Politikë

Mediat britanike shkruajnë sërish: Mbretëria e Bashkuar, negociata me Shqipërinë për të ngritur një kamp azilantësh! Rama dhe Ministria e jashtme: Nuk do të ndodhë kurrë

18 Nëntor 2021, 10:09| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 18:41

  • Share

Mediat britanike kanë shkruar sërish në lidhje me mundësinë për ngritjen e një qendre azili, në vendin tonë, për emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britaninë e Madhe. Por kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka kanë hedhur poshtë lajmin, duke theksuar se kjo është një gënjeshtër, e sipas kryeministrit, Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend, ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre.

Mediat në Britani shkaurnin se ministrat po diskutojnë hapjen e një qendre azili në vendin e Evropës Lindore, e cila besojnë se do të vepronte si një pengesë për emigrantët që kalojnë nga Franca veriore. Sipas ‘Times’, kushdo që kërkon azil në Britani dhe që mbërrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve dhe gjatë kësaj kohe do të bëhet vlerësimi i kërkesave për azil në Britani. Megjithatë, projekti do t’i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 £ për emigrant për fluturime dhe akomodim.

E njëjtja media thotë se sërish po zhvillohen bisedime diskrete me qeverinë e Tiranës për ngritjen e një qendre azili. Pas një sërë zhgënjimesh në bisedimet me vendet e tjera për të pritur emigrantët, shpresat e kabinetit për një marrëveshje me Shqipërinë po rriten.

“Kjo është shpresa jonë e vetme, pasi asgjë tjetër nuk po funksionon”,  tha një ministër i paidentifikuar për gazetën.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, nuk mohoi artikullin ku thuhej se ministrat duan të transportojnë njerëzit që mbërrijnë nga Franca me varka të vogla në Shqipëri. Në Sky Neës më vonë, kur Raab u pyet nëse njerëzit që kërkonin azil në Mbretërinë e Bashkuar do të dërgoheshin me avion në Shqipëri, ai tha: “Ky është një nga vendet, por ne jemi të gatshëm të shikojmë me partnerët nëse është e mundur të bëhet ky proces ndërkombëtar”.

Gjasat për të nënshkruar një marrëveshje me Tiranën tani ‘dukeshin mirë’, tha një burim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht se ministrja e jashtme shqiptare Olta Xhaçka e përgënjeshtroi idenë vetëm muajin e kaluar. Ministrja e Jashtme, e cilësoi sajesë të turpshme dhe të rremë, lajmin e publikuar nga 'The Sun' pak javë më parë, duke shtuar se bisedime të tilla nuk janë bërë dhe as nuk do të bëhen. 

Ora 18:40
Lajmi në mediat britanike për kamp azilantësh në Shqipëri, reagon ambasadori Qirko: I rremë, nuk ka bisedime mes dy qeverive

Ambasadori ynë në Londër, Qirjako Qirko ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga mediat britanike në lidhje me ngritjen e një kampi azilantësh në Shqipëri. Në një reagim për mediat britanike, Qirko thotë se lajmi është i rremë dhe se nuk ka bisedime dypalësh mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike.

"Edhe për shkak të formimit tim akademik, e njoh shumë mirë konventën për azilkërkuesit dhe e di fare mirë sesi janë rregullat. Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë me emigrantët, sepse përveç të tjerash, kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar. Në Shqipëri ka 3000 iranianë që i mbështesim prej 10 vitesh. Ka 4000 persona nga Afganistani, ish-politikanë, ish-profesorë, të cilët po strehohen si refugjatë dhe jo në kampe, sepse ata ishin aleatët tanë në Afganistan. Mund të konfirmoj me vendosmëri se nuk ka bisedime dypalëshe mes zyrtarëve të qeverisë shqiptare dhe asaj britanike, në lidhje me qendrat e procedimit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin Anglez", ka thënë ai.

Ora 11:00
Rama: Shqipëria nuk do të jetë kurrë nga ato vende që do të ketë kampe emigrantësh

Shqipëria nuk do të jetë kurrë nga ato vende që do të ketë kampe emigrantësh. Kjo ishte përgjigja e kryeministri Edi Rama, për sa i përket lajmit të publikuar nga mediat britanike për negociata mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare, për ngritjen e një qendre refugjatësh.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”- tha Rama.

Ora 10:52
Kamp refugjatësh në Shqipëri? Ministria e Jashtme reagon pas lajmit të mediave britanike: Gënjeshtër

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, thotë se lajmi i publikuar nga mediat britanike se qeveria e Mbretëisë së Bashkuar është në komunikim me qeverinë shqiptare për të ngritur një kamp refugjatësh, është i rremë.

‘I njëjti lajm i rremë, i vjetër, këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si The Times! Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një "ai" por një "ajo" që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtë!’- shkruan Xhaçka.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/11/2021 04:16

    /THE SUN/ eshte koti,por /TIMES/eshte shume serioze,lerini denglat e Rames,pyeteni /TIMES/,nese i qendron kesaj deklarate me fakte dhe nese eshte ne gjendje te mbaje pergjegjesi ligjore per c'ka thote.Po tha /po,i qendroj artikullit/, ka thene te verteten.

    Përgjigju
  • Aida: 18/11/2021 14:57

    Cfare mund te presesh nga qeveria me antikombetare ne historine e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Alb: 18/11/2021 11:48

    Si moren avganet edhe ata te iranite do marrin edhe keta te funite. Shqipnija shtet kukull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?