Lufta/ Paralajmërimi i Biden: Prigozhin të bëjë kujdes çfarë ha! Putin e ka humbur luftën në Ukrainë, s’ka perspektivë që të përdorë bombën atomike

13 Korrik 2023, 07:26| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 22:19

  • Share

Nga Finlanda ku ndodhet për një vizitë pas samitit të NATO-s në Lituani, presidenti amerikan Joe Biden tha se kreu i mercenareëve të Wagner duhet të tregohet i kujdeshëm për ushqimin që ha, duke aluduar në këtë mënyrë se mund të ketë ndonjë plan për helmimin e tij nga Moska pas rebelimit të disa javëve më parë.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun finladez Sauli Niinisto, Biden tha se nuk i konsideronte të rrezikshme kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore. Shefi i shtëpisë së bardhë tha se lufta në Ukrainë nuk do të vazhdojë gjatë duke nënvizuar se putin tashmë ka humbur. “Problemi tani është se në çfarë mënyre do të përmbyllet. Munda të bëje edhe nëser që lufta ka mbartuar, nuk ka asnjë mundësi të fitojë” tha Biden.  

Nga ana tjetër Putin deklaroi se hyrja e Ukrainës në NATO, përben një kërcënim për federatën ruse dhe nuk do të përmirësojë sigurinë e Kievit. Ai rikujtoi se një nga motivet që u ndërmor operacioni special në Ukrainë ishte pikërisht kërcënimi I anëtarësimit të saj të mundshëm në NATO.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përjashtuar mundësinë e ndonjë kompromisi për anëtarësimin e ardhshëm të Kievit në NATO në kontekstin e negociatave të mundshme me Rusinë për territoret.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se ai nuk ishte në dijeni për ndonjë propozim të ri në lidhje me marrëveshjen e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e Turqisë të cilës i mbaron afati të hënën. Rusia ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërhiqet nga marrëveshja duke përmendur sanksionet perëndimore që kufizojnë eksportet e saj bujqësore dhe faktin se marrëveshja, ku sipas Moskës, nuk kanë përfituar vendet në jugun global.

Ora 22:11
Paralajmërimi i Biden: Prigozhin të bëjë kujdes çfarë ha! Putin e ka humbur luftën në Ukrainë

1688795366_joebiden.jpg

Nga Finlanda ku ndodhet për një vizitë pas samitit të NATO-s në Lituani, presidenti amerikan Joe Biden tha se kreu i mercenareëve të Wagner duhet të tregohet i kujdeshëm për ushqimin që ha, duke aluduar në këtë mënyrë se mund të ketë ndonjë plan për helmimin e tij nga Moska pas rebelimit të disa javëve më parë.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun finladez Sauli Niinisto, Biden tha se nuk i konsideronte të rrezikshme kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore. Shefi i shtëpisë së bardhë tha se lufta në Ukrainë nuk do të vazhdojë gjatë duke nënvizuar se putin tashmë ka humbur. “Problemi tani është se në çfarë mënyre do të përmbyllet. Munda të bëje edhe nëser që lufta ka mbartuar, nuk ka asnjë mundësi të fitojë” tha Biden.  

Nga ana tjetër Putin deklaroi se hyrja e Ukrainës në NATO, përben një kërcënim për federatën ruse dhe nuk do të përmirësojë sigurinë e Kievit. Ai rikujtoi se një nga motivet që u ndërmor operacioni special në Ukrainë ishte pikërisht kërcënimi I anëtarësimit të saj të mundshëm në NATO.

Ora 20:48
“Prigozhin ose ka vdekur, ose ndodhet në burg"

1688676980_.jpg

Rebeli i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin mund të ketë vdekur ose është burgosur pas grushtit të shtetit ndaj Putinit, ka pohuar një ish-gjeneral amerikan.

Gjenerali në pension Robert Abrams, i cili shërbeu si komandant i Forcave Amerikane, tha se Prigozhin ka shumë të ngjarë të ketë vdekur dhe të mos shihet më kurrë publikisht.

Ai tha për ABC News: "Unë mendoj se ai ose do të fshihet ose do të dërgohet në burg ose do të trajtohet në ndonjë mënyrë tjetër, por dyshoj se s’do ta shohim më".

