Kronikë
Top 24

Kapet 550 kilogramë drogë në Brindizi, dyshohet se vinte nga Shqipëria/ Në pranga dy skafistët, njëri shqiptar (Foto+Video)

2 Shtator 2018, 12:06| Përditesimi: 2 Shtator 2018, 13:18

  • Share

ITALI-Një operacion i Guardia di Finanza dhe policisë shqiptare është finalizuar me sekuestrimin e 550 kilogramëve marijuanë në Brindizi. Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria. Në pranga kanë rënë dy skafistë, një 33-vjeçar italian me inicialet W.F dhe një shqiptar 29 vjeç, me inicialet V.B.  Nëse droga do hidhej në treg do kapte vlerën e 5 milionë eurove.

 

Njoftimi i policisë shqiptare

“Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias kane finalizuar nje tjeter operacion duke goditur tentativen per trafik narkotikesh drejt Italise.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantet, nje shtetas italian me iniciale E.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.  Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.

Njoftimi i Guardia di Finanza

Skafi ishte 6.5 metra i gjatë dhe është sinjalizuar nga patrullimi i agjencisë Frontex, në zonën e ujërave ndërkombëtarë dhe po shkonte drejt brigjeve italiane. Në pjesën e galixhantit, nga mbingarkesa skafi ishte zhytur shumë poshtë, duke u pikasur menjëherë. Më pas, policia e ka arritur mjetin dhe i ka bërë thirrje të ndalojë. Trafikantët tentuan të arratiseshin në det, dhe rritën shpejtësinë, por pas ndjekjes nga Reparti Operativ Aeronaval, ata u arrestuan. Brenda 1 jave, policia italiane ka kapur dy gomone të mbushura me drogë që vinin nga Shqipëria. Më 25 gusht, po në Brindizi, u arrestuan dy vlonjatë dhe u sekuestruan 535 kilogramë marijuanë. Ndërsa, më 30 gusht, një sasi prej 700 kilogramë marijuanë u tentua të trafikohej drejt Italisë, por u kap në kanalin e Otrantos. Në pranga ranë sërish dy shqiptarë. Që nga fillimi i këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, janë sekuestruar 14 mjete lundrimi, mbi 14 tonelata marijuanë dhe 35 skafistë janë arrestuar nga Guardia di Finanza në Puglia.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?