Mosdeklarimi i plotë i pagës, propozimi i Ramës: Ai që denoncon dhe humbet do t’i jepet garanci financiare! Në verë kalim pa doganë mes Shqipërisë dhe Kosovës

5 Janar 2022, 17:21| Përditesimi: 5 Janar 2022, 20:16

  • Share

TIRANË- Një nga problemet që nxori në pah publikimi i pagave, ishte mos deklarimi i plotë i rrogave nga ana e kompanive dhe për këtë kryeministri Edi Rama ka propozuar sot një zgjidhje. Ai tha se ai që denoncon se një pjesë e parave i kalon në bankë dhe pjesa tjetër në dorë dhe humbet vendin e punës prej këtij veprimi, do të marrë një garanci financiare nga shteti. Ky është thjesht një propozim, pasi do të jenë qytetarët të cilët do të thonë fjalën e fundit në formularin e Këshillimit Kombëtar.

“Ai që denoncon se merr pagën minimale, ndërkohë që duhet ta marrë të plotë,  do t’i jepet garanci financiare, që nëse humbet vendin e punës për shkak të denoncimit, do të marrë dëmshpërblim financiar. Nëse kjo është që të bëhet, ky është mendimi i shumicës, që një pjesë e taksave të tyre të përdoret për të bërë drejtësi”, tha Rama.

Mos deklarimin e plotë të pagave, numri një i qeverisë e ka ritheksuar se është një skemë e grabitjes së pensioneve. Duke rikujtuar afatin që u ka lënë, 20 janarin që të rregullohen, kreu i qeverisë paralajmëroi sanksione të forta për abuzuesit, e ndërsa paralajmëroi edhe ndërhyrje në skemën e sigurimeve.

“Kur deklarohet një pjesë e pagës dhe një pjesë jepet në dorë këtu kemi të bëjmë me grabitje të skemës së pensioneve. Ka raste abuzimi me pagën minimale, ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme, duke shkuar deri në sanksione të forta për abuzuesit. (...)Të shtrëngojmë skemën e sigurimeve, që të kontribuojnë të gjithë, jo që një pjesë të fsheh paranë që t’i shmangen taksave dhe kontributeve shoqërore”, tha Rama.

Në komunikimin e tij të parë për 2022 me qytetarët ku iu përgjigj pyetjeve të ty, Rama dha edhe lajmin se në verën e këtij viti do të hiqet dogana Kosovë-Shqipëri.

“Objektivi është që të jetë në sezonin veror të këtij viti, ky është angazhimi që kemi marrë mes dy qeverive dhe po punojmë mes dy dikastereve, shpresojmë që ta bëjmë”, tha ai.

2022 Rama e nisi edhe me një premtim për qytetarët se do të kenë një komunikim më të mirë me ta e për t’i ardhur në ndihmë këtij zotimi, Ram prezantoi edhe formularin e Këshillimit Kombëtar. Në këtë formular do të shtrohen pyetje të rëndësishme mbi vendimmarrjet.

"Çdo qytetar mbi 18 vjeç, do të plotësojë formulari, për të na ndihmuar të zgjidhim këto tema. Nuk është proces zgjedhor .Ideja është që këta formularë është që të plotësohet kryesisht nga njerëzit e moshuar dhe më të rinjtë, ta mbushin online apo në pikat kudo të hapet këshillimi kombëtar. Do të jetë një proces dëgjim, që shkon përtej shumicës politike. Bëhet fjalë për një sërë pyetjesh, qëllimi dhe njësia e fortë e jona është që duamë që përgjigja e këtyre pyetjeve të jetë dëgjimi më i thellë i njerëzve. Nuk është e detyrueshme”, përfundoi kreu i qeverisë.

Në fund, nuk ka lënë edhe pa komentuar shumë shkurt edhe situatën ne Partinë Demokratike, ku tha se ka gjëra më të rëndësishme për të diskutuar se “kacafytjet politikë”, të Bashës dhe Berishës. 

 

Komunikimi i plotë i Ramës

Ora 18:04
Pabarazi të mëdha në paga? Rama: Ky është sistemi, mjafton të deklarohen!

 

I pyetur nga një qytetar lidhur me diferencat e mëdha në paga, kryemnistri Edi Rama tha se jetojmë në një sistem ku këto diferenca janë normale, mjafton që ato të jenë të deklaruara.  

Duke e cilësuar si "kriminal" skandalin e publikimit të pagave, ai shtoi se kjo do të jetë edhe një mënyrë për të zbuluar  "pabesitë"  që bëhen me to.

"Jemi në një sistem me diferenca në paga, kemi diferenca ekstreme, posaçërisht në botën mediatike, ato janë të deklaruara, për të cilat paguhet një taksë. Është edhe pjesa tjetër, është paga e gazetarëve të terrenit, që deklarohen pak dhe janë më shumë, jepen në dorë, pra i cenohet pensioni, ose pamundësohet rritja e pensioneve tek të moshuarit e sotëm. Ko që ndodhi ishte kriminale, kishte dhe një aspekt të vetin, nga çdo e keqe ka edhe një të mirë.", tha Rama.

