin e tij Donald Trump. “Jam mirënjohës që dëgjoj se ai është i sigurt. Në SHBA nuk ka vend për këtë lloj dhunë”, tha Biden. Shumë nga liderë të botës, kanë nisur mesazhe, duke thënë se janë të tmerruar nga kjo ngjarje në SHBA. Kurse vetë Trump pas atentatit, u ka dërguar një e-mail mbështetësve të tij: “Kurrë nuk do të dorëzohem”.

Një ngjarje kaotike e zhvilluar në pak sekonda ishte ajo e tubimit të Trump gjatë mbrëmjes së të shtunës (13 korrik), orët e para të mëngjesit në Shqipëri. Sapo nisi të flas, u dëgjuan të shtëna.

Në një video, e cila qarkulloi menjëherë, Trump vendos dorën në veshin e djathtë dhe më pas shërbimet sekrete ndërhyjnë duke e shtrirë në tokë dhe duke iu hedhur sipër. Disa të shtëna të tjera, derisa ndalojnë. Trump më pas çohet në këmbë me katër anëtarë të shërbimeve sekrete, të cilët e rrethojnë atë dhe një shenjë demonstrative, i gjakosur në pjesën e djathtë të fytyrës, ngre grushtin lart, duke përjetësuar një shkrepje, e cila bëhet menjëherë faqe e parë e mediave botërore, nën titullin “Trump i shpëton të shtënave në Pennsylvania”. 

Menjëherë më pas, Shërbimet Sekrete amerikane dalin me njoftimin se janë ato, të cilat e kanë neutralizuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe sqarojnë se një person tjetër nga audienca ka mbetur i vrarë.

Pas ngjarjes ka pasur polemika dhe dyshime për sigurinë ndaj ish presidentit Trump. I pari ka qenë CEO i X dhe Tesla, Elon Musk që njihet si mbështetësi i Trump dhe republikanëve që ka kërkuar të dorëhiqet shefi i inteligjencës amerikane për paaftësi në parandalimin e këtij sulmi. Por ka patur edhe mjaft dyshime për mënyrën si ndodhi atentati, pasi 20 vjeçari atentator njihej si 'urrejtës' i Trump në rrjetet sociale, ku në një video madje kërcënonte Trump dhe mbështetësit e tij.

Ngjarja sipas FBI po hetohet si një tentativë e mundshme vrasjeje kundrejt Trump. Vrasësi ishte jashtë vendit të tubimit, lart në një çati. Burime të shumta të zbatimit të ligjit e kanë cilësuar këtë individ si snajper.

Trump ka lënë spitalin ku i janë kryer të gjitha ekzaminimet e mundshme dhe është rikthyer në shtëpi në Neë Jersey “E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social. Incidenti ndodhi pak ditë përpara Konventës Kombëtare Republikane, në të cilën Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ora 22:51
Dy ish shokët e klasës të atentatorit të Trump: Nuk dinte të gjuante, ishte përjashtuar nga klubi i qitjes

Sulmuesi i Donald Trump ‘nuk dinte të gjuante’, aq sa nuk u pranua në një klub qitjeje shkolle.

Dy ish shokët e klasës së Thomas Mattheë Crooks e kanë zbuluar këtë. ‘Ditën e parë ai në thelb nuk mundi as të godiste objektivin’, tha Jameson Myers për ABC Neës.

Për momentin klubi as i ka nkonfirmuar dhe as mohuar këto deklarata.

Ora 21:52
Trump niset për në Kuvendin Kombëtar të republikanëve në Milwaukee

Donald Trump po niset për në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve në Milluoki.

Ai shkruan në rrjetin e tij social Truth se një vrasës nuk mund ta ndaloj apo detyrojë të ndryshojë planet apo ndonjë gjë tjetër.

“Bazuar në ngjarjet e tmerrshme të djeshme, unë do të shtyja udhëtimin tim në Wisconsin dhe konventën republikane për dy ditë, por kam vendosur që nuk mund të lejoj një 'qitës' ose një vrasës të mundshëm, të detyrojë një ndryshim në plane ose ndonjë gjë tjetër. Kështu që unë do të nisem për në Milwaukee, siç është planifikuar, në orën 3.30 (ora lokale,) sot”, ka shkruar ish presidenti në Truth.

