Shtëpia e djegur e familjes Hazizaj

Lanë oxhakun dje ndezur, pamje nga shtëpia e djegur e familjes Hazizaj në Vlorë...mbeten jashtë dy persona me aftësi të kufizuara

1 Janar 2021, 17:17| Përditesimi: 1 Janar 2021, 19:49

  • Share

VLORË- Shtëpia është bërë shkrumb e hi! Fatmirësisht dy anëtarët e familjes Hazizaj, me aftësi të kufizuara, arritën që të dilnin jashtë në momentin që flakët "pushtuan" banesën e tyre.

Megjithatë, në këtë ditë të parë të janarit ato nuk kanë "ku të fusin kokën" pasi shtëpia e tyre është shkrumbuar plotësisht.

Siç raporton gazetari Armand Xhelili, 2 anëtarët Agron dhe Halo Hazizaj kishin lënë dje ndezur oxhakun për t'u ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit duke dëmtuar të gjithë shtëpinë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?