Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës online me qytetarët, kur u pyet lidhur me rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit, tha se përgjegjës për një gjë të tillë nuk është qeveria, por tregu. Ai shtoi se konsumi i qytetarëve në fundvit ishte më i larti i viteve të fundit.
"Të dhënat që kemi marrë nga konsumi i fundvit, janë të dhënat më të hatashme krahasuar jo vetëm me vitin e shkuar, por me të gjitha vitet më radhë. Kemi konsumin më të lartë, në aspektin e parave të investuara në fundvit. Çmimet nuk i vendosë qeveria. Çmimet i vendosë tregu. Qeveria ndërhynë kur bëhet fjalë për çmimet e rregulluara. Natyrisht që tregu ka një logjik të veten, që do të thotë që ka treg, përderisa ka edhe çmime, të jemi realist.", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Mosdeklarimi i plotë i pagës, propozimi i Ramës: Ai që denoncon dhe humbet do t’i jepet garanci financiare! Në verë kalim pa doganë mes Shqipërisë dhe Kosovës
J.GJ./ReportTv.al