Kronikë

VIDEO/Kontrolle të befasishme në Shkodër, arrestohet 39-vjeçari, 10 të tjerë shoqërohen (Emri+Detaje)

17 Tetor 2018, 11:52| Përditesimi: 17 Tetor 2018, 12:51

  • Share

Një aksion blic i Policisë në Shkodër ka prangosur një 39-vjeçar i cili kishte me vete brenda një lokali një armë zjarri pistoletë e mbushur me fishekë. Brenda banesës policia i ka gjetur edhe 370 fishekë shtetasit Blerim Beqiri që u arrestua nga policia. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, bën me dije se 10 personat që janë shoqëruar në polici për verifikime, janë liruar.

1539773407_Screenshot1.jpg

Arma e sekuestruar

1539773443_Screenshot2.jpg

Plumbat e sekuestruar

Njoftimi i plotë:

Shkodër.

Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme "Shqiponjat", efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër.

Gjatē kontrolleve Policia arreston në flagrancë një 39 vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole. 

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me Forcën Operacionale në D. V. P. Shkodër si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: 

Blerim Beqiri, 39 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve te befasishme në nje lokal, këtij shtetasi policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë të mbushur me fishek në fole.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi Policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?