Pastrim parash/ Krimet e Rënda sekuestrojnë pronat e Adriatik Llallës për 1 miliardë lekë

23 Korrik 2018, 13:30| Përditesimi: 23 Korrik 2018, 18:24

  • Share

Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar disa prona të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Krimet e Rënda njoftojnë se pasuria e sekuestruar e Llallës kap vlerën e rreth 1 miliardë lekëve. Mbi pronat e Llallës është vënë masa e sigurimit “sekuestro preventive”. Dyshohet se ish-kryeprokurori ka kryer pastrim parash. Mes objekteve të sekuestruara është një apartament në Durrës, dhe mijëra metra katrorë tokë në Tiranë.

Gjithashtu mësohet se për Llallën është hapur procedimi penal për pastrimin e parave. Llalla po hetohej nga Krimet e Rënda për disa vepra penale; “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nisi më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, ndërsa tani po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokurorët që janë duke administruar këtë hetim janë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho. 

Njoftimi i plotë:  

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka rregjistruar proçedimin penal nr.65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. 

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale. Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë. Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë.

Si i shpëtoi Llalla Vettingut? 
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. 

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Në 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting. Ende nuk dihet vendodhja e saktë e Adriatik Llallës, ndërsa gjurma e fundit vjen nga Turqia, kur ish-kryeprokurori i kishte dërguar një prokurë në turqisht avokatit të tij përfaqësues në KPA, Sokol Hazizajt, në turqisht, ku nga vula apostile, u dallua se Llalla ndodhej në Turqi asokohe.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latifi: 24/07/2018 01:40

    Duket nga lajmet Per pronat e LLalles sikur po ABUZOHET BEHET FJALE PER LEK TE REJA APO TE VJETRA KUR U BEHET VETINGU GJYQTAREVE SOCIALISTE PARATE LLOGARITEN ME TE REJA KURSE KUR LLOGARITEN PARATE NGA GJYQTARET DEMOKRATE PARATE LLOGARITEN ME TE VJETRA EDHE KJO PUNA E LLALLES NUK MERRET VESH KANE NJE MILJARDE TE REJA APO TE VJETRA PO KRAHASOJME REZIDENCEN E RAMES NE CURREL QE KA NJE VLERE 5 miljon euro PO E LLOGARISIM ME TE VJETRA 5000000 euro shumezuar me 1300leke te VJETRA eshte e barabarte me 6 500,000,000 leke te vjetra OSE 6,5 miljarde leke te VJETRA kushton shtepija ne SUREL e EDI RAMES KRYEMINISTRI I SHQIPERISE KURSE LLALLA KA NJE PASURI PREJ 1 miljarde leke te vjetra E KUPTONI O POPULL SA QESHARAKE DHE AKUZUESE ESHTE KY LAJM PER LLALLEN

    Përgjigju
    • @Latif: 24/07/2018 07:06

      Latif ti dhe Llalluku jeni shume bura te mire..gjithe ky popull qe komenton ,dhe ka hequr dhe heq per dite nga kjo drejtesi llalliste nuk marka vesh!! Me fat qe nuk ka shume Latifer si ty ky vend.

  • Shqipetar: 23/07/2018 21:02

    E gjithe kjo ka ardhur pasi ne, si pjese e ketij vendi fantastik,e kemi ushqyer dhe nuk e kemi luftuar kete ndyresire sistem. Vettingu duhet te filloj nga politikanet, te cilet duket qarte qe komandohen nga agjencite e huaja te cilat kerkojne qe vendi/rajoni te mos zhvillohet. Gjithcka duhet te jete e ndjeshme per shoqerine tone qe te ecim perpara.

    Përgjigju
  • Liku: 23/07/2018 21:00

    Pak i kane konfiskuar

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 23/07/2018 19:42

    O POPULL I DASHUR SHQIPTAR O POPULL I VUAJTUR SHIKONI MOR ZOTNI ÇFAR KA BËR KRIMINELI ORDINER SALHEU E KRIMINELI TJETËR LIKE FLORIRI . ZOTI MART HAK NË KTA FUNDËRINA.

