SUEDI - Skiatorja italo-shqiptare, Lara Colturi u rendit në vendin e 12-të në Are të Suedisë, në disiplinën e Sllallomit të vlefshme për Kupën e Botës. 18-vjeçarja të shtunën më 8 mars zuri podiumin si e treta në disiplinën e Sllallomit Gjigand.
Pas zbritjes së parë, Colturi ishte e 13-ta në renditje me kohën 52”83, ndërsa në zbritjen e dytë ajo fitoi një pozicion, duke regjistruar kohën 50”43. Kështu, pas dy zbritjeve dha kohën e përgjithshme 1’43”26 dhe u klasifikua në vendin e 12-të.
Një paraqitje e mirë për Colturin që arrin të kalojë raundin e parë dhe të jetë në “top-15”. Ky sezon mbetet mjaft pozitiv për skiatoren kuqezi, që ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm pavarësisht moshës shumë të re.
Tashmë garat janë drejt fundit dhe Colturi po fiton një përvojë të madhe.
Komente
