Sociale

Lamtumirë Artur Zheji, regjisori Londo: Ditë e trishtë, të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm (VIDEO)

25 Gusht, 11:22| Përditesimi: 25 Gusht, 11:51

  • Share

Miq e bashkëpunëtorë i japin lamtumirën gazetarit Artur Zheji, ndërsa homazhet u mbajtën në Universitetin e Arteve të Bukura. Regjisori Kiço Londo ka shprehur dhimbjen e tij me një mesazh prekës, duke kujtuar figurën e mikut.

"Vijmë nga një ajër, nga krahinë, nga një fshat, nga një gjak. Vijmë nga i njëjti kurs, në këtë shkollë të mrekullueshme edhe sot është një ditë e thellë zie. Është një ditë ku të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm, për thellësinë e mendimit që humbëm, për Artur Zhejin që jo vetëm që vinte nga një gjen gjeniu, por kishte edhe një damar të fortë gjeniu në vetvete. Dritë e trishtë që humbëm, por dita që Arturi po lë pas shprehej të na ndihmojë të bëhemi më të mirë", tha Kiço Londo. 


Lajmi kryesor:

Lamtumirë Artur Zheji! Miq e bashkëpunëtorë homazhe për gazetarin: Humbje e madhe, themeloi elegancën në analizën politike


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?