 

Ora 20:44
Atentati ndaj Trump/ Presidenti Biden konferencë për mediat: Jam i lumtur që është mirë, dhuna nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara

1720982786_joebiden.JPG

Presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë të paralajmëruar për mediat njoftoi forcimin e masave për sigurinë e rivalit të tij Donald Trump pas atentatit të sotëm.

Biden u shpreh se pati një bisedë të shkurtër me Trump dhe thekson se ai është i lumtur që është mirë.

Ndërkohë që ripërsëriti se ‘nuk ka vend për dhunë në Shtetet e Bashkuara’.

Më tej tha se ‘i kam dhënë mandat Kreut të Shërbimit Sekret, të rishikojë masat e sigurisë, të cilat tashmë janë në një nivel shumë të lartë. Kam urdhëruar një hetim të pavarur për punën e Shërbimit Sekret’, tha Biden.

Ora 19:15
Zbulohet identiteti i viktimës në tubimin e Donald Trump! 50 vjeçari ishte një ish shef i zjarrfikësve

1720977402_viktima.JPG

Identifikohet personi që mbeti i vrarë nga atentati me armë në tubimin e Donald Trump që si shënjestër kishte ish presidentin.

Identiteti u zbulua nga vëllai i viktimës në një postim në Facebook. Bëhet fjalë për një ish shef të zjarrfikësve, 50 vjeçari Corey Comperatore.

‘Tubimi i Trump i mori jetën vëllait tim’, shkruan Dawn Comperatore Schafer.

Ora 18:34
Sulmi ndaj Trump, agjentët e kishin pikasur atentatorin jashtë tubimit

1720942345_shba.JPG

Thomas Matthew Crooks, sulmuesi që qëlloi Donald Trump në një tubim në Pensilvani të shtunën mbrëma u pa jashtë vendit të ngjarjes nga forcat e rendit, të cilët menduan se ai po vepronte në mënyrë të dyshimtë pranë detektorëve metalikë.

Kjo është raportuar nga një zyrtyar i lartë i zbatimit të ligjit, siç raportohet nga CNN. Sipas burimit të cituar nga CNN, autoritetet njoftuan përmes radios se po e mbanin në vëzhgim dhe informacioni i ishte transmetuar edhe Shërbimit Sekret.

Më pas, disa persona lajmëruan forcat e rendit jashtë vendit të ngjarjes se kishin parë një burrë të armatosur në çati.

Ora 18:11
Atentatori i Trump kishte pajisje shpërthyese në makinën e tij

1720973643_vendiingjarjes.JPG

Autoritetet amerikane gjetën pajisje shpërthyese në makinën e njeriut që sipas autoriteteve tentoi të vriste ish presidentin Donald Trump, raporton Wall Street Journal.

Makina e drejtuar nga vrasësi i dyshuar, Thomas Matthew Crooks, ishte parkuar pranë tubimit të Trump në Butler, Pensilvani, të shtunën.

WSJ dhe ABC News raportuan se arma e përdorur nga Crook ishte blerë nga babai tij.

Ora 17:29
Atentati me snajper/ Dy liderët bëjnë 'armëpushim'! Biden telefon Donald Trump pas sulmit

Joe Biden ka patur një bisedë telefonike me Donald Trump pas atentatit me snajper ndaj këtij të fundit në një tubim elektoral në Pensilvani.

Dy kandidatët për garën presidenciale në nëntor, kanë ulur armët dhe sipas CNN kanë patur një bisedë të shkurtër dhe me respekt të ndërsjelltë.

Gjithashtu rrjeti mediatik deklaroi se biseda ishte pozitive.

Ora 15:02
Fotografi i New York Times kap trajektoren e plumbit që ishte nisur drejt Trump

Kjo është një fotografi e kapur Doug Mills, fotograf i prestigjozes “The New York Times” i cili tregon momentin sesi një plumb ka kaluar anash kokës së ish-presidentit Trump.

