Lamine Yamal shkëlqeu kundër Interit, paçka se Barcelona barazoi 3-3 në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Ylli 17-vjeçar i Barçës ‘vodhi’ vëmendjen me paraqitjen e tij, duke bërë për vete edhe Erling Haaland.
“Ky djalë është i jashtëzakonshëm”, postoi Haaland në rrjetet sociale së bashku me një klip të Yamal në veprim.
Adoleshenti dukej se ishte në dyshim edhe pak para ndeshjes. Ai pësoi një dëmtim gjatë nxehmjes, duke shkaktuar shqetësime se do të mungonte, por ‘shtrëngoi dhëmbët’ duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.
Komento
Komente
