Argjentina fitoi 1-0 me Kolumbinë dhe siguroi trofeun e Kupës së Amerikës. Kjo ishte sfida e fundit për Angel Di Marian, sulmuesin anësor të argjentinasve, që e mbylli me kombëtaren.
“Ishte shkruar, kështu ishte, u thashë djemve mbrëmë në darkë, se ishte Kupa e fundit e Amerikës dhe mbaroi këtu. Kam ëndërruar që të arrinim në finale, kam ëndërruar që të fitonim dhe jam tërhequr. Nuk është e lehtë, të arrish në finale dhe t’i fitosh”, tha Di Maria mes të tjerash.
Angel Di Maria ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës pas një karriere 16-vjeçare me ulje dhe ngritje. I njohur si “El Fideo”, 36-vjeçari gjatë karrierës së tij mori pjesë në katër Kupa Bote (2010, 2014, 2018 dhe 2022), duke arritur në finale në Brazil 2014 dhe duke fituar Kupën e Botës 'Katar 2022'.