Policia ka shpallur në kërkim policor këngëtaren Elvana Gjata. Këngëtarja është shpallur në kërkim nga policia, pas ngjarjes që ndodhi më 4 tetor në lokalin Monopol në ish-bllok.
Këngëtarja Elvana Gjata është larguar drejt Vienës 4 orë pasi ndodhi vrasja në ish-bllok. Gjata është shpallur në kërkim të detyruar nga policia, pasi duhet të japë dëshminë e saj për atë çfarë ndodhi.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se policia është në pritje që këngëtarja të shkojë dhe të japë dëshminë në polici, në të kundërt do të bëhet shoqërimi i saj i detyruar.
Këngëtarja Elvana Gjata, deri më tani dyshohet se ka qenë arsyeja e konfliktit që shkaktoi 1 viktimë dhe 2 të plagosur. Përveç Elvana Gjatës, të shpallur në kërkim janë edhe Ervin Mata, i dashuri i saj, si edhe Fabiol Alushi dhe komandoja Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi viktimën Fabiol Gaxha.
Më 4 tetor në lokalin Monopol, në zonën e ish-bllokut, një zonë e populluar dhe e frekuentuar nga të rinjtë, rreth orës 21:50 të mbrëmjes, një vrasje tronditi Tiranën. Dyshohet se truproja e këngëtares Elvana Gjata, komandoja Meviol Bilo, ka shtënë me armë mbi truprojën e biznesmenit Ervis Martinaj, Fabiol Gaxha, pasi ky i fundit dyshohet se kishte ngacmuar këngëtaren. Gjata dyshohet se ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes, dhe se ka qenë e ulur në tavolin me të dashurin e saj, Ervin Mata, Fabiol Alushin, Geldo Hotin dhe Meviol Bilon.
Ndërsa nga ana tjetër në tavolinën e viktimës kanë qenë biznesmeni Ervis Martinaj, dhe Eljo Haton. Policia arrestoi në Kakavije Geldo Hotin, që dyshohet se ka qëlluar me armë në këtë ngjarje, ndërkohë që gjykata e ka lenë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 45 ditë. Ndërsa për Ervis Martinajn gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për 30 ditë, dhe burg pa afat për Geldo Hotin.
Komente

pasi u zhduk ne drejtim te paditur, pasi mund te jet dashamiresia e ndokujt qe kaq me vonese po kerkohet deshmia e Vanës, atehere nuk do e gjeni dot. Po ua jap un nje zgjidhje: bllokojini llogarite bankare dhe ajo do dorezohet vet.
Përgjigjuahahahhahaa
Meviol bilo te emerohet minister i brendeshem qe te eleminoj edhe ca plera qe ka ngel ne tiran zvens minister te behet Fabiol alushi- per kriminelat nuk ka bisedime vetem vdekja i pret. Djemt per vrasjen qe ben duhet te shpallen qytetar nderi dhe te dekorohen me graden me te lart GJENERAL.vetem me keta djem shpeton shqiperia nga kriminaliteti qe ka pllakosur shqiperin ton te dashur. Degjoni bijte e mi ne kohen time u vendosja litarin mos dilni nga rruga ime se do marrin me keq mafiozat..V.F.L.P
PërgjigjuElvana nuk ka faj ne ket mes por po te jem vis martini nuk do ja falja asnjerit prej keta te tjereve do i shkrija tegjith leket per ti gjetur.
PërgjigjuTi matrix të ha K... Bashke me vis Martinin idhullin tënd.
U largua 4 orë pas ngjarjes? Dmth mediat permenden emrin e saj menjëherë atë natë dhe policia fjeti? Nuk duhej te jepej urdher “elektronik” që të bllokohej dalja nga vendi e të gjithë atyre që u perfshinë? A nuk duhej që për arsye hetimi emri i saj duhej te figuronte menjëherë në pikat kufitare të kalimit? Paska fjetur policia
PërgjigjuPo ku je O Fredi Kokëthari?! Më paska gënjyer Loshi , që më tha që Fredi është në BURG për INCEST në Familje !!!???
Rrusho ja ke lepir sot sumatricen lules dhe salehut?
Po ore kjo është bashk me të dashurin per ket arsye iku nga Shqipëria!
Përgjigju