    Përgjigju
  • jar tironsi: 23/07/2018 18:56

    na dualle i forte ore tiki taka tiku!!!!!!

    Përgjigju
  • Drejtesi: 23/07/2018 18:46

    Mjafton te shikosh mllefin dhe urejtjen e njerze te thjesht ne komente dhe e kupton se ca m*t drejtesie ka ai vend... Shpresoj qe nje dite e drejta te triumfoj dhe pse me duket e veshtire me llumin qe e ka ne dore,sepse kush me.shume e kush me pak te gjithe e kan ngjyer aty shkopin me.m*t.

    Përgjigju
  • Qoqja: 23/07/2018 18:36

    Sa turp sdin njeriu shkret ku te qaj nje hall .Kto paskan qene gjithe shushunja .Ti skustrohet pasuria dhe ti jepet dretesis se re jo BESIM HAJDARMATES SE ASHT MA HALE SE I PARI POR TE HETOHET NGA DREJTESIA E RE DHE TE SHIKOJ SA LEZET DO NDJEJ KUR TE MARRI SAPUNIN NE BURG .

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 23/07/2018 18:12

    Hej ju lumsh o cubat e mij.Ju pasta baca Sali.Keni djerist e keni ba pasuri.

    Përgjigju
  • Barazi para të ligut: 23/07/2018 18:08

    Halja e evropës në delir madhështie...

    Përgjigju
  • Shkelzeni: 23/07/2018 17:52

    o vellezer ky gjyqesor ka bere lamsh dynjane. Jane lene te lire vrases, eshte vjellur prona, etj etj... Gjykoni vendimet e mos u merni me palo ara.. Kane futur nje popull ne vllavrasje.

    Përgjigju
  • klodi: 23/07/2018 17:28

    "keshtu i do horri ligjet". Ky eshte nje nga shum te pangopurit ne sistemin e (zh)drejtesise. E pafsha ne Burg sa me shpejt, bashke me shoket e llojit te tij, dhe, i pafsha sa me pare si toke publike ato hektaret qe ka ble me gjakun e popullit. Ky, ne ndryshim nga te tjeret e llojit te vet, duket qe eshte edhe injorant..Toke Toke Toke... Dele Dele Dele. Horri Horrave, injoranti injoranteve...

    Përgjigju
  • Vlonjati: 23/07/2018 17:17

    Qai ka ai 1 miljard lek sikur Me qen tu humb I tqime nga bytha , ose sikur me na humb neve 50 lek te vjetra

    Përgjigju
  • vlonjati: 23/07/2018 16:19

    MERUNI dhe me GJYKATESIN BANDIT TE VLORES ARTUR MALAJ::::KOKE E KEMBE I KORUPTUR DHE PIS NJERI,I LIDHUR ME BANDITET E MALLIT KY PLEHRE KERKONTE 15 MIJE EURO PER TA HAPUR CESHTJEN PASTAJ VAZHDONTE ME TE TJERA: SHTO KETU DHE NDERTIMIN PA LEJE BRENDA TERITORIT TE GJIMNAZIT HALIM XHELO NE VLORE ::

    Përgjigju
  • drejtesi: 23/07/2018 16:18

    Po derisa i sekuestrohen, vertetohet qe i ka te vjedhura. Atehere thjesht dhe sakte, derisa ka vjedhur, perse nuk arrestohet dhe te denohet me BURGIM TE PERJETSHEM dhe me pune te rende ne minierat e piritit te "Qafe Barit". Nuk duhen te denohen plehrat me djegje te gjalle ose nen tortura (qe do te ishte me e aresyeshme), po DUHET te lajne demin e shkaktuar me pune te rende, plehra, se bashku me soj e sorropin e tij.

