Sport

'Lajmi shumë i keq mungesa e Tifozave Kuq e Zi', Shakohoxha: Biletat? FSHF e sheh Kombëtaren si mall për t'u shitur

3 Qershor, 17:01| Përditesimi: 3 Qershor, 17:31

  • Share

Kombëtarja është e grumbulluar për përgatitjet me ndeshjen me Serbinë, që luhet të shtunën në Tiranë, por ish-komentatori dhe gazetari Dritan Shakohoxha, thotë se klima e krijuar nuk është në favor të kuqezinjve. Ai e quan një lajm shumë të keq faktin që grupimi ‘Tifozat Kuq e Zi’ nuk do të jenë në stadium sepse nuk gjetën bileta. Madje edhe faktit që do të ketë forca të shumta policie në organizim, e konsideron në favor të Serbisë.

“1500 forca policie thotë njëri, 1300 thotë tjetri, por Shqipëria nuk ka histri huliganizmi, rrëmujash apo që tifozët të prishin ndeshjet e ekipeve të tyre. Siç kanë serbët. Ne në Tiranë po sillemi siç serbët organizojnë ndeshje. Futbolli për ne është festë, familje, pasion dhe dashuri,”-tha fillimisht Shakohoxha.

Biletat për ndeshjen me Serbinë nisin nga afërsisht 20 euro deri në 500 euro.

“Janë shumë shumë, shumë, shumë të shtrenjta. FSHF e sheh Kombëtaren si një mall për t’u shitur nga e cila duhet të përfitojë shumë para,”-u shpreh ish-komentatori.

Për Report TV Shakohoxha thotë se kombëtarja e Sylvinho-s, cilësisht, i ka mundësitë për të mposhtur Serbinë.

“Momentalisht kemi skuadrën më të mirë që kemi patur ndodnjëhre në histori. S’kemi patur kurrë një futbollist që laun në finalen e Champions League, që ngre trofeun e Europa League. Nuk kemi atur ndodnjëherë këtë nivel futbollistësh në përfaqësuese. Besoj dhe shpresoj që të jetë edhe skuadra që të arrijë një fitore bindëse kundër Serbisë. Kam bërë edhe një parashikim që të fitojmë 1-0 dhe Mirlind Daku dhe të tregojë atë tatuazhin që mban,”-tha Dritan Shakohoxha.

Ëndrra Botëror sipas Shakohoxhës varet shumë nga ndeshje me Serbinë.

“Unë besoj shumë që po fituam të shtunën jemi me një hap në vendin e dytë që do të thotë ‘play-of’,”-u shpreh në fund Shakohoxha.

Ne.k./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 03/06/2025 20:16

    Uroj me shpirt qe te fitojme, por federata ta shpif.Komtarja eshte e te gjithve, jo per mbushur xhepat presidenti i saj. Legeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?