Politikë

Lajmi në mediat britanike për kamp azilantësh në Shqipëri, reagon ambasadori Qirko: I rremë, nuk ka bisedime mes dy qeverive

18 Nëntor 2021, 18:40| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 18:53

  • Share

Ambasadori ynë në Londër, Qirjako Qirko ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga mediat britanike në lidhje me ngritjen e një kampi azilantësh në Shqipëri. Në një reagim për mediat britanike, Qirko thotë se lajmi është i rremë dhe se nuk ka bisedime dypalësh mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike.

"Edhe për shkak të formimit tim akademik, e njoh shumë mirë konventën për azilkërkuesit dhe e di fare mirë sesi janë rregullat. Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë me emigrantët, sepse përveç të tjerash, kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar. Në Shqipëri ka 3000 iranianë që i mbështesim prej 10 vitesh. Ka 4000 persona nga Afganistani, ish-politikanë, ish-profesorë, të cilët po strehohen si refugjatë dhe jo në kampe, sepse ata ishin aleatët tanë në Afganistan. Mund të konfirmoj me vendosmëri se nuk ka bisedime dypalëshe mes zyrtarëve të qeverisë shqiptare dhe asaj britanike, në lidhje me qendrat e procedimit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin Anglez", ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

Mediat britanike shkruajnë sërish: Mbretëria e Bashkuar, negociata me Shqipërinë për të ngritur një kamp azilantësh! Rama dhe Ministria e jashtme: Nuk do të ndodhë kurrë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?