Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë deklaroi se transferimi i avionëve të tipit F-16 që do të ketë Ukraina për të sulmuar Rusinë do të konsiderohet si një kërcënim për këtë të fundit nga Perëndimi.
"Një shembull i rrezikshëm është plani i SHBA për transferimin e avionëve luftarakë F-16 në regjimin e Kievit. Ne kemi informuar fuqitë bërthamore të SHBA-së, Britanisë dhe Francës se Rusia nuk mund të injorojë aftësinë e këtyre avionëve për të mbajtur armë bërthamore. Ukraina do të konsiderohet nga ne si një kërcënim nga Perëndimi në sferën bërthamore”, tha Lavrov.
Për Lavrovin, Shtetet e Bashkuara dhe NATO krijojnë rrezikun e një konfrontimi të armatosur të drejtpërdrejtë me Rusinë, i cili është i mbushur me "pasoja katastrofike".
Sipas Lavrov, në Perëndim po ndërmerren veprime që vazhdimisht detyrojnë Rusinë të vërë në dukje rreziqet e natyrës strategjike të cilat gjenerohen nga një politikë agresive anti-ruse.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Paralajmërimi i Biden: Prigozhin të bëjë kujdes çfarë ha! Putin e ka humbur luftën në Ukrainë, s’ka perspektivë që të përdorë bombën atomike
S.S/ReportTv.al