Kryeministri i Kosovës Albin Kurti heq taksën 100% ndaj eksporteve të Serbisë (VIDEO)

27 Shkurt 2020, 18:47| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 23:15

  • Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një konference për shtyp tha se ka vendosur ta heqë tarifën 100% për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars dhe shtoi se kjo është shenjë e gatishmërisë për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë dhe ftoi Beogradin zyrtar të zotohet që të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Kurti tha gjithashtu se nëse Serbia nuk vazhdon fushatën armiqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

Kryeministri i Kosovës kushtëzoi edhe Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa tha se paskësaj BE duhet të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës dhe kërcënoi duke thënë që  “Në rast se Serbia nuk e përfillë vullnetin e Qeverisë së Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, fillimisht në fushën e tregtisë e më pas në fushën ekonomike e politike”, duke shtuar se “nëse Serbia nuk reflekton, tarifa do të rikthehet përsëri”.

Më herët Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përsëritur kërkesën për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe pret që kjo të mos vonohet.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, tha përmes një komunikate se sekretari Pompeo gjatë takimit në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe ritheksoi mbështetjen për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të vënë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor.

Sipas mediave në Kosovë, nga ana tjetër, i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell ka thënë se “nuk do presë pafundësisht Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për të hequr tarifën 100% ndaj mallrave serbe” dhe “nëse tarifa nuk hiqet deri në fund të kësaj jave, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen deri sa ta konsideronin Kurtin si joserioz për partner të Washingtonit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nona: 27/02/2020 21:48

    Po shyqyr o bir, se me ate takse 100% u bete nder kontrabandisteve dhe late nam ne bote. Politike inatqore.

    Përgjigju
  • Arber: 27/02/2020 21:08

    O Albin leri brockullat jo do ta rikthesh perseri taksen jo pordhi kali ne deren e reciprocitetit. Akoma se ke kuptuar o kaqol se USA te avullon brenda 24 oreve sic avulloi koketrungun Ramush. I dhjerre por krenar sikur te ben me qesharak.

    Përgjigju
  • Emi: 27/02/2020 19:24

    Edhe me te vra edhe mos mete njofte se kush je. Koj sashte dreci presoni i SHBA nuk ashte nermale

    Përgjigju
    • Duda: 27/02/2020 20:41

      Kjo eshte politika e SHBA dhe Europes, eshte e veshtire qe ta perballojm presionin qe ato bejne por edhe vetem nuk rezistohet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?