Rezultatet e Këshillimit Kombëtar për legalizimin e kanabisit mjekësor, të prezantuara ditën e sotme nga kryeministri Rama, kanë alarmuar Komisionin e Rithemelimit në Partinë Dëmokratike.
Deputeti Flamur Noka thote se kjo nismë rrezikon legalizimin e krimit të organizuar.
“Pasi e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi të Europës, pasi shtetin Shqiptar e shndërroi në narkoshtet, pasi kanabisin e shndërroi në kulturën e vetme bujqësore në Shqipëri, pasi e ktheu vendin në shesh betejë mes bandave të drogës, sot me një të ashtëquajtur anketë, Edi Rama kërkon tu imponojnë shqiptarëve kanabisin si gjë të ligjshme. Këtë legalizim përpiqet tjua shesë shqiptarëve si rrjedhojë e një ankete, që është një fallsitet i organizuar nga PS dhe celulat e krimit të organizuar. Kjo që po bën sot është legalizim i krimit të organizuar, pazareve të drogës dhe bandave.”- tha Noka.
I prerë ish drejtuesi demokrat i dikasterit të ministrisë së Brendshme është edhe për faktin, se sipas tij vendi ynë nuk është në kushtet për të përfituar poziivisht në rast se kanabisi mjekësor legalizohet.
“Shqipëria nuk është në kushtet që mund të legalizojë kanabisin. Pas këtij vendimi, do të shihni se bandat do të lulëzojnë më tepër, tregtia e drogës do jetë në përmasa të frikshme dhe biznesmenët që do marrin licencën do jenë ushtarë në duart e krimit. Në 8 vjet shqiptarët e panë. Kanabis ishte e vetmja kulturë bujqësore në vend, e legalizuar pa ligj. Që të legalizosh kanabisin, duhet të kesh një shtet ligjor të konsoliduar. Kjo është pjesë e skenarit të shpopullimit të vendit”- u shpreh Noka.
Por Flamur Noka ngre supet kur pyetet se cfarë do të bëjë opozita për të penguar nismat ligjore për legalizimin e kanabisit, në një kohë kur as shifrat ne parlament nuk e favorizojnë
“Opozita ka fjalën, nuk ka asgjë tjetër, ka denoncimin”- tha Noka.
Partia Demokratike e ka parë që në nisje Këshillimin Kombëtar me skepticizëm, duke e konsideruar propagandë të qeverisë Rama 3.
Me një fotografi mes gjetheve të hashashit, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri.
Sipas tij kryeministri Edi Rama do t’i lejojë trafikantëve të kanabizojnë vendin dhe më pas t;ia faturojë këtë padrejtësi shqiptarëve.
“Kanabizimi nuk mund të jetë një faturë që duhet ta paguajnë shqiptarët dhe nga e cila të përfitojë Edi Rama. Sot me një vendim të parashpallur, Edi Rama i tha shqiptarëve se do të lejojë përdorimin e kanabisit mjekësor. Njeriu që për 8 vite kanabizoi çdo pjesë të territorit! Njeriut që i janë faktuar lidhjet me grupe kriminale dhe për këtë ka dhe drejtues pas hekurave të përfshirë në çështjet e trafikut të narkotikëve. Njeriu që përtej çdo paralajmërimi të ndërkombëtarëve, i dha mundësinë dhe hapësirën çdo trafikanti pa dhe me uniformë të kanabizojë Shqipërinë, sot ka zgjedhur tjetër rrugë. Asnjë qëllim të mirë nuk ka kjo nismë. Edi Rama thjesht po pregatit një territor shumë të sigurt për grupet kriminale, për të kultivuar lirisht në Shqipëri kanabis. Në 8 vite, Partia Demokratike dhe ne si ligjvënës kemi denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar në trafikun e lëndëve narkotike. Ndaj sot askush nuk mund të faturojë shqiptarët, për një kosto që e ka të gjithën personale!”, shkruan ai.
Deputeti demokrat Dash Sula ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se do të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore. Sula shkruan se Rama do t’i kthejë biznesmenët në ushtarë të bandave kriminale për të marrë licencat për të ngritur fermat dhe më pas kontrolli do bëhet nga kriminelët.
Sipas Sulës, ky projekt do të dështojë dhe për këtë sjell shembullin e Maqedonisë së Veriut ku shkruan se skema e legalizimit të kanabisit ka dështuar. Sula shkon edhe më tej duke thënë se përveç dështimit, nga ky projekt do të drogohet edhe shoqëria shqiptare.
"Njeriu i cili do mbahet mend se që në mandatin e parë qeverisës pati një ministër të brendshëm të arrestuar për drogë, ka dalë sot me paralajmërimin e legalizimit të Kanabisit Farmaceutik. Njeriu i cili do mbahet mend se gjatë qeverisjes së tij 30% apo 40% e punonjësve të policisë rezultuan përdorues të drogës në testin që bëri vet policia, ka vendosur legalizimin e kriminalitetit nën petkun e justifikimit të këshillimit kombëtar. Me formularët e plotësuar në zyrat e patronazhistëve, kryeministri kërkon t’i jap dorën e fundit shpopullimit të vendit. Nga raportet vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është vlerësuar çdo vit edhe më keq që nga 2013. Sipas raporteve të DASH por edhe të organizatave të BE, Shqipëria është kthyer në magazinë dhe korridor i dograve të forta dhe të rënda që më pas transportohen drejt BE. Shqipëria e cila kritikohet vazhdimisht për nivelin e lartë të korrupsionit sipas SULLTANIT duhet të legalizojë kanabis-in.
Kryeministri Rama do t’i kthejë biznesmenët në fasadë të krimit të organizuar. Nëse kjo maxhorancë do të miratojë vërtet ligjin e legalizimit të kanabisit do të shihni shumë shpejt sesi biznesmenët do të përdoren si ushtarë të bandave kriminale për të marrë licencat për të ngritur fermat dhe më pas kontrolli do bëhet nga kriminelët. Në Shqipëri nuk do ketë më logjik ekonomike dhe do shikoni sesi do humbas çdo kulturë bujqësore. Fermerët nuk do kenë asnjë interes për të kultivuar, grurë, misër, fruta apo çfarëdo lloji kulture tjetër pasi do mbjellin kanabis. Skema e legalizimit të kanabisit ka dështuar në Maqedoninë e Veriut që ka nivel kriminaliteti më të ulët se sa Shqipëria, ndaj këtu jo vetëm do dështojë projekti por do drogohet shoqëria", shkruan Sula.
Kurr nuk do i bashkohemi BE-s kurr me këtë kriminel injorant që serbia e ka fyt në porofolin e vet
Përgjigjurrofte sali birisha prej viqidoli