Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, mbërriti në një hotel në Anchorage të Alaskës, përpara takimit Trump-Putin i veshur me një bluzë me mbishkrimin “СССР”, versioni rus i akronimit për Bashkimin Sovjetik (USSR).
Në pamje, Lavrov shihet duke dalë nga makina, i veshur me një bluzë T-Shirt ngjyrë të bardhë dhe xhaketë, ndërsa në pjesën e përparme të bluzës duket qartë shkrimi “СССР” (Bashkimi Sovjetik)
Më herët, shefi i diplomacisë ruse kishte kërkuar që të mos bëhen parashikime për samitin në Alaska mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump, i planifikuar për ditën e premte.
Ai theksoi se Rusia ka një qëndrim të qartë, i cili do të prezantohet gjatë takimit.
Gjithashtu, Lavrov shtoi se nuk ka shqetësim përpara këtij eventi.
Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, i njohur edhe shkurt si Bashkimi Sovjetik, ishte shtet socialist që shtrihej në Euroazi nga 1922 deri në vitin 1991 kur dhe u shpërbë.
Bashkimi Sovjetik ishte de facto diktaturë proletariati, me pushtet të përqëndruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit.
Kufijtë e ish-Bashkimit Sovjetik patën ndryshuar përgjatë viteve.
Lajmi kryesor:
Sot samiti në Alaskë! Trump flet para takimit: Putin nuk do të ‘luajë’ me mua. Nëse biseda nuk shkon mirë, do ndërpritet brenda pak minutave
V.GJ /ReportTv.al
