Kronikë
Top 24

Lushnje/ I vëllai iu vra nga banda e Aldo Bares, plagoset në atentat biznesmeni Saimir Taullau

24 Nëntor 2018, 19:42| Përditesimi: 25 Nëntor 2018, 08:10

  • Share

LUSHNJE- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune tek rrethrrotullimi i Plugut në Lushnjë. I plagosuri është Saimir Taullau, 47 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën . Ai është qëlluar me armë para lokalit të tij. Mësohet se autorët e atentatit ndaj tij kanë qenë të maskuar dhe janë larguar me motor drejt Elbasanit. Ata kanë qëlluar me automatik nga motori. Sic shihet edhe në foto, plumbat kanë prekur xhamat e lokalit. Fatmirësisht, Taullau ka marrë vetëm një plumb. Shqiptarja.com ka mësuar se Saimir Taullau është me precedent të mëparshëm penalë. Ai është vëllai i Baki Taullaut, i cili është vrarë në vitin 2005 në ditën e zgjedhjeve në muajin korrik. Shqiptarja.com ka siguruar foto e Taullaut, dhe është personi që shihni më poshtë.

Saimir Taullau, i plagosuri nga atentati në Lushnje

Baki Taullau u vra nga banda e Aldo Bares. Atentati ndaj Saimir Taullaut vjen 13 vite pas vrasjes. Shqiptarja.com ka mësuar se po hetohet mbi dy pista që janë konfliktet e vjetra mes grupeve rivale dhe një prishje e mundshme e pazareve të drogës. Për këtë arsye, drejt Lushnjes janë nisur edhe forcat RENEA për të kapur autorët.

Njoftimi i plotë:

Informacion paraprak

Në datën 24.11.2018, në vendin e quajtur "Rotondo e Plygut", është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?