Adriatik Lapaj dhe Edi Rama

Politikë

Lapaj ironizon Ramën për ultimatumin ndaj drejtorëve në Vlorë: I eliminove ‘armiqtë’, më mirë vonë se kurrë! Të të rrojë Saliu

5 Korrik, 16:45| Përditesimi: 5 Korrik, 17:05

  • Share

Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për vizitën në Bashkinë e Vlorës dhe ultimatumin për largimin e drejtorëve të linjës për shkak të problematikave në qytetin bregdetar.

Me një postim në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, deputeti i sapozgjedhur më 11 maj si pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, kritikoi si shkelje të kompetencës dhe veprim të paligjshëm sjelljen e Ramës, ashtu sikurse të vonuar urdhrin për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve.

Gjithashtu ai shprehet se Rama duhet t’ia dinte për nder Sali Berishës për pushtetin dhe qeverisjen, pas ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008 dhe atyre të Kodit Elektoral vitin e kaluar për listat e mbyllura.

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:

“Ka nja 2 ditë që Edi Rama vërtitet nëpër Shqipëri në mes të vapës duke gjasme turfulluar për zënien e hapësirave publike.

Me tone prej çlirimtari, pa marrë parasysh ligjin apo autonominë vendore, detyron dorëheqjen e gjithë drejtorëve të Bashkisë Vlorë të cilët, me përulësi të habitshme, zbatojnë vullnetin e liderit suprem. (Vepër penale)

Bravo! I eliminove "armiqtë"! Duhej të vije vetë, o pasha, për t’u treguar vendin atyre drejtorëve që lanë Vlorën pa ujë e të mbytur në plehra.

Po të ishe kthyer më herët sa herë kaloje lartë e poshtë për në bregdet, s’do kishte qenë keq, por siç thotë populli: më mirë vonë se kurrë. Për sytë e publikut, ky akt heroik në kulmin e vapës është një tjetër dëshmi e “sakrificave” të tua, o Edi.

Ti je i mirë, por ja që të sabotojnë drejtorët!

Shyqyr që shkove në Vlorë! Po munde, kalo dhe nga Saranda.

Edhe Tirana ka hallet e veta! Trotuaret janë pushtuar nga karrige dhe tenda. Janë bërë 12 vite që të hanë pas krahëve, mu në bash të vendit, pikërisht para syve të tu. Por, më në fund, erdhi dita që t’i ndëshkosh! Erdh’ ora e “çlirimit të madh”! Ti i shihje, por nuk kishe ç’tu bëje... deri tani.

Tani që drejtorët i kanë marrë lekët dhe zaptuesit kanë shfrytëzuar hapësirat publike për vite me radhë, duhet ndonjë aksion “shpëtimtar”...fundja, kemi zgjedhjet vendore përpara.

Skenar për filma. Ti nxehesh keq! Nxehesh aq sa 40 gradët celcius të verës na duken freskët! Drejtorët dorëhiqen! Zaptuesit, i lirojnë hapësirat. Fjala jote dëgjohet, dhe të gjithë bindemi gjithnjë e më shumë se fjala jote është ligj.

Pas zgjedhjeve mund t’i ndërtojnë sërish, kuptohet vetëm ata që binden, si drejtorët e Vlorës. Drejtorët për besnikërinë mund t'i marrin edhe një herë pagesat e majme ose siç quhen ndryshe "kafet".

Po me pronat dhe hapësirat publike të ish-kinemave “17 Nëntori”, “Partizani”, “Republika” që i mbulove me pallate kur ishe kryetar bashkie si do ia bëjmë? Po me qindra pallate që lejuat të ngrihen në lulishte mes blloqeve të banimit në çdo cep të Tiranës?

Ah Edi...Edi!

E di pse të dëgjojnë pa bërë zë drejtorët, Edi? Sepse i inkriminon me qëllim. Si fillim sistemi që ke ngritur ti i lejon të fusin duart në mjaltë. Thënë më thjesht: i lejon të vjedhin me vetëdije. Pastaj, ata s'bëjnë gjë tjetër veçse të ndjekin urdhrat e tua. Bëhen pengje. Fundja, ty të intereson vetëm pushteti. S’ka gjë nëse populli vidhet.