Pasi u pyet nëse mendon se Prigozhin është ende gjallë, Abrams u përgjigj: "Unë personalisht nuk mendoj se është, dhe nëse është, ai është diku në një burg."

Prigozhin dikur ishte një nga të besuarit e Putinit, por zgjodhi t’i dilte kundër dhe kulmi ishte te tentativa për kryengritje.

Ora 13:38
Arrestohen mijëra civilë ukrainas, torturohen dhe mbahen në burgjet ruse

1689248428_ukraine.jpg

Mijëra civilë ukrainas të cilët janë arrestuar po mbahen në burgjet dhe bodrumet e Rusisë, por shumica prej tyre nuk kanë status sipas ligjit rus. 

Një hetim i ‘Associated Press’ zbuloi gjithashtu se Rusia po planifikon të arrestojë mijëra ukrainas të tjerë. 

Një dokument i qeverisë ruse i marrë nga AP në janar detajonte planet për krijimin e 25 kolonive penale dhe gjashtë qendrave të tjera paraburgimi në Ukrainën e pushtuar deri në vitin 2026. Koloni penale është një koloni që përdoret për të mbajtur të burgosur që përgjithësisht detyrohen të bëjnë punë të detyruar.

Gjithashtu, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret në muajin maj që do ta bënte më të lehtë për Rusinë dëbimin e ukrainasve që kundërshtonin pushtimin rus në thellësi për një kohë të pacaktuar, diçka që ka ndodhur tashmë në disa raste të dokumentuara.

Ora 13:04
Erdogan: Parlamenti turk do të vendosë për anëtarësimin e Suedisë

1688494148_receptayyiperdoan.jpg

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, deklaroi se anëtarësimi i Suedisë në NATO është në diskrecionin e Parlamentit turk. Parlamenti Turk do të marrë vendimin e duhur në përputhje me interesat e Turqisë.

"Anëtarësimi i Suedisë në NATO është në diskrecionin e Parlamentit turk, i cili do të marrë vendimin e duhur në përputhje me interesat e Turqisë", deklaroi Erdogan. 

Kjo u përsërit nga presidenti Erdogan pasi u vendos një marrëveshje gjatë samitit të NATO-s në Vilnius ditët e fundit, ku Erdogan pranoi të dërgonte protokollet e anëtarësimit në NATO në Stokholm në Parlamentin e Ankarasë për ratifikim. 

Proçedura parlamentare do të zhvillohet në tetor me rihapjen e Kuvendit pas pushimit veror, deklaroi ditën e djeshme presidenti turk.

Në sistemin ligjor, diskrecioni shpesh përkufizohet si aftësia e një gjyqtari për të zgjedhur se ku, si dhe me çfarë ashpërsie të dënojë një person që është dënuar. Një person zgjedh të përdorë opsionet e tij ose të saj dhe vendos se cilat të përdorë, nëse ky është një oficer policie që arreston një person në rrugë (kriminel) ose dëbon dikë nga një apartament (civil).

Ora 11:58
Dhuroi para në mbështetje të Ukrainës, Rusia arreston një transgjinor

1689242211_rusi.jpg

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka deklaruar se ka arrestuar një transgjinor dhe aktivist LGBT nën dyshimin se ka tradhtuar Rusinë, pasi dyshohet se ka dhuruar para për të mbështetur ushtrinë ukrainase. 

Në një deklaratë, FSB nuk përmendi identitetin e personit që deklaroi se ishte vullnetar për organizatën e të drejtave OVD-Info dhe se drejtonte një "burim informacioni anti-rus" të paspecifikuar. 

Një zëdhënës i OVD-Info tha se organizata kishte mijëra vullnetarë dhe nuk e dinte ende se kush ishte personi i arrestuar. 

FSB-ja tërhoqi vëmendjen për identitetin e të dyshuarit, duke e përshkruar atë si "një aktivist i lëvizjes LGBT i cili më parë kishte ndryshuar gjininë e tij nga një grua në një burrë".

Rusia e rriti dënimin maksimal për tradhti në burgim të përjetshëm në prill, ku më parë ishte ligji vetëm me 20 vite burg. 

Nuk kishte asnjë tregues se i arrestuari do të akuzohej sipas ligjit të Rusisë kundër "propagandës LGBT", i cili në mënyrë efektive ndalon çdo shprehje publike të sjelljes ose mënyrës së jetesës LGBT. 

