Politikë

Largimi nga Këshilli Bashkiak, Dalipi në Report Tv: Opozita do ta paguajë faturën vitin tjetër

7 Qershor 2018, 19:37| Përditesimi: 7 Qershor 2018, 21:14

  • Share

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi ishte i ftuar në studion e Report Tv pas debateve me opozitën në mbledhjen e sotme, por edhe vendimeve që u miratuan, ndër më të rëndësishmit, ai për rritjen e pagave për edukatoret e çerdheve dhe kopshteve. Dalipi u shpreh se këshilltarët duhet të përfaqësojnë ata që i kanë zgjedhur, por për sjelljen opozita do ta marrë faturën zgjedhjet e ardhshme vendore.

Unë mendoj që edhe për atë që debat që u bë sot, është i panevojshëm, nuk kam koment, por dua të them që cdo këshilltar që merr mandatin është i detyruar që të mbrojë interesat e atyre që e kanë votuar. Cdo kush që bën një gjë të kundërt nga kjo, fatura do të paguhet në zgjedhjet e ardhshme vendore. Besoj që qytetarët do të gjykojë secilin për vendimin dhe sjelljen dhe kontributin në këshillin bashkiak. Çdo lloj debati tjetër është shterpë.

Aldrin Dalipi

Një tjetër vendim i rëndësishëm i miratuar sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës ishte edhe ai ‘Për dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme, për disa fëmijë që banojnë në territorin administrativ të Bashkisë së Tiranës dhe nëpërmjet të cilit përfitojnë më shumë se 30 familje’. Por, këshilltarët e PD dhe LSI nuk kanë pranuar të votojnë dhe janë larguar nga salla. Kjo është e disata herë që përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak refuzojnë të votojnë edhe për vendime si ai i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?