‘Lali jam, a ke mundësi për 100’, mesazhi në celularin e biznesmenit! Ram Geci zbuloi mashtruesit, i kërkuan 100 mijë euro! Agjentët ‘karrem’ zyrtarëve të rremë

8 Maj 2023, 15:00| Përditesimi: 8 Maj 2023, 15:48

  • Share

Dy personat e arrestuar më 6 maj për mashtrim ndaj biznesmenëve të cilëve u kërkonin shuma të mëdha monetare, kanë përdorur emrin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me qëllim përvetësimin e 100 mijë eurove nga sipërmarrësi Ram Geci.

Mësohet se atij i ka mbërritur një mesazh në Telegram nga një numër anglez ku dërguesi kërkonte 100 mijë euro dhe prezantohej në emër të kryebashkiakut aktual të Tiranës.

"Lali jam, ti e di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100?", thuhet në mesazh. Por mesa duket biznesmeni nuk ka rënë pre e ketij mashtrimi dhe menjëherë ka denoncuar në polici. Nën mbikëqyrjen e prokurorit të çështjes, agjentët e rendit vijuan komunikimet me mashtruesit  me qëllim kapjen e tyre në momentin e dorëzimit të parave. Për këtë arsye grupi i hetimit u dërgoi autorëve mesazhin ku thuhej "nuk i kam 100, po 70 të bëjnë punë"?

Mashtruesit kanë shprehur dakordësi, duke lënë takim më 6 maj për të marrë shumën monetare, por në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë që ndodheshin në gatishmëri ku kanë arrestuar në flagrance të babe e bir, ndërsa kanë shpallur ne kërkim  Florian Gjergjin, i cili dyshohet se është organizatori  i kësaj skeme mashtrimi.

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për Bedri dhe Albert Vodhën ndërkohë që gjatë seancës dy të pandehurit i mohuan akuzat. Sipas Prokurorisë së Tiranës, skema mashtruese të tilla, ku autorët përvetësojnë emra zyrtarësh të lartë shtetërorë janë përdorur edhe ndaj biznesmenëve të tjere më parë si Pëllumb Salillari. Organi i akuzës dyshon se pas këtij grupi qëndron një ose disa persona të tjerë që dyshohet të jenë organizatorët e planeve të tilla për kërcënimin e biznesmenëve.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • andi: 09/05/2023 08:17

    Shejtan budalla i thon kesaj. Seriozisht mendonin se nuk do dyshonte dhe do ua jepte si pa te keq 100K Euro. Njs, ta provojne burgun ca kohe se ndoshta u vijne mendt

    Përgjigju
  • Mato Gruda: 08/05/2023 23:17

    Por or “Mato”, po. Shko futi nje sufllaqe si patronazhist qe qenke. Ti je siç ke vene emrin, se siç duket jeton ne boten e çudirave te lali Erit dhe te shpures se tij bastarde. Te fala lalit dhe lum baba qe te ka.

    Përgjigju
  • Ramizi: 08/05/2023 16:52

    Ram Geci është habitur, ç’ne kërkon kaq pak lali Eri, se ishte mësuar me 500 e sipër, prandaj dhe ka denonucuar.

    Përgjigju
    • Mato: 08/05/2023 20:06

      Po mo "ramizo", po. Sa mire i di ti keto punet e rushfeteve, sa merr njeri e sa merr tjetri...fantastik je fare...lumsi nona qe te ka

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?