Kronikë

Lamtumirë Edoardo Sarchit, gruaja shqiptare, miq e kolegë në ceremoni! Prehet në Tufinë

29 Shtator, 13:38| Përditesimi: 29 Shtator, 17:22

  • Share

Italianit të vrarë mesnatën e së premtes në fshatin Salari të Tepelenës, Edoardo Sarchit iu dha lamtumira e fundit të dielën në varrezat e Tufinës në Tiranë nga familjarët e ngushtë,  bashkëshortja shqiptare, me të cilën kanë 2 fëmijë, kolegët e punës dhe miq nga Italia.

Edoardo Sarchi, me origjinë nga Varese, prej 20 vitesh kishte nisur jetën në Shqipëri, jo vetëm si sipërmarrës duke administruar kompaninë e themeluar nga xhaxhai i tij Augusto Nidoli, por këtu krijoi edhe familje duke u martuar me një shqiptare nga Fushë-Kruja.

Rreth 150 persona morën pjesë në ceremoninë mortore. Bashkëshortja, Majlinda Taga, familja e saj nga Fushë-Kruja, kolektivi i punës në “Tegola Edilcentro”, e përcollën për në banesën e fundit…(efekt dhe mesazhet te kurorat)

Vdekja e tij ka lënë pas tek familjarët e tij në Itali, tronditje.

Riçardo Barbieri, kushëri i Sarchit, pronar i një bed & breakfast-i në zonën e Vareses, tregon për mediat italiane se motra e të ndjerit, nuk mundi të mbërrijë në kohë në Shqipëri, të paktën për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Tre vite më parë, Sarchi kishte humbur babanë.

Një kurorë me lule në banesën e tij të fundit në Tufinë, është lënë edhe nga një familje italiane. Në Shqipëri, Sarchi kishte rrugëtuar bashkë me kushërinjtë me të cilët nisi të punonte 20 vite më parë. Stafi që punoi për vite me të në Tiranë, e përshkruajnë një njeri të qetë e të sjellshëm.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?