Mungesa e një landfilli është problem për gjithë qytetin e Vlorës. Pirgje të mëdha me mbeturina shfaqen në Orikum.
Ky vendgrumbullim i mbetjeve urbane është kthyer në shqetësim serioz për banorët.
Kreu i njësisë administrative thotë se prej 16 vitesh ndotet, jo vetëm toka por edhe lumi Dukat, i cili derdhet në det. Vendimi për këtë fushë mbetjesh është marrë nga këshilli bashkiak në 2004.
“Këtu në fakt është gabuar që në fillim kur është zgjedhur si vend i hedhjes së mbeturinave, kaq larg qytetit në një zonë që për mendimin tim nuk duhet të ishte lejuar, shprehet Selim Haskoçela.
Zgjidhja pritet të vijë pas një viti, kur të ndërtohet landfilli i ri i Sherishtes.
“Meqenëse ishte i planifikuar Landfilli i Sherishtës, që do të mbledhë të gjithë Bashkinë e Vlorës, edhe nga Bashkia Selenicë u la si variant që të gjitha mbeturinat të peshoheshin në Sherisht dhe kjo ishte një gjë e mirë. Për ne, ka disa masa lehtësuese në këtë drejtim dhe është baypass-i. Themi se 2021 duhet të jetë fillimi dhe mbarimi i bypass-it njëkohësisht dita e parë që Orikumi duhet të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga kjo qendër kanceroze”, thotë Haskocela.
Landfilli i Sherishtës pranë fshatit Kaninë është një projekt i Ministrisë së Infrastrukturës, Bashkisë së Vlorës dhe bankës gjermane KFW.
EDI RAMA JU LUTEM SHUME QE CDO QYTET I MADH NE SHQIPERI DUHET TE KETE INCENERATOR,,,SHKODRA,KORCA,VLORA,SARANDA,,KUKESI,,LEZHA....VETEM KESHTU DO KEMI AMBIENT TE PASTER,,POR PARA SE TE DIGJEN PLEHRAT NE INCENERATOR DUHET TE RICIKLOHEN PLASTIKA ,LETRA, QELQI...
PërgjigjuO Edi bere shum gabim qe vure Afrimin nenkryetar e kishe Cimi Ramen aty dhe nuk e vleresove.i ke humbur dhe 2000 vota me kete veprim
PërgjigjuDuhet incenerator,,,nuk i pastron plehrat landfilli...
Përgjigju