Ora 18:00
Qytetari ankohet për rritjen e çmimeve, Rama i kthen përgjigje: Nuk i vendosim ne, por tregu

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës online me qytetarët, kur u pyet lidhur me rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit, tha se përgjegjës për një gjë të tillë nuk është qeveria, por tregu. Ai shtoi se konsumi i qytetarëve në fundvit ishte më i larti i viteve të fundit.

"Të dhënat që kemi marrë nga konsumi i fundvit, janë të dhënat më të hatashme krahasuar jo vetëm me vitin e shkuar, por me të gjitha vitet më radhë. Kemi konsumin më të lartë, në aspektin e parave të investuara në fundvit. Çmimet nuk i vendosë qeveria. Çmimet i vendosë tregu. Qeveria ndërhynë kur bëhet fjalë për çmimet e rregulluara. Natyrisht që tregu ka një logjik të veten, që do të thotë që ka treg, përderisa ka edhe çmime, të jemi realist.", u shpreh Rama.

Ora 17:46
Rekord rastesh të reja me COVID, Rama: Efekti i festave! S’do ishte e paudhë t’i prisnin masa shtesë, por s'kemi plan të mbyllim shkollat

 

Në një kohë kur ka pasur një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë me dije se në plan nuk është të mbyllen, por ka paralajmëruar edhe masa shtesë.

“Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme.  107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektiv, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin. “Lloji i ri i Covid është deklaruar që është gjendur. Për momentin nuk ka asnjë plan mbylljeje, por disa masa nuk do të ishte e paudhë t’i prisnim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, disa masa… nuk mund të jemi vendi me lirinë më të madhe absolute dhe ndërkohë të ankohemi që po tentojmë të na venë maskën teksa varianti i ri përhapet gjithandej dhe spitalet mbushen. Disa masa do të ishte e arsyeshme të priteshin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”, tha Rama.

Ora 17:38
Mosdeklarimi i plotë i pagës, propozimi i Ramës: Ai që denoncon do t’i jepet garanci financiare!

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një zgjidhje për problemin e pagave që deklarohen në minimumin e tyre, ndërkohë që nuk e marrin të plotë.

“Ai që denoncon se merr pagën minimale, ndërkohë që duhet ta marrë të plotë,  do t’i jepet garanci financiare, që nëse humbet vendin e punës për shkak të denoncimit, do të marrë dëmshpërblim financiar. Nëse kjo është që të bëhet, ky është mendimi i shumicës, që një pjesë e taksave të tyre të përdoret për të bërë drejtësi”, tha Rama.

Ora 17:28
Rama tregon nëse sheh Big Brother VIP: Ua qaj hallin

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama është pyetur edhe se kur do të jetë pjesë e studiove televizive për të komentuar për politikën, e ndërsa me batutë ka komentuar edhe për emisionin Big Brother Vip.

Qytetari: O bos, kur do të dalësh në Open ose Opinion se ngele duke parë Big Brother VIP?
Rama: Nuk e ndjek. Ua qaj hallin. Kjo zgjedhje mes dy o o nuk është për tu bërë live.  Nuk është si zgjedhje kur votoni kush rri, kush ikën kështu funksionin Big Brotheri VIP ose rryp. Është e njëjta formulë", tha Rama. 

Ora 17:26
Rama tregon punët e para për 2022: Do shtrëngojmë skemën e sigurimeve! Të kontribuojnë të gjithë, jo disa të fshehin paratë që të shmangin taksat

 

Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë me dije se një çështje kryesore ku do të punohet është edhe “shtrëngimi” i skemës së sigurimeve, me qëllim që të gjithë të kontribuojnë.

“Të shtrëngojmë skemën e sigurimeve, që të kontribojnë të gjithë, jo që një pjesë të fsheh paranë që t’i shmangen taksave dhe kontributeve shoqërore”, tha Rama.

Kjo vjen edhe pas skandalit të publikimit të pagave, ku u vu re se një pjese e mirë nuk kishin deklaruar pagën e plotë të punonjësve të tyre.

Ora 17:24
Rama flet për situatën në PD: Kemi probleme më serioze për të diskutuar se kacafytjet e kufomave politike

 

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të komentonte fare shkurt situatën në PD.

“Nuk është problemi ynë, kemi shumë probleme serioze për të diskutuar, të kursejmë kohë për çështje që në seriozitetin e vet është shumë qesharake, e zënë në kurthin e një kacafytjeje”, tha Rama.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 06/01/2022 08:20

    boll bere opozitarin se ste shkon...ke vite kryeminister tani u zgjove...ne fakt ka plot plot gjera qe duken te vogla po. nga mengjesi ne dark kto vogelsirat behen shum...

