Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, Sula: Rama do i kthejë biznesmenët ushtarë të bandave kriminale

7 Prill 2022, 16:37| Përditesimi: 7 Prill 2022, 16:40

  • Share

Deputeti demokrat Dash Sula ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se do të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore. Sula shkruan se Rama do t’i kthejë biznesmenët në ushtarë të bandave kriminale për të marrë licencat për të ngritur fermat dhe më pas kontrolli do bëhet nga kriminelët.

Sipas Sulës, ky projekt do të dështojë dhe për këtë sjell shembullin e Maqedonisë së Veriut ku shkruan se skema e legalizimit të kanabisit ka dështuar. Sula shkon edhe më tej duke thënë se përveç dështimit, nga ky projekt do të drogohet edhe shoqëria shqiptare.

"Njeriu i cili do mbahet mend se që në mandatin e parë qeverisës pati një ministër të brendshëm të arrestuar për drogë, ka dalë sot me paralajmërimin e legalizimit të Kanabisit Farmaceutik. Njeriu i cili do mbahet mend se gjatë qeverisjes së tij 30% apo 40% e punonjësve të policisë rezultuan përdorues të drogës në testin që bëri vet policia, ka vendosur legalizimin e kriminalitetit nën petkun e justifikimit të këshillimit kombëtar. Me formularët e plotësuar në zyrat e patronazhistëve, kryeministri kërkon t’i jap dorën e fundit shpopullimit të vendit. Nga raportet vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është vlerësuar çdo vit edhe më keq që nga 2013. Sipas raporteve të DASH por edhe të organizatave të BE, Shqipëria është kthyer në magazinë dhe korridor i dograve të forta dhe të rënda që më pas transportohen drejt BE. Shqipëria e cila kritikohet vazhdimisht për nivelin e lartë të korrupsionit sipas SULLTANIT duhet të legalizojë kanabis-in.

Kryeministri Rama do t’i kthejë biznesmenët në fasadë të krimit të organizuar. Nëse kjo maxhorancë do të miratojë vërtet ligjin e legalizimit të kanabisit do të shihni shumë shpejt sesi biznesmenët do të përdoren si ushtarë të bandave kriminale për të marrë licencat për të ngritur fermat dhe më pas kontrolli do bëhet nga kriminelët.  Në Shqipëri nuk do ketë më logjik ekonomike dhe do shikoni sesi do humbas çdo kulturë bujqësore. Fermerët nuk do kenë asnjë interes për të kultivuar, grurë, misër, fruta apo çfarëdo lloji kulture tjetër pasi do mbjellin kanabis. Skema e legalizimit të kanabisit ka dështuar në Maqedoninë e Veriut që ka nivel kriminaliteti më të ulët se sa Shqipëria, ndaj këtu jo vetëm do dështojë projekti por do drogohet shoqëria", shkruan Sula. 


Lajmi kryesor:

Opozita kundër legalizimit të kanabisit mjekësor! Noka i '‘Rithemelimit’: Rama synon të legjitimojë krimin dhe të rrisë pazaret e drogës! Reagojnë edhe deputët Sula e Salianji


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?