Presidenti rus Vladimir Putin e ka portretizuar vazhdimisht pranimin e homoseksualëve dhe transgjinorëve në vendet perëndimore si dëshmi të prishjes morale. 

Ai vjen pasi projekt-legjislacioni që do të parandalonte njerëzit që të ndryshojnë gjininë në dokumentet e identitetit ose t'i nënshtrohen operacionit gjinor po kalon nëpër parlamentin e Rusisë. 

Ora 11:27
Marrëveshja e grurit, Lavrov: Nuk ka propozime të reja

1687973935_dsds.JPG

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se ai nuk ishte në dijeni për ndonjë propozim të ri në lidhje me marrëveshjen e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e Turqisë të cilës i mbaron afati të hënën. 

"Unë nuk jam i informuar për ndonjë ofertë të re", u tha Lavrov gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Federata Ruse e kishte furnizuar vërtet Turqinë me oferta të reja. 

Rusia ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërhiqet nga marrëveshja duke përmendur sanksionet perëndimore që kufizojnë eksportet e saj bujqësore dhe faktin se marrëveshja, ku sipas Moskës, nuk kanë përfituar vendet në jugun global.

Ora 09:36
Kievi deklaron se ka rrëzuar 20 drone rusë! 1 i vrarë dhe 4 të plagosur

1689233748_sulm.jpg

Autoritetet ukrainase raportuan se gjatë natës kanë rrëzuar rreth njëzet dronë të prodhuar nga Irani dhe dy raketa ruse në zona të ndryshme të vendit, përfshirë atë të Kievit. 

Mediat ukrainase raportuan se mbeturinat e një droni ranë mbi disa ndërtesa banimi, duke shkaktuar zjarre masive ku humbi jetën një person dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.

Sulmi në kryeqytet erdhi vetëm disa orë pas përfundimit të samitit të NATO-s në Lituani.

Forcat ajrore raportuan se dy raketa ruse të tipit Kalibr të lëshuara nga një anije në Detin e Zi u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa informacioni për ndikimin e një rakete balistike Iskander-M të lëshuar nga Krimea ishte ende duke u shqyrtuar.

Ora 09:26
Zelensky përjashton kompromiset: Ne nuk do të shkëmbejmë anëtarësimin për territoret tona

1688738315_zelensky.JPG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përjashtuar mundësinë e ndonjë kompromisi për anëtarësimin e ardhshëm të Kievit në NATO në kontekstin e negociatave të mundshme me Rusinë për territoret. 

Zelensky deklaroi se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territoret e saj dhe se nuk do ta shkëmbente kurrë atë për një konflikt.

Presidenti ishte mëse i vendosur duke mbyllur fjalën e tij i cili deklaroi se pozicioni i tij ishte i qartë për partnerët e tij.

"Ne nuk do të shkëmbejmë kurrë asnjë status për asnjë nga territoret tona, edhe nëse është një fshat ku jeton vetëm një person. Ne nuk do të heqim dorë nga territoret tona dhe nuk do ta shkëmbejmë kurrë atë për një konflikt. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Pozicioni im dihet qartë për partnerët tanë”, tha Zelensky dje në fund të samitit të NATO-s në Vilnius.

Ora 09:11
Lavrov mesazh SHBA-së: F-16 është një kërcënim 'bërthamor' për Moskën

1687960963_lavrov.jpg

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë deklaroi se transferimi i avionëve të tipit F-16 që do të ketë Ukraina për të sulmuar Rusinë do të konsiderohet si një kërcënim për këtë të fundit nga Perëndimi.

"Një shembull i rrezikshëm është plani i SHBA për transferimin e avionëve luftarakë F-16 në regjimin e Kievit. Ne kemi informuar fuqitë bërthamore të SHBA-së, Britanisë dhe Francës se Rusia nuk mund të injorojë aftësinë e këtyre avionëve për të mbajtur armë bërthamore.  Ukraina do të konsiderohet nga ne si një kërcënim nga Perëndimi në sferën bërthamore”, tha Lavrov.

Për Lavrovin, Shtetet e Bashkuara dhe NATO krijojnë rrezikun e një konfrontimi të armatosur të drejtpërdrejtë me Rusinë, i cili është i mbushur me "pasoja katastrofike". 

