Rama deklaroi se fushata e vaksinimit do të fillojë shumë shpejt, brenda këtij muaji, në stadiumin "Air Albania" në Tiranë. Rama tha se vaksina është falas dhe këshillueshme por jo e detyrueshme.
"Ka nisur puna për qendrat e vaksinimit në Shqipëri. Qendra e parë do të jetë ajo e Tiranës në "Air Albania", ku brenda pak ditësh gjithçka do të jetë gati. Fushata e vaksinimit do të ketë moton "Shqipëria buzëqesh". Do t'i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen e marrë peng vitin e shkuar nga armiku i padukshëm. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme por padyshim e këshillueshme për të gjithë", tha ndër të tjera Kryeministri.
Vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhora mbi 75-vjeç.
Lajmi kryesor:
'Shqipëria buzëqesh'/ Rama: Kemi siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para! Vaksinimi anti COVID nis brenda janarit! Është firmosur Akti Normativ
K.T./ReportTv.al