Adriatik Lapaj dhe ankimimi në KAS, ku kërkon rinumërim në Fier e Vlorë

Politikë

Lapaj kërkon në KAS rinumërim të votave në Fier e Vlorë për 2 mandatet e humbura: Ka mospërputhje votash në 6 raste, përgjegjësit në Prokurori! (DOKUMENTI)

27 Maj, 17:14| Përditesimi: 27 Maj, 18:49

  • Share

Kreu politik i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, që siguroi vetëm mandatin e tij për deputet nga qarku i Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në qarqet e Fierit dhe Vlorës.

Lajmin ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate në llogarinë personale të rrjetit social Facebook ditën e sotme (27 maj), kurse po sot në orët e pasdites, ai ka dorëzuar edhe një ankimim zyrtar në KAS, në dy faqe, të firmosur dhe vulosur nga ana e tij.

Lapaj pretendon se pasi ka marrë pamjet filmike nga KQZ-ja dhe i kanë analizuar, vunë re se mes votave faktike në kuti dhe procerverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje.

“Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës. Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht”, shkruan ai mes të tjerash.

Lapaj rendit edhe qendrat ku ka pretendime, ndërsa shprehet se PS i ka marrë mandatet ku garonte Nisma Shqipëria Bëhet me një diferencë të vogël votash.

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt në Facebook:

“QARKU FIER DHE VLORË DUHEN RINUMËRUAR

Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën në dispozicion (ZAZ 59 në Fier ende nuk na është dhënë) dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse.

Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga PS me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim.

Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës.

Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht.

Shembull si janë tjetërsuar votat në procesverbal:

-ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem,  i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;

-ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së.

-ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS.

-ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Levizjes Atdheu.

-ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3.

-ZAZ 56, kutia 2862/01 —problem, janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme”.

Postimi i Adriatik Lapajt në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • SEMRID: 28/05/2025 10:58

    SI FASHIST I LINDUR DUKET QE KUR FLET.

    Përgjigju
  • roni: 27/05/2025 18:47

    Kush është ai gomar që voton këtë LLAPËN që luan me lekët e vjetrit hajdut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?