Sipas Lavrov, në Perëndim po ndërmerren veprime që vazhdimisht detyrojnë Rusinë të vërë në dukje rreziqet e natyrës strategjike të cilat gjenerohen nga një politikë agresive anti-ruse.

Ora 07:39
Zelensky: Po largohem nga samiti i NATO-s me një rezultat të mirë

"Ne po kthehemi në shtëpi me një rezultat të mirë për vendin tonë. Një përforcim i mirë i armëve". Kështu shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram në fund të samitit të NATO-s të mbajtur në Vilnius, në Lituani:

"Është shumë e rëndësishme: për herë të parë që nga pavarësia, ne kemi krijuar një bazë sigurie për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s. Këto janë garanci konkrete sigurie, të konfirmuara nga shtatë demokracitë kryesore të botës. Asnjëherë më parë ne kishim një bazë të tillë sigurie dhe ky është niveli i G7-ës. Për herë të parë, jo vetëm që të gjithë aleatët janë dakord për këtë pikë, por një shumicë e konsiderueshme në Aleancë po e shtyn fort atë”, shkroi ai.

Ora 07:37
Biden: Putin vuri bast se do të shkatërronte NATO-n, por mendoi gabim

Pasi siguroi Zelenskyn për një hyrje të ardhshme në mesin e vendeve të Aleancës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden nënvizon unitetin e vendeve të NATO-s. Në konferencën e përbashkët për shtyp në Lituani, Biden tha se Putin kishte vënë bast se do e shkatërronte NATO-n, por theksoi se kishte menduar gabim.

"Kur Putini, me etjen e tij të ndyrë për tokë dhe pushtet, nisi luftën e tij brutale kundër Ukrainës, ai vuri bast për prishjen e unitetit të NATO-s. Ai mendoi se liderët demokratë do të ishin të dobët. Por ai mendoi gabim". Së shpejti, NATO do të përbëhet nga 32 kombe të lira që do të bashkohen për të mbrojtur popullin dhe territorin e tyre”, theksoi Biden. "Një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve."

Ora 07:34
Zelensky përjashton kompromise: Ne nuk do të shkëmbejmë anëtarësimin në NATO për territoret tona

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përjashtuar mundësinë e ndonjë kompromisi për anëtarësimin e ardhshëm të Kievit në NATO në kontekstin e negociatave të mundshme me Rusinë për territoret.

"Ne nuk do të shkëmbejmë kurrë asnjë status për asnjë nga territoret tona, edhe nëse është një fshat ku jeton një gjysh - tha Zelensky dje në fund të samitit të NATO-s në Vilnius. Ne nuk do të heqim dorë nga territoret tona dhe nuk do të shkëmbejmë kurrë ata për një konflikt të ngrirë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Pozicioni im dihet qartë për partnerët tanë."

Ora 07:32
Shkarkohet gjenerali rus! Ivan Popov: Më hoqën qafe se nuk u pëlqen e vërteta

 

Një gjeneral i lartë rus është shkarkuar nga posti i tij pasi akuzoi udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Moskës se kishte tradhtuar ushtarët duke mos ofruar mbështetje të mjaftueshme. Gjenerali Ivan Popov ishte komandanti i Ushtrisë së Kombinuar të Armëve të 58-të, e cila ishte e angazhuar në luftime të rënda në rajonin e Zaporizhzhia. Popov u shpreh se Rusia e shkarkoi se nuk i pëlqen e vërteta.

“Unë ngrita edhe një sërë çështjesh të tjera dhe shpreha gjithçka në nivelin më të lartë sinqerisht dhe jashtëzakonisht ashpër. Nuk kisha të drejtë të gënjej, ndaj përvijova të gjitha çështjet problematike që ekzistojnë sot në ushtri, por atyre nuk u pëlqen e vërteta”, tha ai.

Ai është një nga oficerët më të lartë që ka marrë pjesë në luftën e Rusisë në Ukrainë.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 13/07/2023 07:55

    Te vertetat nuk ekzistojne ne asnji shtet te botes sigurisht kur bjen fjala tek ushtria,ose ne politik ,po nuk je i koruptuar nuk ke vend ne mes te tyre ,po te ekzistonte e verteta sot nuk dote ishte nevoj per ushtri dhe arme berthamore ne bote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?