Ky është vlerësimi i Michael Harrigan, një agjent i FBI në pension.

Këndi duket pak i ulët për ta qëlluar në kokë, por jo i pamundur nëse personi i armatosur do të qëllonte disa herë, tha Harrigan në një intervistë të shtunën mbrëma pas shqyrtimit të imazheve me rezolucion të lartë që Mills paraqiti nga tubimi.

Matematika e thjeshtë balistike tregoi se kapja e një plumbi në foto ishte e mundur, tha Harrigan.

Mills po përdorte një aparat fotografik dixhital Sony të aftë për të kapur imazhe deri në 30 frames për sekondë. Ai i bëri këto foto me një shpejtësi prej 1/8,000 të sekondës, jashtëzakonisht shpejt sipas standardeve të industrisë.

Faktori tjetër është shpejtësia e plumbit nga arma e zjarrit. Të shtunën, autoritetet e zbatimit të ligjit gjetën një pushkë gjysmë automatike të tipit AR-15 në vendngjarje.

"Shumica e kamerave të përdorura për të kapur imazhe të plumbave gjatë fluturimit përdorin kamera speciale me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë që nuk përdoren normalisht për fotografim të rregullt, kështu që kapja e një plumbi në një trajektore anësore siç shihet në atë foto do të ishte një shkrepje një në një milion dhe pothuajse e pamundur të kapej edhe nëse dikush e dinte se plumbi po vinte", tha ai.

Ora 14:27
VIDEO/ Sulmuesi i Trump mbi çati hap zjarr me snajper në drejtim të ish-presidentit

 

Videoja tregon 20-vjeçarin e armatosur që hapi zjarr në një tubim ndaj Donald Trump në Pensilvani në një çati.

FBI thotë se po e trajton incidentin si një atentat. Një pjesëmarrës u vra nga të shtënat dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, tha policia.

Ora 13:25
Biseda e Trump me agjentët pas të shtënave: Prisni të marr këpucët e mia

I veshur me një këmishë të bardhë dhe xhaketë të errët dhe në kokë një kapele me sloganin e fushatës së tij "Make America Great Again" Donald Trump po fliste kundër emigracionit të paligjshëm, kur u dëgjuan të shtënat.

Pasi shkëmbyen me shpejtësi urdhrat, anëtarët e Shërbimit Sekret e ndihmuan Trumpin të ngrihej në këmbë, duke formuar një rreth pranë tij për ta mbrojtur. Më pak se dy minuta pas të shtënave, ish-presidenti u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fut në një SUV të madh, të zi.

Ndërkohë është zbardhur një video e dialogut të tyre

Agjenti: Gati? Prisni! Prisni! Shkoni përpara, le të shkojmë! Shkojme!
Agjenti: A jeni gati?

Agjenti: I armatosuri është neutralizuar! Gati për të shkuar?
Agjenti: Fusha është e pastër

Agjenti: Përpara, zotëri, le të shkojmë.
Trump: Më prit të marr këpucët

Agjenti: Unë po të mbaj
Trump: Prit të marr këpucët e mia

Agjenti: Mbaje në kokë, po të rrjedh gjak, i jep një shami

Agjenti: Kujdes. Prisni.
Trump ngre grushtin duke parë njerëzit

Trump: Luftoni! Përleshje! Përleshje!

Turma brohorit 'SHBA! SHBA!".

Ora 13:08
Fotografoi Trumpin të gjakosur pas të shtënave, fotoreporteri: E dija që ishte moment historik, duhej dokumentuar

Evan Vucci është një fotograf i AP që dokumentoi atë çfarë ndodhi të shtunën në Butler të Pensilvanisë: atentatin ndaj Trump.

Vucci tha se e kuptoi rëndësinë e momentit menjëherë pas të shtënave.

“E dija se ishte një moment në historinë amerikane dhe duhej të dokumentohej”, tha fotografi i Associated Press Evan Vucci.