    Përgjigju
  • Fredi që Fryhet si KAPOSHI në PLEH: 23/07/2018 16:12

    LLaLLë moj LLaLLë që të bëri DONALD LUja "HIRRË" të prishur ! LLaLLa GJAKPRISHURI që po fle NËN TOKË si Fredi URITHI , nga FRIKA e BURGUT ! Kurse Fredi Fle NËN TOKË me Milingonat nga FRIKA e Gruas vet dhe Çupave! HAHAHAHAHAHAH! Fredi KOKËLOQJA që i ka ngelur ORA 50 Vjet Mbrapa , dhe ja bën GAM GAM GAM !?!? Saimir Tahiri ka mundësi që të jetë Babai BIOLOGJIK i Fredit dhe ta ketë Braktisur Fredi ZGJEBSIN në Ferra , prandaj edhe Fredi DISTROFIKU me SËMUNDJE BIPOLARE e Urren Kaq shumë SAIMIRIN ! Fredi HUMBAMENUA , që "Shtëpia po i DIGJET dhe Fredi Vazhdon të KRIHET" !! Hahahahahahahahh! Muuuuuaaaahahahahah!

    Përgjigju
    • Babalja: 24/07/2018 12:23

      Ti qenke vk mo fredi, thithe biberonin ate boj mos desara, faiku esht trap qe meret me ty

    • Fredi: 24/07/2018 09:57

      Eh more Fa-ik qe e quan veten dhe Babale nuk e kupton ende qe ato para te fituara nga " punesimi " ne hashash edhe pak dhe do mbarojne sepse kriza e renies se euros nuk ndikon tek Boset si Tahiri, por pikerisht tek keta njerez, tek xhepi i tyre. Mis te flasim pastaj per kriminalizimin e popullsise dhe blerjen e njerezve te pushtetit nga ato para. Nese perballesh me nje bos te tille ose me ndonje nga ushtaret e tyre je nje hic, te shkel me kembe dhe ose duhet ta vrasesh ose te vret. Nuk ka pikpyetje per Saje Qorrin, ta them me bindje te plote dhe jo me fjale portalesh. Sa me shpejt te ndeshkohet ligjerisht dhe moralisht nje fenomen si Sajmir Tahiri aq me shpejt do te kete drejtesi dhe jo pandeshkueshmeri. Do ndjehesh dhe vete me mire, me beso.

    • Babalja: 23/07/2018 20:49

      O fredi loqja, saimiri edhe po ka qene i implikuar(gjithmone eshte pikepyetje) prap nuk i ka prishur kujt pune, nuk ja ka fut duart ne xhepa shqiptareve siç ka bere salehu/lulja&co te shqupit. Bile bile jane punesuar shume familje shqiptare. Keta legenat kane vjedh nga qindra miliona euro, shkerdhzeni salehut ka hotele ne maledive me lekt e shqiptareve!!!! Kurse ti kapesh mbas ashashit, mortja qe nuk te ha moj feride apo desara malltezi apo kush je.

    • Fredi: 23/07/2018 18:39

      Fa-ik je rende, ke nevoje per ndihme sinqerisht. Ju moderatoret e shq.com orientojeni drejt nje psikiatri se gjynah. Mos e mbro Saje Qorrin kot o bageti me prinder nga fshati dhe me qe ke qene ne Korene e Veriut tek Kim Jongu. Nuk ka bir k*** qe e mbron me tani ne kete situate, por aq kuptojne fshataret e hashshashit. Paktin me Llalen e ka te prishur Sajmiri keshtu qe lufta sapo ka filluar. Pastaj gjithe ate informacion presidentit dhe kryeministrit kush ja ka cuar sipas teje? Rri o zog gomari, mos u bej si Cenollari qe ju nxirrte ne mbeshtetje te Qorrit perpara parlamentit. Rri mjekohu, kalo krizen njehere.

