'Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota'! Meta bëhet nostalgjik një ditë para tubimit: Kur u përballëm me kupolën e diktaturës (VIDEO)

1 Mars 2020, 07:36| Përditesimi: 1 Mars 2020, 10:48

  • Share

TIRANE- Një ditë nga tubimi anti-qeveritar, presidenti Ilir Meta është bërë nostalgjik për lëvizjen e Dhjetorit 30 vite më parë ku shqiptarët u ngritën kundër regjimit komunist. Ai kujton emocionet kur bashkë me Arben Imamin, ish-ministrin e mbrojtjes në kohë e qeverisë Berisha, protestuan kundër kupolës së diktaturës. Meta sjell edhe pamjet e thirjeve të tyre asokohe për një Shqipëri demokratike të cilën ai sot e ka transformuar në një thirrje për Shqipëri europiane.

"Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më 2 mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.
Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!",
shkruan Meta.

Postimi i plote i Metes

Ora 15:11
'Në 2 mars na ke në Tiranë'! Meta: Përqafoj shqiptarët që po vijnë nga Greqia për tubimin

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në faqen e tij nga një grup shqiptarësh në Athinë që i premtojnë se nesër do të jenë në Tiranë në tubimin që ka organizuar. "Flas nga Athina në mbështetje të Presidentit në datë 2 mars në Tiranë në mbrojtje të Kushtetutës për Shqipërinë" thotë njëri prej tyre.  

"Përqafimet më të zjarrta për qindra vëllezër dhe motra që jetojnë në Greqi, të cilët kanë mbërritur dhe janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë nesër në ora 17:00 në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar!Mirësevini për Pranverën Kuqezi" shkruan Meta në postimin e tij duke falenderuar shqiptarët i përgjigjen thirrjes së tij.

Ora 15:08
'Jam i verbër por zemra më rreh'! Meta përshëndet legjendën e kombëtares: Shkodranët i pres nesër në Tiranë

Thirrjes së Presidentit për të marrë pjesë nesër në tubimin e 2 Marsit i është bashkuar edhe ish-lojtari i njohur i Vllaznisë dhe kombëtares, Sabah Bizi. "Jam i verbër por zemra më rreh fort për këtë vend, prandaj u lutem shkodranëve që në 2 mars ti bashkohen thirrje së Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë" thotë Bizi.

Kreu i shtetit ka përshëndetur apelin e Bizit ndërsa shkruan se shkodranët sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë drejt Tiranës. "Nderim të veçantë për Legjendën Kuq e Zi dhe të Vllaznisë së paharrueshme, Sabah Bizin, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë!

Unë jam i bindur se ashtu si shkodranët vinin dikur me biçikleta në Tiranë për ta mbështetur Bizin dhe Vllazninë, sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë po t'u kërkohej. Edhe 24 orë për t'i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit! Nesër në Tiranë!2  mars!" thotë Meta.

Ora 09:37
Meta 'mburret' me kampionin e boksit: Pas triumfit në Gjermani apelon në mbështetje të manifestimit mbarëkombëtar të 2 Marsit (VIDEO)

Kampioni i Europës, Christian Demaj, i cili triumfoi dje në Gjermani, apelon në mbështetje të tubimit të thirrur nga Ilir Meta. Kreu i shtetit ka publikuar videon e Demajt, i cili u bën thirrje të gjithë sportistëve të marrin pjesë në këtë manifestim.

“I lumtur që edhe Kampioni i Europës, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më  mars.Edhe pse ka lindur dhe jeton  në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!”– shkruan Meta

“Përshëndetje shqiptar, kjo fitore sot në Gjermani shkon për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Dhe një thirrje për të gjithë sportistët shqiptarë, t’i bashkohen thirrjes së Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës më 2 mars. Më 2 mars ju premtoj se do jem dhe unë në krah të Presidentit Ilir Meta. Rroftë Shqipëria!”, thotë Demaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulanti: 01/03/2020 21:58

    O BURRA ne proteste ja vdekje ja LIRI nga diktatori

    Përgjigju
  • Lavire Monuk: 01/03/2020 17:48

    Te dashur qytetare mbroni Ilirin neser astu si ju mbron ai.Ne hemi varfer si ju ne nuk kemi buke drita uje si nu ndaj dalim ne proteste.Nuk do zhgenjeheni se Likha ka flori oer te gjithe e nga 7% qe ka interesin e tij per ju do ta beje me te nadh.Para ne revulicion une para ju nga mbrapa.Mona

    Përgjigju
  • peoples: 01/03/2020 16:29

    Bajgat....

    Përgjigju
  • meri: 01/03/2020 14:37

    E gjithe bota dhe e gjithe shqiperia te njeh Ty dhe Bashkeshorten tende qe,keni 30 vjete qe vidhni ,jeni ber miljarder, duke u vjedhur buken e gojes edhe brezave te ardhshem..,tani qe po i'u heqin duart nga drejtesia,jeni frikesuar se si do ti mbroni ato qe na keni vjedhur,ju lindi idea e radhes e mashtrimit,duke menduar se ky popull ginjehet lehte,ti themi do te mbrojme Kushtetuten,per te mbrojtur lekuren tuaj...