Ai shkrepi disa foto, duke përfshirë një fotografi tashmë të famshme të Trumpit me grushtin e ngritur, teksa inkurajonte mbështetësit e tij dhe iu tregoi se ishte mirë.

1720934308_donaldtrump.JPG

Ora 11:02
FOTOLAJM/ Presidenti Trump i gjakosur dhe i strukur pas sulmit me armë në Pensilvani

Donald Trump i shpëtoi një atentati me armë ndaj tij në Pensilvani, teksa u qëllua gjatë një mitingu nga një 20-vjeçar. Shërbimet e FBI-së vranë atentatorin pas sulmit më armë.

Presidenti Trump mbeti i plagosur në veshin e djathtë, ndërsa fotot e tij i i gjakosur bënë xhiron mediave mbarë botërorë. Trump aktualisht kandidat për president, u pa i gjakosur në fytyrë dhe i strukur pas rojeve të sigurisë pasi u qëllua me armë.

Ora 10:33
‘E urrej Trumpin’, publikohet video e autorit që tentoi të vriste ish-presidentin e SHBA: Jeni ngatërruar me njeriun e gabuar

Ish-presidenti Donald Trump është qëlluar me armë gjatë një mitingu në Pensilvani, ku mbeti i plagosur në veshin e djathtë. Kandidati për president i SHBA u qëllua me armë nga një 20-vjeçar i identifikuar si Thomas Matthew Crooks (20 vjeç), i cili u neutralizua menjëherë nga policia.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje të autorit i cili shfaqet në rrjetet sociale duke shprehur urrejtjen ndaj Trump. Video është publikuar në rrjetin social ‘Tik-Tok’.

‘Unë jam Thomas Mathew Crooks! I urrej republikanët e urrej Trump dhe gjejeni çfarë ju po ngatërroheni me djalin e gabuar!’- thotë ai.

Ora 10:11
Atentati ndaj Trump, reagojnë fëmijët e tij: Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump, ka reaguar në platformës X pas atentatit që iu bë Donald Trump.

“I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot.”

“Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë.”

Gjithashtu, Donald Trump Jr postoi në X një imazh të babait të tij nga mitingu në Pensilvani me grushtin në ajër dhe gjakun e tij në fytyrë.

Krahas imazhit ai shkruan: “Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.

Në të njëjtën platformë, Tiffany Ariana Trump falënderon Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.

“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”.

Ora 10:01
Atentati ndaj Trump i paralajmëruar? Dëshmitari: Autori ishte mbi çati, siguria nuk më dëgjoi

 

Një burrë që ishte i pranishëm në atentatin ndaj Donald Trump, ka zbuluar se ai kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për një person të armatosur në një çati aty pranë, vetëm disa minuta para ish presidenti të qëllohej.

Dëshmitari, i njohur si Greg, tha për BBC-në se pa vrasësin të ngjitej në çatinë e një ndërtese në Butler, Pensilvani dhe u habit nga mungesa e veprimit nga oficerët.

“Po mendoja, pse Trump po fliste ende, pse nuk e kanë larguar nga skena? Më pas, u dëgjuan 5 të shtëna.”

Madje, zyrtarët policorë kanë konfirmuar se nuk e kanë vënë re praninë e të dyshuarit në çati. Oficerët më pas u ngjitën në çatinë ku ndodhej personi i armatosur.

Dëshmitari, i cili është një mbështetës i Trump, tha për BBC-së se si e pa personin e armatosur duke u përgatitur për të vrarë ish-presidentin. Mbështetësit e tjerë gjithashtu e panë atë në çati për tre ose katër minuta pa u ndërmarrë asnjë veprim nga agjentët, tha ai.

“Ne vumë re një djalë në çatinë e ndërtesës pak metra larg nesh. Ai kishte një pushkë, ne mund të shihnim qartë se kishte një pushkë. Kur u pyet nëse ishte i sigurt se të shtënat erdhën nga njeriu në çati, mbështetësi i Trump u përgjigj: “100%, 100%.

Pak çaste më vonë, agjentët e Shërbimit Sekret u dëgjuan duke bërtitur “qitësi u rrëzua”. FBI konfirmoi se ngjarja po hetohet si tentativë për vrasje.

