Thierry Henry dhe Lamine Yamal

Sport

Lamine Yamal, bota e futbollit ka në fushë një gjeni! Thierry Henry i kërkon fanellën, batuta e 17-vjeçarit (VIDEO)

1 Maj, 13:20| Përditesimi: 1 Maj, 13:24

  • Share

Është vetëm 17 vjeç, por një legjendë si Thierry Henry i kërkoi fanellën. Fjala është për Lamine Yamal, yllin e Barcelonës që edhe për pak muaj nuk mund të votojë apo marrë patentën, ama ka sigluar 100 ndeshje me fanellën e Barcelonës duke mahnitur botën me gjenialitetin e tij.

Mbrëmja e së mërkurës ishte speciale për Yamal, pasi në barazimin 3-3 kundër Interit në Champions League ai bëri paraqitjen e 100-të me Barçën dhe sigurisht që shënoi duke qenë ndër më të mirët në fushë.

Jo më kot Yamal krahasohet me Messin, si një pasues i denjë i trashëgimisë së tetë herë fituesit të Topit të Artë. Nëse Messi në 100 ndeshjet e para me Barçën kishte 41 gola, 14 asiste  dhe 4 trofe, Lamine shënon 22 gola, 33 asiste dhe 3 trofe. Për t’u theksuar se Lamine Yamal me golin e shënuar ndaj Interit u bë lojtari më i ri që shënon në një gjysmëfinale të Champions League. Kylian Mbappe kishte rekordin e mëparshëm nga viti 2017.

Pas ndeshjes për CBS ai shkëmbeu batuta me Thierry Henry, ndërsa u dakordësuan të shkëmbenin fanellat.

Pjesë nga biseda:

Thierry Henry: Do e shikoj El Clasico në stadium. A mund të marr fanellën tuaj për djalin tim?
Lamine Yamal: Po, nëse më jep një fanellë tënden.
Thierry Henry: Të Barcelonës?
Lamine Yamal: Nuk ka rëndësi, mund të jetë edhe e Arsenalit

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?