Lara Colturi e 25-ta në botë, Toçi: Emocion i paparë! 22 mijë veta thërrisnin emrin e saj! Më shumë vëmendje për sportin e skive

11 Dhjetor 2022, 21:17| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 21:30

  • Share

TIRANË-  Elvis Toçi, presidenti i Federatës së skive në një intervistë për Report Tv ka treguar për emocionet e para pas garës, ku Lara Colturi skiatorja italiane, me nënshtetësi shqiptare është renditur e 25-ta në kampionatin botëror të skive. Kjo fitore është mjaft me vlerë edhe për faktin se ka ardhur pikërisht se kampionati Botëror zhvillohej në vendlindjen e saj, Sestiere të Italisë. 

“Një gëzim i paparë që Shqipëria të jetë mes të mirave të botë, emocion që vetëm Lara na e dha, dhe jo në një vend dosido, por në vendlindjen e saj. 22 mijë veta brohorisnin emrin e saj, kam përjetuar emocione shumë të forta”, tha Toçi.

Toçi ka shpjeguar edhe se çfarë do të thotë për Shqipërinë ky rezultat, e ndërsa lajm i rimë, është edhe se Shqipëria ka edhe talente të tjera përveç Larës, pritshmëritë ndaj të cilëve janë të mëdha.

"Futja në 30 më të mirat në Botëror na jep të drejtën e pikëve dhe na bën të marrim pjesë në garat e tjera si të kualifikuar. Lara është vetëm 16 vjeçe dhe ka një të ardhme të sigurt përpara. Lara ka një nivel të jashtëzakonshëm, është e 40 në botë me pikët që ka marrë sot. Edhe me djem edhe me vajza kemi pritshmëri të tjera në fushën e skive”, u shpreh ai.

16-vjeçara arriti të merrte një rezultat historik në SHBA, së fundmi edhe në Itali, mirëpo “oreksi vjen duke ngrenë”, e për rrjedhojë Lara i ka synimet e qarta për vazhdimin e saj.

“Lara merr pjesë në tre disiplina, është javës tjetër në Austri në garën e shpejtësisë. Nga 100 garuese të dalësh në 30 më të mirat është e vështirë. Lara e ka treguar veten në dy disiplinat e saj (Slalom). Gjithë shtypi në Itali ka folur për të dhe janë xhelozë që ajo na zgjodhi ne", shtoi presidenti i Federatës. 

Kjo fitore historike për vendin është edhe një mesazh që duhet bërë më shumë për sportin e skive në Shqipëri.

“Duam vëmendje ndaj këtij sporti. Shqipëria është në 70% të territorit malor dhe kemi mundësi zhvillimi", tha trajneri i Federatës së Skive, Elvis Toçi.

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi është renditur në vendin e 25 në Botërorin e Skive që po zhvillohet në pistën e Sestiere në Itali për kategorinë "Slalom". 16-vjeçarja e natyralizuar si shqiptare bëri një paraqitje të mirë duke konsideruar se po garonte në një event të një niveli të lartë.

Në provën e parë Colturi zuri vendin e 29 (1 minutë, 1 sekondë dhe 53 të qindtat) duke marrë të drejtën për të provuar edhe një hedhje të dytë në kategorinë "Slalom". Prova e dytë ka qenë bindëse, me Colturin që la pas pesë kundërshtare dhe në total u rendit në vendin e 25.

Edhe dy javë më parë në garën e Killington në SHBA (Slalom) Lara ia doli të marrë pikë për Shqipërinë në garën e skive, duke shkruar historinë për vendin tonë në këtë disiplinë. Lara vlerësohet nga specialistët e huaj për talentin e madh në këtë sport, ndërsa si trajnere ka nënën e saj, kampionen Daniela Ceccarelli.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?