Dëshmitari tha se agjentët ndoshta nuk mund ta shihnin sulmuesin, pasi forma e çatisë mund të kishte penguar shikimin e tyre.

Ora 09:29
FOTOLAJM/ Trupat speciale mbi godinën, momenti i parë pas ekzekutimit të atentatorit të Trump

Të shtëna në drejtim të Donald Trump! Ish-presidenti amerikan u sulmua në një tubim të fushatës në Butler, Pensilvani. Trump u godit nga një plumb në vesh. Shërbimi Sekret konfirmoi se atentatori u vra. Vdiq edhe një pjesëmarrës në tubimin e Trump.

Qitësi mësohet të jetë Thomas Matthew Crooks (20 vjeç). I riu ishte nga Pensilvania dhe u gjet i shtrirë në çatinë e një fabrike 130 metra larg podiumit të Trump. Snajperët e Shërbimit Sekret e eliminuan.

Policia Federale e SHBA-së FBI e ka klasifikuar atentatin ndaj Trump si një “vrasje e mbetur në tentativë”. Agjenti i FBI-së Kevin Rojek e njoftoi këtë të shtunën (me orën lokale) në një konferencë shtypi në Butler, vendi i sulmit.

Ora 08:39
FBI: Sulmuesi ishte nga Pensilvania! U identifikua si një republikan

 

FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si sulmuesin e dyshuar të ish-presidentit Donald Trump. Në të dhënat e votuesve të shtetit, Crooks identifikohet si një republikan.

Ora 08:11
Publikohet momenti kur snajperët vrasin atentatorin e Trump

 

Në një foto të publikuar nga Associated Press, e publikuar vetë disa momente pas atentatit ndaj Trump duke snajperët e policisë që i përgjigjen me zjarr autorit.

Ky, me sa duket, është momenti kur snajperët kanë kthyer zjarr ndaj gjuajtësit, shkruajnë mediat amerikane.

Ora 08:05
FOTO/ U vra nga FBI pasi i bëri atentat Trump, kush është autori 20-vjeçar që qëlloi ndaj ish-presidentit

Atentatori që tentoi të vriste Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani është një 20-vjeçar vendas. Sipas FBI-së ai është identifikuar si Thomas Matthew Crooks. Ndërkohë në një video në mediat sociale dhe të verifikuara nga New York Times tregojnë personin e dyshuar që qëlloi ndaj Trump.

Personi shihet i palëvizur në çatinë e një ndërtese të vogël rreth një çerek milje në veri të skenës ku ish-presidenti po fliste në Butler, Pensilvani. Pozicioni i trupit korrespondon me origjinën e mundshme të të shtënave.

Ora 07:56
Emaili i Trump për mbështetësit e tij: Nuk do të dorëzohem kurrë

1720934308_donaldtrump.JPG

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u dërgoi një email mbështetësve të tij me një mesazh të shkurtër pasi u plagos lehtë gjatë të shtënave në mitingun e tij në Butler, Pensilvani.

Në këtë mesazh ai shkruante: “Nuk do të dorëzohem kurrë”, sipas CNN. ‘Ky është një mesazh nga Donald Trump’ – shkruhet në email, me shkronja të mëdha.

Ora 07:56
Trump reagon pasi i shpëtoi atentatit: Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në Amerikë

1720935056_trump.JPG

Ish-presidenti Donald Trump ka lënë spitalin ku i janë kryer të gjitha ekzaminimet e mundshme dhe është rikthyer në shtëpi në New Jersey pas sulmit me armë gjatë një mitingu në Pensilvani. Shërbimi Sekret bëri të ditur se një person u vra në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Agjentët qëlluan për vdekje autorin në vendngjarje, thuhet po ashtu në komunikatë.

Trump tha se u qëllua me një plumb që i “shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”. “E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.

'Çka është më e rëndësishme,” tha ai, “dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e personit që u vra, si dhe për familjen e një personi tjetër që u plagos rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë.'

