Ruçi, Rama, Balla gjatë mbledhjes së Grupit të PS

Mblidhen socialistët, Rama i lë 'frenat' Ballës, Rraja: Nuk largohem nga PS, djali im s'ka dhunuar

1 Tetor 2018, 09:38| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 18:36

  • Share

Rrahman Rraja nuk mori pjesë këtë mëngjes në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, duke shmangur një takim me Edi Ramën. Në mbledhje, kryetari i PS-së nuk e preku fare çështjen “Rraja” duke mos njoftuar ndonjë masë politike si pezullimi apo përjashtimi nga grupi parlamentar, ndërsa Taulant Balla iu tha deputetëve se pavarësisht halleve të opozitës, socialistët duhet të vijojnë me axhendën e tyre parlamentare dhe politike.

Duhet të merremi me axhendën tonë parlamentare dhe politike. Opozita ka hallet e veta.

Taulant Balla

Pak para se të mblidhej grupi, Kryeministri i vendit Edi Rama u takua me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Por pas mbledhjes së grupit parlamentar, Rrahman Rraja hyri në kryesinë e Kuvendit. Ai u takua për rreth 15 minuta me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla.

Jashtë ai mohoi që i biri të kishte dhunuar, si dhe njoftoi mos largimin nga PS.

 Nuk largohem nga grupi i PS. Im bir nuk ka ushtruar dhunë.

Rrahman Rraja

Më pas, Rraja aktivizoi Facebook-un e tij për të qartësuar pozicionin e tij.

S'kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.

Rrahman Rraja

Më pas ishte fjala e kryeministrit për të thënë fjalën e tij, në kundërpërgjigje me akuzat e opozitës.

“Arrestim fasadë?"!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s'janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudh.  

Edi Rama

Djali i deputetit Rrahman Rraja u arrestua një ditë më parë për përndjekjen e 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Dy ditë më parë nga Korça, kryeministri kërkoi prova për përfshirjen e tij në këtë ngjarje, duke lënë të nënkuptohet se ishte i gatshëm të ndërmerrte çdo masë.

Ora 11:31
Pas mbledhjes së grupit, Taulant Balla takim kokë më kokë me Rrahman Rrajën

Menjëherë pas mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste, aty ku mungoi mësohet se Rrahman Rraja është takuar me kreun e Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Ballën.

Takimi mes tyre siç raporton gazetarja Esiona Konomi për Shqiptarja.com dhe Report TV ka zgjatur pak minuta, ndërsa në përfundim të saj deputeti nga Fushë-Kruja iu përgjigj interesimit të gazetares Esiona Konomi, për të cilën bëri të ditur edhe qëndrimin e tij: Nuk largohem nga Grupi i PS.

Ora 11:12
Rrahman Rraja: Djali im s’ka kryer dhunë, nuk largohem nga PS (VIDEO)

Deputeti socialist Rrahman Rraja, në përfundim  të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Rraja nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit, por siç bëjnë me dije burimet për Report Tv, Rraja ka qëndruar për afro 5 minuta në kryesinë e Kuvendit dhe më pas është larguar.Në dalje të kryesisë, i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, se nëse do të largohet nga PS, Rraja tha se nuk do të largohet. Deputeti u pyet nëse djali i tij kishte ushtruar dhunë, dhe sërish Rraja nuk e pranoi këtë gjë.

 “S’ka lidhje me atë punë. Djali im s’ka kryer dhunë. Nuk largohem nga PS”-ka thënë Rraja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 01/10/2018 22:51

    Pse nuk ngrihen këta të PD dhe të kërkojnë dënimin e atyre që vranë në 21 janar.për ata të gërdecit për shumë vrasje grabitje përdhunime për 1997 hapjen e depove të armëve për lekët që ju grabitën shqiptarëve me piramidat për grushtin e shtetit 1998 për grabitjen e pasurisë së shqipërisë për 25 vjet për vjedhjen e votave për 25 vjet etj.për këtë duhet të shqetësohen shqiptarët dhe jo të merren me lajme të prodhuara për interes të politikës sepse kto janë për të na hedhur hi syve për të harruar realitetin dhe problemet që ka shqipëria.më vjen keq ta them por shqiptarët janë bërë të gjithë politikanë analistë prokuror gjykatës deputet ministra gazetar dinë çdo gjë dhe kanë zgjidhje për çdo problem të shoqërisë shqiptare prandaj skenike çështje duam qeverinë,gjykatën,parlamentin,policinë dhe as një institucion tjetër.disa thërrime hedh një politikan dhe të gjithë ulin kokat të hanë. Në shqipëri ndodhin mijëra raste shumë më keq se rasti i Xheisilës por asnjë se ka vrar mendjen pse ky rast qënka shumë i veçantë.nuk është e vështirë për tu kuptuar. Një i marrë thërret erdhi ujku dhe të gjthë vrapojnë mbas të parit pa e kthyer kokën të shohin a po vjen ujku apo na gënjeu. Shumë zhurmë për asgjë por kur nuk ke çfarë ti bësh samarit i vërsulesh gomarit.