    Përgjigju
  • Iris: 06/01/2022 02:34

    Ketu ku jetoj une,nuk ka sekrete per pagat;dihet sa marrin qe nga presidenti e deri te pastruesi i zyrave;eshte e caktuar sa eshte paga minimale e cdo shteti,por dhe e kompanive shteterore,ose private,sa e kane pagen baze ,deri ku e kane kufirin e rritjes dhe me sa rritet cdo vit,ua dine dhe sa punonjes kane,sepse perdoret sistemi i /punch clock/,qe eshte ne interes si te kompanive,si dhe tatimeve,sepse ne baze te tyre llogariten rrogat,shperblimet dhe tatimet per te gjitha palet.Ketu,kur kerkojne punonjes tre gjera jane kryesore kur reklamohet vendi i lire i punes:1- full/part time,2- paga/ore,3-niveli i arsimit(por jo i domosdoshem per disa profesione),pastaj ka raste qe kerkojne dhe gjera te tjera,por keto te treja jane ABC e punesimit.Mendoj qe shteti jone mund te mesoje dhe te perfitoje nga eksperienca te tilla,por c'te thuash kur ne Shqiperi,ka patur raste kur jane paguar edhe kur s'jane paraqitur asnjehere ne pune.Per mendimin tim,ky problem eshte me i madh se sa pagat e fshehura,ose gjysem te deklaruara.

    Përgjigju
  • Beni: 05/01/2022 22:50

    Ajo qe te shqeteson se tepermi eshte qe ndersa nje skandal i te dhenave personale ekspozohet, duke deshmuar nje abuzim te rende te shtetit nen drejtimin e Rames, per te hartiar databaze ilegale patronazhistesh, askush nuk merret me kete gje. Por tani thote Rama meqe populli ù habit me pagat do marrim masa. Po pse nuk mori masa keto 10 vjet? Ose ti shprehte ne programin para zgjedhjeve??? Dhebme e bukura eshte kur palarajmeron operacionin e kamufluar te radhes: detyrimin me dhune te sigurimeve nga paga qe te mbushe arken nga ku ka nevoje te vjedhe. Ende politika e piramides se sigurimeve shteterore eshte nen drejtimin e mendjeve kriminale Gjenushi-Beqaj. Cfare maskarenjsh.

    Përgjigju
  • Privati: 05/01/2022 20:47

    Dmth të punojmë edhe fundjavave dhe me orë të gjata ne të privatit që të paguajmë burokratët parazitë dhe të korruptuar. Nuk më hiqet nga mendja karshillëku që na bënë përgjatë ngujimit në pandemi punonjësit e shtetit të cilëve nuk iu hoq një qime floku, ndërsa ne ishim me 100 ankthe për të ardhmen dhe të përditshmen. Ti nuk je burrë shteti Edi Rama për sa kohë nuk je i drejtë.

    Përgjigju
  • ardi: 05/01/2022 18:32

    ai qe denoncon, ska asnje garanci financiare sepse ky shtet mizerje ste garanton asgje, perkundrazi te nesermen denoncuesi do gjendet pa pune, dhe i rrezikuar qe mos gjeje me kurre pune pasi oligarkia sot eshte rrjet. e para kjo, e dyta jane vete punonjesit qe kerkojne tu deklarohet rroge minimale, sepse cojne neper shtepi 2 lek me shume. per pronaret dhe bizneset do ishte me mire ti njiheshin realisht shpenzimet e pagave, por jane punonjesit vete qe nje pjese e duan ne banke dhe pjesen tjeter ne dore... si perfundim ky kryeministri ktu dhe nismat e tij jane faliment i gjalle. ka deshtu keqas fare, eshte me drame se gjithe paraardhesit e tij, eshte per turp. duhet ta largoni sa me shpejt nese doni te ardhme te mire

    Përgjigju
  • Enveri: 05/01/2022 18:20

    Jam dakort Por per diferencen e brendshme t e pagave ne shtet dhe institucioneve sh.a me buxhet 100% shtet kush do meret. Shoferat po marrin rroge me te larte se te diplomuarit. Rrogat vendosen sipas meritave ne kontribut partie dhe jo aftesie. Bej reformen e vertet ne administrate. Me cdo kosto politike qe sjell ( nqs behet e vertet)

    Përgjigju
  • ardi: 05/01/2022 18:20

    dhe un do kisha vendosur nje me te afte se ty ne krye po te 8sh mundesi, nje kryeminister qe muk jep kete pergjigje bulliste por qe ruan raportin e cmimit te tregut dhe rroges se qytetarit, do kisha lehtesuar taksat me qellim qe ky hendek te mos ishte kaq i madh. ti je per tu perzene me shkelma more djal, madje je dhe per burg. cuditem si e mbajne nje si ky ne krye. po numuroj ditet ne kete vend sa te ik.

    Përgjigju
  • Tutu: 05/01/2022 18:07

    O kokrra e maskarait … deklaro ne fillim organiken e administrates, punet qe kryejne, rrogat qe marrin.. dhe sa para vjedhin ketij mileti me bekimin tend ..!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/01/2022 17:56

    Dmth ti je ai që i qite rrogat e popullit në sheshë !

    Përgjigju
    • vlora 1: 05/01/2022 19:34

      Pergjigje tallese per nje popull idjot .Bej organiken dhe vendos drejt piramiden e pagave .E di ti qe ka individe qe marin pjese ne 5-6 borde?.Si u del koha apo per ata dit nata ka 72 ore..Ndermarjet SHA abuzojne me fondet sa i bien me top duke shfrytezuar pavaresine e tyre

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?