Foto nga Kadastra e Vlorës

Kronikë

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

5 Qershor, 13:19| Përditesimi: 5 Qershor, 13:23

  • Share

Pas vetëm tre muajsh në detyrë, Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i kadastrës së Vlorës ndërkohë që ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të shkarkimit apo dorëheqjes së tij.

Burime nga Report Tv bëjnë me dije se vendimi është marrë gjatë ditëve të fundit, por pa një sqarim publik nga autoritetet për motivacionin e largimit.

Kjo është një tjetër lëvizje në zinxhirin drejtues të Kadastrës së Vlorës, një institucion që ka njohur ndërrime të shpeshta drejtuesish në vitet e fundit.

Erjon Galanxhi mori detyrën në fillim të muajit mars 2025, duke zëvendësuar paraardhësin e tij që gjithashtu qëndroi për një kohë të shkurtër në krye të këtij institucioni.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/06/2025 04:29

    I ndjeri A.Lame humbi jeten para kohe e besoj se nje nga arsyet, per te mos thene kryesorja,ka qene problemet kadastrale ne Shqiperi e sidomos ne zona te tilla si Vlora dhe dorehejet e vazhdueshme te drejtuesve e vertetojne kete gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?