Në thelb, Edi, je një frikacak! Një frikacak që luan me mjerimin ku e ke rrokullisur vendin. Kur them mjerimin, nuk e kam fjalën thjesht në aspektin ekonomik, por më së shumti në shpartallimin e boshtit moral të shoqërisë. E katandisët këtë vend të vuajtur në një shoqëri që shet votën. Shoqëri që demokracisë dhe lirisë i vendos çmim si të ishte qofte apo byrek me gjizë. E kur demokracia tallet në këtë mënyrë, ditë të zeza vijnë. Mos kujto se e zeza nuk do të të prekë. Karma!

Për ta mbyllur Edi, të të rrojë Saliu, me të cilin bëre ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, dhe që të dha votat edhe për Kodin Zgjedhor të Korrikut të kaluar! Do të biesh, Edi! Kanë rënë dhe diktatorë me mustaqe… do të biesh! Je hileqar, manipulues, autori i vrasjes së garës dhe i zbrazjes së vendit”.

Postimi i Adriatik Lapajt në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • USA.: 05/07/2025 17:38

    Ti Tiku I Llapajve boll llape duke share K.M po pervishu punes dhe bëj takime me popullin para se te vej kryeministri dhe të shikojme se sa I Zoti je!!!

    Përgjigju
  • LlAPA E TIKUT: 05/07/2025 17:29

    OO MIRË E KE O TIKU MIRË PO KU E DI TI MORE I URUAR QË SALIU I FALI PUSHTETIN EDIT,KU MORE XHANË HË?APO KE DHE TI VESIN E SYRIT TE VËRA E ÇEËËSIT???LARGË QOFTË TË JESH I TILLË.

    Përgjigju
  • Dardan: 05/07/2025 17:20

    Llapaj, asnje fjale per Saliun e Gerdecit dhe 21 janarit!? Faji kryesor qe do ta detyroje Ed'Ramsin eshte marreveshja e 21 prillit 2008 me Salih Berishen dhe moszbatimi i rezolutave te parlamentit Europian per zbardhjen e krimit shteteror te 21 janarit 2011. Llapaj, nese do pushtet nga populli, pse nuk godet te keqen qe e ka zene per fyti Shqiperine-dhe kjo e keqe eshte Salih Berisha, aktori kryessor i vrasjes se 4 deshmoreve te Demokracise me 21 janar 2011. Si jurist po te kujtoj rezoluten e Parlamntit Europian ketu e 8 vjet me pare: Kane kaluar 8 vjet nga Rezoluta e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, e datës 15 shkurt 2017, e cila vë në dukje mjaft qartë rrugën që duhet të ndjekё Drejtesia Demokratike Shqiptare për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Pikёrisht Rezoluta nё Pikёn 26 shpreh keqardhjen dhe kёrkon ndaj autoriteteve kompetente, të cilat deri tani nuk kanë marrë masa për ndekje penale efektive në lidhje me vdekjet që ndodhën gjatë demostratës së 21 janarit 2011 ; u kërkon autoriteteve që të vendoset drejtësia, pa u vonuar, për viktimat e ngjarjeve të asaj dite!” (Qaj neno, qaj moj bije, Drejtesia ne Shqiperi kurre nuk do te vije!) 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e qeverisë “Berisha” pas Gërdecit. Më 21 Janar shteti me në krye Berishën vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e Komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrasje. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot shpresa e madhe është rihapja e hetimeve nga SPAK. Gjykata e Strasburgut e ka dhënë manualin, duke i treguar rrugën prokurorëve specialë për të zbardhur vrasjet e 21 Janarit. Ndërkombëtarët thanë qartë se ato janë vrasje shtetërore dhe dosja nuk është hetuar siç duhet për shkak të presionit të qeverisë “Berisha”. Zanafilla e ardhjes në pushtet të këtij njeriu-mënxyrë nuk është e rastësishme, sepse në personin e tij ishin dhe janë të mishëruara të gjitha antivlerat njerëzore: që nga vënia në shërbim të agjenturave të huaja e deri te etja për karrierë, lavdi personale, cmirë ogurzezë, hipokrizi e demagogji e pabesë, mashtrues kalibri, i gatshëm që të të vrasë si ditën ashtu dhe natën… e më pas, madje, të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim në ceremoninë mortore të atij që ai vetë e ka vrarë. Ky është Sali Berisha, që Perëndimi, madje dhe vetë Amerika, nuk kishte dhe s’mund të gjente dot figurë më të degjeneruar, agjent nga më të ndyrët, i cili, me pishtar në dorë, i vuri zjarrin krejt Shqipërisë, aq sa do ta kishte zili edhe vetë Neroni, i cili dogji Romën e lashtë me zjarr e me hekur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?