Meta kundër Ramës, presidenti nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm

3 Nëntor 2018, 18:52| Përditesimi: 3 Nëntor 2018, 21:42

  • Share

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk e ka dekretuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm. Në një reagim të shkurtër për mediat, presidenca sqaron se Meta nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme.

“ Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.”-thuhet në reagimin e Metës.

Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër.

Ngërçi për mosdekretimin e Lleshit, fillimisht u lidh me përcaktimin në Kushtetutë lidhur me veprimtarinë e Lleshit në Forcat e Armatosura. Ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”.

Meta u shpreh dje se do të jepte vendimin për dekretimin e tij do ta marrë do të marrë kohën e duhur për të marrë vendimin e duhur pa u ndikuar nga askush. Por në këtë reagim të fundit, ende nuk është sqaruar nga Meta arsyeja e moskrijimit të bindjes për kandidaturën e tij, në krye të këtij dikasteri.

Por kush do të jetë ministër i Brendshëm pas rrëzimit të kandidaturës së Sandër Lleshit?

Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm deri në momentin kur do të emërohet dhe të dekretohet ministri i ri i Brendshëm. Një dorëheqje kjo ende pa arsye të shpallur publikisht nga Rama dhe Xhafaj.

Ish-ministri dha dorëheqjen më 27 tetor të këtij viti, dhe u shpreh se ky akt ishte me vullnetin e tij të lirë.

Ora 20:08
Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, Rama SMS deputetëve: Asnjë koment, politika është shah mos e harroni!

Tiranë- Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një sms deputetëve të grupit parlamentar të PS, pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të  mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm. 

Report Tv ka siguruar një mesazh që Rama iu ka dërguar deputetëve të PS, ku kryeministri kërkon nga ata që të mos bëhet asnjë koment për vendimin e Metës.

Lutem asnjë lloj komenti askujt për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t'i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni. 

Edi Rama, kryeministër

Presidenti Ilir Meta në një njoftim të shkurtër ka sqaruar se nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme. Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhemali: 04/11/2018 13:10

    Vendim burreror I z Ilir Meta. bravo z president

    Përgjigju
  • Taulanti: 04/11/2018 13:09

    Vendim I drejte I presidentit te rrepublikes

    Përgjigju
  • Populli: 04/11/2018 11:19

    Tall krabien me shumicen!?bashkepunon me kriminelin dixhital dhe shumica mban sehir hakoma!?-eh Shqiperi ku ke arritur!?

    Përgjigju
  • Fraiku: 04/11/2018 11:10

    Meta nuk eshte presidenti i te gjithe shqipatereve por vetem burri i Mones dhe ortaku i Saliut. Meta perfaqeson vetem pakicen e popullit dhe pakicen e opozites, perse duhet te rrije ne detyre ende ky bastard i korupsionit? Rama nuk eshte burre, thote qe eshte shahist por eshte vetem pazarexhi. Nese eshte burre duhet ti tregoj vendin maskarait president.

    Përgjigju
  • Lezha: 04/11/2018 08:33

    Meta të mos lejohet të kaloje uren e milotit.

    Përgjigju
  • Zylyftari: 04/11/2018 00:03

    QEVERIA E KUKLLAVE PA KOKE E DIKTATORIT ED RAMA KOFIRMOHET E RENE NUK KAM NDONJE PREFERENCE POR LIKEN POR QENDIMI ISHTE BURREROR SE PER HERE TE PARE I THYEN HUNDEN NJE DIKTATORI SI ED RAMA QE KONTROLLON GJITHCKA NE KETE VEND

    Përgjigju
  • Keli: 03/11/2018 22:20

    Nuk e di

    Përgjigju
  • Eri: 03/11/2018 21:10

    Mese e vertete o zoti kryeminister qe politika eshte shah POR politika jote eshte llum eshte krim eshte maskarallek. Politika jote eshte mizerje per popullin. Ai Meta qe bere President ti eshte ky i sotmi. Nuk dime asgje ne populli se ca pislleqesh beni ju me nj t, se populli dhe keta komentuesat e zjarrte ketu ne portal sdine gje te shkretet rrezik jane pa pune fare po degjojne e lexojne propoganden qe ben ti kryeminister i vendit tim qe sje as me pak e as me shume po nje rrugaç i rendomte njesoj si Meta si Saliu si Basha etj etj etj Jeni te gjithe mizerje jeni te gjithe njesoj.

    Përgjigju
  • Naimi: 03/11/2018 20:58

    Po e ndjen dhe ky se do te shkoje ne qelite e 313 sepse eshte i akuzuar per vjedhjen e floririt ne tunelet e Krrabes per masakren e 21 Janarit per fshehjen e Klement Balilit.

    Përgjigju
  • mos: 03/11/2018 19:40

    mire jabani ramese meta.se ai e beri president.duke e diture se ka vjedhe gjysmen e shqipres

    Përgjigju
  • Populli: 03/11/2018 19:19

    Urgjent te shkarkohet presidenti

    Përgjigju
  • vera: 03/11/2018 19:02

    ky duhet te shkarkohet urgjentisht

    Përgjigju
  • vera: 03/11/2018 19:01

    ky duhet te shkarkohet urgjentisht nga socialistet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?