Kronikë
Top 24

'Xhisiela Maloku'/ Arrestohet nga policia e Krujës djali i deputetit socialist, Rexhep Rraja

30 Shtator 2018, 14:27| Përditesimi: 30 Shtator 2018, 16:15

  • Share

Gjykata e Krujës ka lëshuar ditën e djeshme urdhër-arrestin për djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhep Rrajën. Report Tv ka mësuar se Rexhep Rraja është arrestuar ditën e sotme nga policia e Krujës, që e ka prangosur Rrajën në Rinas, në një biznes që merrej me dhënie makinash me qira. Prokurorja që ka ndjekur këtë rast, është Mirela Kapo, një prokurore grua e cila ka kërkuar në Gjykatë urdhër-arrestin për Rrajën, ndërsa gjyqtarja është Enkelejda Hoxha. 

Mbi 24-vjeçarin rëndon akuza e përndjekjes. Rraja akuzohet se përndoqi Xhisiela Malokun, rasti i së cilës ka trazuar këto ditë politikën shqiptare. 

Njoftimi i policisë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë. Ai akuzohet për veprën penale "Përndjekja" parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Akuzat për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, u bënë publike gjatë kësaj jave, pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu. Nuhu akuzoi për kërcënim me armë në ambientet e komisariatit të Krujës, edhe deputetin Rrahman Rraja, në prani të deputetit socialist, Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë, Artur Bushi. Balla mohoi akuzat për ndikim tek policia e Fushë-Krujës, ndërkohë që vetë vajza Xhisiela Maloku, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Maloku, u shpreh se kërkonte drejtësi por të mos përdorej politikisht në këtë ngjarje.

Ora 15:51
Prokurorja dhe gjyqtarja, kush janë dy gratë e drejtësisë që burgosën djalin e deputetit Rraja

Janë dy gra që vendosën për burgosjen e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Çështjen e dhunimit të Xhisiela Malokut, e ka ndjekur që prej korrikut kur u bë denoncimi fillestar, prokurorja e rrethit Krujë, Mirela Kapo. Kapo ka marrë nën shqyrtim dosjen e Xhisiela Malokut dhe ka vendosur të kërkojë pranë Gjykatës së rrethit  të Krujës, masën e arrestit me burg.

Dhe “rastësia” ndodh edhe në këtë Gjykatë, ku kërkesën për urdhër-arrest e ka pranuar gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Dy gratë e drejtësisë, janë të njohura për gjykimin dhe hetimin e një sërë çështjeve të rëndësishme dhe me sensibilitet të lartë publik. Rasti i Malokut është edhe më i ndjeshëm, ku janë dy gra të cilat vendosin për arrestimin e një burri i cili akuzohet për dhunim dhe përndjekje të një tjetër gruaje.

Ora 15:11
Zbulohet si u arrestua Rexhep Rraja, djali i deputetit ndodhej në Rinas

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Shqiptarja.com dhe Report Tv, kanë mësuar se në momentin e ndalimit nga policia, Rraja ndodhej në Rinas, brenda një biznesi që merrej me dhënien e makinave me qira.

Kur policia ka shkuar për t’a arrestuar, burimet bëjnë me dije se djali i deputetit nuk ka bërë rezistencë.

Komento

Komente

  • Liku: 30/09/2018 23:33

    Me erdhi keq kur nga goja e nje deputeti foli per te birin qe e akuzon vajza sepse djali e kishte dashnore tesh 5 vjet e tani djali gjeti nje tjeter e kjo e denoncon. Turp per kete burre. Turp per Parlamentin qe mban kto burra brenda. Per pak e harruam rastin e djalit te deputetes Xhuvani kur tha qe djali im nuk ishte ne ngjarjen e Vlores por po hante buk ne shtepi. Kur u sodh ne Tirane me helikopter privat e doli te takoj te emen tek dera Parlamentit. E pa u ftohur ngjarja vrau njerez ne mes te Tiranes. Kjo eshte politika shqiptare e femijet e politikaneve super kriminela e te paprekshem.

    Përgjigju
  • Robshi: 30/09/2018 22:05

    Ju të shqiptares e hani turpin me bukë çdo ditë...të njëjtën gjë bëjnë dhe zombit komentues...Po kjo deri dje ishte babale 2...Tani është arritje e qeverisë që janë të gjithë të barabartë...yyyytt

    Përgjigju
  • gezimi: 30/09/2018 21:04

    tani te pyesim kete cunin a pranon burgim apo pranon qe dikush te veproje me motren e tij sic veproi ky.

    Përgjigju
  • Socialisti i inatosir: 30/09/2018 20:43

    keta legena ordinere bij deputetesh kshu jane mesuar se kane pusbtetin po nje dite i vjen fundi edhe ketyre se nuk i le njeri te gjalle pushtat

    Përgjigju
  • Bepi: 30/09/2018 20:21

    Per ni muj Edhe asht jasht si te gjith te tjeret Shtet i degjeneruar e njerz te degjeneruar

    Përgjigju
    • Faik: 30/09/2018 23:55

      Hahahahahahahahahahhhh! Fredi i GJORË si gjithmonë "GJITHOLOG" dhe në Versionin Mark Marku ! Fredi i ZI STËRR duhet të zgjidhet Ministër i Brendshëm dhe pastaj Shqipêria Brenda 6 Muajve do bëhet si Danimarka , për nga Kriminaliteti!?! Po pse O Fredi ZI Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri , e kanë fajin edhe për VAJZAT e tua që ikën nga Shtëpia dhe Shkuan tek Semaforët e Milanos, vetëm dhe vetëm për të bërë LEK të Shpejtë?!?! Fredi Bajgaxhiu ! Fredi ZGJEBSI

    • Fredi: 30/09/2018 20:37

      Normale o Bep, ketu krimi e ka drejtesine ne dore. Lane mu*in me shu**e pasi e fshehen tre muaj ngjarjen. Tani prokurorja qe nuk e arestoi para tre muajsh sot quhen heroine e punes socialiste. Do i qepemi kemba kembes ish policit qe e denincoi thote Rama dhe jo do shkaterrojme banden e vraeesve me pagese te Nikles. Durim Bamin do e shpallin hero te heshtur, banden e Nikles do e quajne ceta Rahman Rrahja.

  • cami: 30/09/2018 20:18

    nuk ka faje krici por gomari qe e ka mesuar te beje xheste te tilla sic thone se dardha nen dardhe do bjeri

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/09/2018 19:55

    C emër i shemtuar...Xhisiela Ne asnje vend te botës nuk ka nje emër te tillë.. Se nga i sajojnë keta emra?! Shemtirllek!

    Përgjigju
  • Loni: 30/09/2018 18:28

    Te lumt gent citozi e arrestove keqbersin me ne fund

    Përgjigju
  • shoku: 30/09/2018 17:57

    Po Balla pse nuk arrestohet qeka qene ne ambjentet e komisariatit dhe ka kercenuar officerin e policise ne zyre, jane mbi 10 deshmitare filmime nga kamerat.

    Përgjigju
  • Drini i Monikes: 30/09/2018 16:20

    Nje malok me pak ne qarkullim.

    Përgjigju
  • Toni: 30/09/2018 16:12

    Bravooo

    Përgjigju
  • Naimi: 30/09/2018 16:06

    Luajne teater me kete popull. Prokuroria i arreston ndersa gjykata i liron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?