  • Korab: 23/07/2018 15:43

    Po vilën te qyteti Studenti, me çezma dhe doreza kartier pse jo?

    Përgjigju
  • Hinglateri: 23/07/2018 14:48

    I ka bere me notributin e Rovena Gashit dhe gazetares Anduela Llabani....ka punuar tokat me to

    Përgjigju
    • asds: 23/07/2018 16:33

      lere tani se ky eshte biznesmen i madh, ka blere token ne tirane me 1 leke per meter katror dhe pastaj e ka shitur me 300 euro metrin, ne sduhet te na vij inat qe ky eshte gjeni, ne sdime te bleme toke 1 milion leke per 10 mije metra katror ne tirane kurse DHALLI qe eshte pasardhesi i Zukembergut i nuhat keto gjera

  • Refati: 23/07/2018 14:47

    U be ky fshatari me pasuri marramendese. Ne burg pleren me gjithe te tjeret. Te gjithe ti shkarkojne dhe ti fusin ne burg plerat se e shkateruan sistemin.

    Përgjigju
  • Burg: 23/07/2018 14:38

    Vetem kur te arrestohet dhe denohet me burg do jet lajm Por 1 milion euro te sekuestruara nuk jan Asigja per te. Ka marr ne qaf Shum njerz e femijet e tij me makina luksoze e shampanj

    Përgjigju
  • geg hyseni: 23/07/2018 14:27

    Kjo dihet, dhe shume mire qe fillon hetimi per pastrim parash...Po per dosjet e mbyllura dhe shperdorimin e detyres kur do fillojne hetimet..

    Përgjigju
  • Pronari i ligjshem: 23/07/2018 14:05

    ATP-ja spaska fonde per pronaret duke deklaruar se prona kompensohet me 20% te vleres dhe 80 % me pyje kullota. Ate 80%-shin merrjani Adriatik Llalles Gjin Gjonit Tom Ndreces Ardian Thanzes dhe jepuani atyre qe ata ua kane rrembyer.

    Përgjigju
  • Erik: 23/07/2018 14:01

    Me llogjiken e Prokurorise se Krimeve te Renda ne rastin Tahiri ky duhej izoluar ne burg.

    Përgjigju
    • Fredi: 23/07/2018 14:27

      Sakte Erik! Puna eshte qe te dy jsne te lire.

  • Faik: 23/07/2018 13:58

    GREAT NEWS ! KONFISKIM , SEKUESTRO të GJITHÇKAJE që ky KRIMINEL DISPONON dhe të shkoj në BURG 40 VJET dhe të bëhet SHEMBULL ky KRYE HAJDUT dhe KRYE KUSAR i NDYRË ! Faleminderit USA dhe DONALD LU

    Përgjigju
  • Andrea the Giant: 23/07/2018 13:54

    u bo ky copa fshatarit te librazhdit qe i boni leck njerzit me padrejtesit qe i bohen, te shohim a do zbardhin burimin apo jo

    Përgjigju
  • Kaltra: 23/07/2018 13:54

    Hajt me këmbë të mbarë,marsh të gjithë me vete !!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 23/07/2018 13:52

    1 milion euro per Llallen nuk jane asgje. Kush e di sesa para te thata do kete cuar jashte. Nuk po degjojme ende te shpallet ne kerkim nderkombetar per tu hetuar nen maden arrest me burg ky orangotang.

    Përgjigju
  • Andrea the Great: 23/07/2018 13:46

    Hajt ne kok te Arjan Laçit dhe Laze Hasanbelliut!

    Përgjigju
    • Andrea the Giant: 23/07/2018 17:45

      ai esht

    • Turi: 23/07/2018 16:44

      Po sa mir i dini lidhjet more Andrea, veçse kumbari është Ilir Meta.

    • Bebi: 23/07/2018 15:47

      Ne burg qenin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?