Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID. Lajmin e dha Kryeministrin Rama i cili tha se është firmosur Akti Normativ për termat e marrëveshjes. Kryeministri u shpreh se vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhora mbi 75-vjeç.
"Në prag të ndërrimit të viteve Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID nga kompania Pfizer. Shoppingu im në New York përfundoi me sukses. Kemi dakordësuar me Akt Normativ për aktivizimin e kontratës . Sasia e dakordsësuar do të paguhet menjëherw 10.700 dozat e para do të vijnë në javën e tretë të janarit. Mbi 30 mijë të tjerat vijnë në shkurt. Ndërkohë që edhe me dy vende partnere kemi siguruar 9000 doza", tha Rama.
"Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti vendimtar për zbrampsjen e këtij armiku të padukshëm. Padyshim ky nuk është fundi i përpjekjes sonë për të garantuar që asnjë dozë e vaksinës të mos mungojë deri në fund. Do tw vazhdojmë të përpiqemi me këmbëngulje dhe pa pushim që plani i vaksinimit të vazhdojë sipas parashikimeve", vijoi ai.
Fushata e cila do të ketë moton "Shqipëria buzëqesh" do të nisë brenda muajit në stadiumin "Air Albania" në Tiranë. Kryeministri Rama kritikoi edhe një herë qëndrimin e BE-së për vaksinimin në lidhje me vendet e Ballkanit.
Rama premtoi gjithashtu se Shqipëria do t'i dhurojë vaksinat Kosovës për vaksinimin e personelit mjekësor në spitalin COVID të Prishtinës.
Rama deklaroi se fushata e vaksinimit do të fillojë shumë shpejt, brenda këtij muaji, në stadiumin "Air Albania" në Tiranë. Rama tha se vaksina është falas dhe këshillueshme por jo e detyrueshme.
"Ka nisur puna për qendrat e vaksinimit në Shqipëri. Qendra e parë do të jetë ajo e Tiranës në "Air Albania", ku brenda pak ditësh gjithçka do të jetë gati. Fushata e vaksinimit do të ketë moton "Shqipëria buzëqesh". Do t'i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen e marrë peng vitin e shkuar nga armiku i padukshëm. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme por padyshim e këshillueshme për të gjithë", tha ndër të tjera Kryeministri.
Vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhora mbi 75-vjeç.
Kryeministri Rama kritikoi edhe një herë qëndrimin e BE-së për vaksinimin në lidhje me vendet e Ballkanit.
"E kemi kapërcyer kështu hendekun që hapi në mes të Evropës vendimmarja absurde, e papranueshme moralisht, e pakuptueshme politikisht, e pajustifikueshme edhe logjikisht i BE-së. Si njeri jam ndier i indinjuar, si evropian si turpëruar, ndërsa si Kryeministër i Shqipërisë jam ndier më i motivuar se kurrë për të mos lejuar përjashtimin e shqiptarëve. I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tokë pas asnjë ndihmë nga BE", tha Rama.
Dy vende mike do t'i japin Shqipërisë brenda dy javëve të ardhshme 9000 doza vaksine.
'Ju bëj me dije gjithashtu se kemi garantuar gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej 9000 dozash në gjysmën e parë të janarit. Operacione solidariteti nga ana e dy qeverive mike, të cilat nuk na lanë vetëm në këto kohëra egoizmi dhe cinizmi të frikshëm për kontinentin ku jetojmë kur ende nuk dukej drita jeshile që u ndez mbrëmë", tha Rama.
Në fjalën e tij para pak minutave Rama tha se një pjesë e vaksinave të siguruara do t'i jepet Kosovës për vaksinimin e mjekëve.
"Kosovës do t'i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës. i Kam kërkuar ministres së shëndetësisë që të flasë me homologun në Kosovë. Personeli shëndetësor atje do të ketë mundësinë të vaksinohet si të gjithë kolegët në Shqipëri", tha Rama.
Nuk ka c'fare ben rama asgje per vaksinen,,,e gjithe bota e kerkon vaksinen,,dhe kompania qe i prodhon ato nuk prodhon dot 500 milion vaksina ne dite,,keshtu qe do presim te pakten 1 vit ....///mjere ata qe iken...
PërgjigjuSi është e mundur që ti pranon lëmoshë ( dhe përkulësh për 9000 v . ?) nga serbia ...
PërgjigjuNjerez si ti qe s kenaqen nga e mira ka dhe demokracia te detyron te degjojme dhe idiotlleqet qe thone.
E Pastaj? Edhe sikur te jete keshtu, me mire te pranosh vaksina nga Serbia, apo te furnizosh me karburant Milloshevicin si ka bere Beri#ha? Jetojme ne shekullin e 21 o njerez, fqinjet nuk i zgjedhim dot, por e kemi per detyre te bejme te pamunduren per t3 qene te civilizuar!!!!!
Lypni si barbona se vete nuk jeni te zotet ti keni marre masat kokrrat e hajduteve qelbesirat e kombit
PërgjigjuO lyla derdheni mllefin se ju mbyti. Nuk keni kellqe ti beni balle po inatin mos e mbani brenda se do ju shpertheje shqupi
Turi se ke haberin fare ca po ndodh. Nejse te shkuara
500 mije mjaftushem jane se nen 16 vjec nuk vaksinohen pjesa tjeter kush don me e ba mjaton se te tjeret nuk duan ose kane imunitet. Sa per gjigande si enveri ,rama , nano saliu, meta e basha jane se per deri sa jua kane futur si popull mbajeni se do ju duken edhe me te mbedhej
PërgjigjuBravo. 500k nuk eshte shume por duke pare cfare po behet neper bote dhe sa ngadale po ecen edhe vete BE, them se eshte goxha progress.
PërgjigjuBravo GJIGANDI Edi Rama je njeriu i duhur për Shqiprin e Shqiptarët. Ty Shqiptarët e vërtet e Shqiptarët me nivel të vlersoin shum. Kundra ke pakicën kok pa lar që qelben er e analfabet tok e xanme.
PërgjigjuSerjoz dhe i sakt. Duhet dhe nënqeshja, normal. Të lumtë Edo.
Përgjigju