    Përgjigju
    • Sillo: 01/03/2020 17:21

      Njeriu i Sulo Gradecit ke qene dhe jo o Ilir qe te njohim mir

  • Fredi GRUAQIRI që Loshi I Shpëtoi VAJZAT: 01/03/2020 14:36

    D O R Ë Z O FLORIRIN E KRRABËS Like HAJDUTI dhe lëri “LLOGJET E Çepanit të Skraparit” !!! D O R Ë Z O MILIARDAT e €UROVE që VODHE dhe GRABITE tek UZINA e PËRPUNIMIT të THELLË të NAFTËS në BALLSH , MINIERA E KRROMIT në BULQIZË , ÇEZ-DIA , UJËSJELLËSAT e gjithë QYTETEVE të SHQIPËRISË , OSSHE , PATENTAT , ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ VJEDHJE , GRABITJE dhe PLAÇKITJE që ti Like KRYEKUSARI ke bërë !!!!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR QOFSH Like HAJDUTI bashkë me SOJ e SOROLLOP dhe Tedi MUT Blushin

    Përgjigju
  • redi: 01/03/2020 14:16

    Ku 1991 dhe ku 2020 .Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa ishte thirrja e mbare popullit oer te shporrur diktature. Dhe ju zoti Meta ate oarudhe dem9jratike dhe plot aspirata e kthyet ;Ta bejme Shqiprine proben tone dhe ne djall vafte populli.Ata qe di te vine mbrapa jane ata qe te pane hajrin kur ishit be pushtet qe realizonin te ardhura nga korrupsipni.Jo se Rama eshte i kulluar por hallin familjar ta kthesh ne hall kombetar eshte hipokrizi qe zor se e hane te mencurit .2 Marsi do jete nje dite e zakonshme .Shqiptaret duget te vendosin vetem me voten e lire dhe jo me molotov dhe zjarr.

    Përgjigju
  • life: 01/03/2020 13:40

    eshte e vertet ne e duam shqiperin si e gjith Europa,por ti e di me mir se ne se ne europ prangoset nje president hajdut.genjen nje pakice militantash te padale qe zbaviten vetem me partit se nuk njohin Jet tjeter.

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/03/2020 13:16

    Tërë bota do e shef se si do arrestohesh neser o i pa bes o i prishur....

    Përgjigju
  • Tironci: 01/03/2020 13:10

    Degjojeni presidentin o popull tegjithe ne PROTESTE

    Përgjigju
    • Ben Tironci: 01/03/2020 17:50

      Te gjithe Tironcit ne proteste per te pshurrur Liken e Moniken

  • ARDIAN: 01/03/2020 11:09

    Pasuria e Metes kap shifra maramendese dhe prap ai tall k...n me ne popullin, perse valle nuk ja nxjerin ta diskretitojne, apo mos ndoshta ka edhe Meta fakte mbi pasurine e ketyre te tjereve?!!!

    Përgjigju
  • Muta: 01/03/2020 11:05

    Te “degjoje gjithe bota “ ket buf. Escobar i Ballkanit! E gjithe Europe e shqiptatet mbare, po presin te degjoje per Arrestimin tend ...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 01/03/2020 11:03

    Nuk kam pare ne asnje vend te botes qe presidenti te behet pale me destabilizimin e vendit te tij. Vetem e vetem qe te mbaje gjalle akoma partine e gruas se tij

    Përgjigju
  • Fatekeqesi qe Njerezit ne Diten e sotme ,akoma Manipulieren. !: 01/03/2020 10:55

    Pse kaqe mendje lehte ,qe nje pjese te Manipuliert nga nje Kriminel ,qe ti Dali ne Krähe ,ketij President palaco ! Miliona Po, Vila Po,, Femijet normal te pafajshem ,,Studuiojne ne Angli.. Populli i tere,Duke luftuar per te mbijetuar,,TA mbaroje nje President te korruptiar..Hakoma ka Injorante ! qe Manipulohen kaqe lehte. !

    Përgjigju
  • Bruno: 01/03/2020 10:51

    Mos u shqetesoni se neser do te thote : nuk kane ardhur njerezit se kane frike korona virusin. E shtyjme takimin me 2 qershor.

    Përgjigju
  • Hamza tradhtari: 01/03/2020 10:36

    Esht e kot ta komentosh me kte njeri. Ky esht per burg dhe pik.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 01/03/2020 10:09

    O like nuk te ben dermon jo manifestimi por edhe leket qe po' I hudh nolt e poshte per me mbledh njerez, e din shum mir ti dhe e gjith rraca JOTE ate kongen DAL NGA DAL PO VJEN BEHARI nuk ke ku te shkosh edhe se I ke mbjell leket gjith anej do te dalin, edhe se è kundershtoni dhe beni zhurme

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/03/2020 10:01

    Burgoseni këtë njeri të prishur , sepse ka grabitur dhe vrar aq shumë sa që tani ky mund të shkaktojë ndoj katastrof.... Burgoseni sa më parë....

    Përgjigju
  • Toni: 01/03/2020 09:26

    30 vjet më vonë,me të njëjtën slogan?! Ti je një nga arsyet kryesore që kemi 30 vjet në vendnumëro! I more idealet e 90-tës dhe i bëre... lekë për Monën! NDYRËSIRË...

    Përgjigju
  • gjlp: 01/03/2020 08:53

    Mund te me tregoje njeri pse duhet te dalin demokratet ne shesh pas thirrjes se Ilir hajdutit.

    Përgjigju
  • KRIKU: 01/03/2020 08:29

    Nuk i shkoj mrapa sa te jete jeta hajnave qe na kane vjedh qysh ne 1991.Familja Meta i ka siguru kalamajte me ka dy shpia,kurse djali em ka marre shpi me qera prej ketyne pushtave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?