    Përgjigju
    • Hahaha: 02/10/2018 08:53

      O emigranti Po ti ke par e bot me sy turp te jesh kaq komunist sa je verbuar e shurdhuar per te par e degjuar cfar ndodh me kete qeveri bastardesh e te ndyr,Po nga nje an te jap te drejt se cdo kelysh komunisti eshte gati qe te perdhunohet burgoset te lihet pa buk vetem ti roj partia,i till duhet te jesh dhe ti.qe je emigrant je nga pd qe jeton nje jet me te mir se ne shqiperi Po e jeton nga pd.leket nuk ti vodhi pd o trung Po i humbe vet ti e gjith shqiperia,firmat piramidale nuk ishin te saliut ishin te individve qe u treguan te zgjuar e genjyhen popullin.

  • sapa: 01/10/2018 17:43

    Nje deputet qe nuk eshte ne gjendje te edukoje femijen e tij nuk e meriton te beje propagande ne popull as ta perfaqesoje ate.Cuditerisht gjithe ketyre qe kane funksjone politike ju kane dale femijet plehra duke filluar nga Ruci me shoke.Po te kishte kulture politike deputeti do jepte menjehere doreheqjen.Por cili shqiptar e dorezon karriken vullnetarisht?vetem kur ja imponojne padronet per interesat e tyre!

    Përgjigju
  • Visi: 01/10/2018 14:29

    Turp turp,,populli i shkret ne cfar duarsh jemi ,.i pa ftyre kryeministri jone

    Përgjigju
  • Zefi: 01/10/2018 13:36

    Jo Jo Ligjvënësi jot dhe i Fredi ZGJEBSIT është Myslym Murrizi me Palokën ore Militantët e PDsë që do vini në Pishtet vetëm po u bë Kryetar i PDsë BABALJA !

    Përgjigju
    • Fredi: 01/10/2018 19:09

      Ky eshte dallimi mes meje dhe bagetive si ty or Zef, per mua krimi nuk ka ngjyre dhe kriminelet jane te gjithe njelloj. Si Paloka i banditeve te burrelit dhe murrizi i bandes se lushnjes e deri Rrahmanet e bandes se krujes. Ndryshimi tjeter eshte se ry dhunojne motren, gruan, vajzen rilindasit je i kenaqur dhe per hater te partise i fal, ne te tjeret jo.

    • Robshi: 01/10/2018 18:23

      O zef ti dukesh që je një ish përgjegjës sektori kooperative që ke kaluar mire duke spiunuar për të ruajtur pozitën dhe që ke nostalgji akoma për atë kohë...lexohet në frymën e urrejtjes se komentit...vllai ka edhe llogjike përveç botëkuptimit tënd me ne ose kundër...

    • Albi: 01/10/2018 16:02

      O Zef kur flas per ligjvenes flas per standartin qe duhet te kete nje deputet .Po ti me sa duket je i rreshtuar ne skuder dhe nuk ben dot dallimin Ti njeh vetem ngjyren blu apo lejla .Sa per Myslym ,Palok e shum shum te tjere aty brenda jane plehrat e plotikes Deputeti te zgjidhet nga vota e popullit

  • Albi: 01/10/2018 13:04

    Sa gje e trishte .Ky eshte ligjvenesi im ??????.TURP

    Përgjigju
  • Donela: 01/10/2018 11:27

    Veshja zyrtare ju shkon shume.

    Përgjigju
  • Fredi: 01/10/2018 11:01

    Cfare te thote? Si ta thote? Ja ben zemra atij te largoje dhe nje kriminel tjeter nga grupi parlamentar? Ne mbledhje nuk mungoka vetem Rrahmani, por mungoka dhe Arta Marku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?