Incidenti ndodhi pak ditë përpara Konventës Kombëtare Republikane, në të cilën Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ora 07:47
FBI identifikon atentatorin që donte të vriste Donald Trump

Atentatori që tentoi të vriste Donald Trump është 20-vjeçari Thomas Mattheë Crooks, sipas një deklarate të FBI-së të publikuar pak më parë.

“FBI-ja ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë me hetimin inkurajohet të dërgojë foto ose video ose të telefonojë FBI-në.'

Ora 07:46
Të shtëna me armë kundër Trump, Biden dënon aktin e rëndë: S’ka vend për këtë dhunë në Amerikë

Presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për mediat dënoi atentatin ndaj Donald Trump.

Takimi i parapriu bisedës telefonike që ai pati më pas me Trump: "Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi për të parandaluar që kjo lloj gjëje të mos ndodhë. Nuk mund të jemi të tillë, nuk mund ta lejojmë. Përfundimi është se tubimi i Trumpit është një demonstrim që duhet të ishte zhvilluar në mënyrë paqësore, pa asnjë problem. Ideja, se ka dhunë politike apo dhunë në Amerikë, është thjesht e padëgjuar, thjesht nuk është e përshtatshme që të gjithë duhet ta dënojmë.

Ora 07:27
Sulmi me armë ndaj Trump, Washington Post: Një 20-vjeçar nga Pensilvania qëlloi ndaj ish presidentit

Sulmuesi në tubimin e Donald Trump është një 20-vjeçar nga Pensilvania. Këtë e shkruan Washington Post, duke cituar një burim të njohur me hetimet.

Ora 07:16
Atentati ndaj Trump, një pjesëmarrës në miting mbeti i vdekur, dy të plagosur rëndë

Një burrë humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën rënd ënga të shtënat me armë në drejtim të ish-presidentit Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani, thotë policia

Duke folur në një konferencë shtypi në Butler, Pensilvani, autoritetet thanë se viktimat e të shtënave janë identifikuar, por këto detaje ende nuk po bëhen publike.

Të shtënat, të cilat ndodhën në mitingun e ish-presidentit Donald Trump të shtunën pasdite, lanë një pjesëmarrës të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë. I armatosuri u vra gjithashtu nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Të tre ishin burra të rritur, tha nënkoloneli George Bivens i Policisë së Shtetit të Pensilvanisë.

“Ne kemi njoftuar një numër familjarësh, por ata nuk kanë pasur mundësi të njoftojnë familjen e gjerë,” tha ai.

Të shtënat me armë ishin "të shpërndara" dhe nuk po goditnin vetëm në një vend në turmë, shtoi ai.

Ora 07:13
FBI: Të shtënat ishin atentat kundër ish-presidentit Trump

FBI e ka cilësuar të shtënën në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në mbrëmjen e së shtunës, një tentativë për vrasje.

“Këtë mbrëmje, ne patëm atë që ne e quajmë një atentat kundër ish-presidentit tonë Donald Trump. Është ende një skenë aktive krimi,” tha Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pittsburgh, duke folur në një konferencë shtypi në Butler, Pensilvani.

Ora 07:04
VIDEO/ Momenti kur Donald Trump qëllohet me armë zjarri gjatë mitingut elektoral

 

Donald Trump është qëlluar me armë gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani. Ish-presidenti i SHBA u qëllua teksa po mbante një fjalim, ndërsa agresori sipas mediave amerikane është vrarë. Trump u pa me plagë në veshin e djathtë, ndërsa u dërgua për mjekim në spitalin e zonës. Është publikuar edhe momenti kur ish-presidenti qëllohet.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/07/2024 02:30

    Trump had this coming to him. Trump eshte fashist dhe autokrat qe adhuron gjithe maskarenjte e botes.Vetem para nja dy ditesh dha nje pritje ne Mar-a-Lago per nje tjeter autokrat me te cilin ndan adhurimin per Putinin,Orbanin e Hungarise.Dhe te degjoni tere planet e tij po te fitoje,per te mos folur per budallalleqet qe thote neper mitingje fushate,do t'a kuptoni pse hengri plumbin!Dhe nga ana tjeter eshte dhe papagall qe perserit cfare turma ekstremiste,radikale e GOP ka qejf qe te degjoje.E thene ndryshe,nese idiotet qe sulmuan Kongresin ne daten 6 Janar duan qe gomaret te fluturojne,Trump do ju a beje qejfin duke thene qe me te vertete fluturojne dhe sigurisht me bekimin e GOP, qe per te ardhur ne pushtet, do te bente pakt dhe me Hitlerin.Punet kane vajtur deri ne ate pike dhe retorika politike eshte bere kaq ekstreme,kaq e skajshme,sa duket sikur je ne Shqiperi dhe natyrisht atentatori ishte nje republikan i regjistruar,por qe kishte dhuruar 15 $ per demokratet.Me vjen keq vetem qe kjo ngjarje con pike ne favor te Trump-it,por indirekt mesazhi eshte shume i qarte per boten e politikes:Nuk ka vend ne te per njerez me mezazhe/ide kaq ekstreme sa con ne percarje te vendit.Fakti qe u qellua nga nje republikan,tregon qe njerezve u eshte mbushur kupa me keta ekstremiste e nuk i durojne me.

    Përgjigju
  • Bregu: 14/07/2024 18:07

    E imagjinoni sikur te ndodhte ne shqiper nje gje e tille kunder saliut ... cfare jashteqitje do nxirte nga goja pd...

    Përgjigju
  • fshatari: 14/07/2024 17:37

    KUR DO QELLOHEN EDHHE KETA NDYRESIRAT TANE SI META,,BERISHA,,RAMA,, MOR AMAN SE PO PELCASIM...

    Përgjigju
  • Yzedin harapashi: 14/07/2024 17:01

    Duket si dora e Saliut dhe Metes kjo

    Përgjigju
  • lori: 14/07/2024 10:21

    inskenim i dobet

    Përgjigju
  • Scutari: 14/07/2024 10:14

    Shqiptarët: e ka ba vetë!

    Përgjigju
  • halla esma: 14/07/2024 08:40

    mos u merzit te keqen halla,, se neser ja terezitim prape....vij dhe une e te ndihmoj,,,...

    Përgjigju
  • Vivi: 14/07/2024 08:25

    Mbeturina njerezore si gorge dhe alex sorros jane pa dyshim ne mos organizations, frymezues te ketij atentati.

    Përgjigju
  • KASEM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 14/07/2024 08:16

    Atentatin kundra Donald Tramp e ka organizuar Sali Bajga se Sala ēshtē kriminel hajdut i flliqur. Prandaj Edi Rama tē ket kujdes nga sali Bajga e banda e tij ordinere nga llumi shoqēris.

    Përgjigju
    • Or tej: 14/07/2024 08:35

      Sala e ka fajin gjithmone or teeeejjjjj

  • EX: 14/07/2024 07:20

    iskenim i paster good job

    Përgjigju
    • Ypsi: 14/07/2024 16:59

      Për like/klikime e ka realizu?

  • Bim: 14/07/2024 06:58

    Gjynah per pak cm

    Përgjigju
    • Arben: 14/07/2024 09:07

      Po pra. Sazani do i mbetej popullit shqiptar! Keshtu do na e marre familja Trump!

  • Turi: 14/07/2024 06:35

    Lobet e armeve qe komandojne ne amerike duan ta eleminojne Trumpin si kane bere dhe me Kenedy sepse ky nuk mbeshtet zgjatjen e luftes ne Ukraine dhe kjo gje u heq kompanive qe prodhojne arme me miliarda dollare fitime pavaresisht se do te vriten me mijera njerez ne lufte . Kjo tregoj dhe njehere fytyren e vertete te amerikes dhe perendimoreve qe jane gjakatare te pameshirshem dhe jo demokratik si vetequhen

    Përgjigju
    • Ich: 14/07/2024 16:46

      Po pse nuk e ndalon luften Rusia,se ajo e filloj duke sulmuar nje vend sovran.por tani i ka ngecur sharra ne gozhd se nuk e mendoj unitetin e fort usa europ

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?