Salianji publikon foto mes gjetheve të hashashit: Rama do të kanabizojë vendin dhe t’ia faturojë padrejtësinë shqiptarëve

7 Prill 2022, 20:02| Përditesimi: 7 Prill 2022, 20:03

  • Share

Me një fotografi mes gjetheve të hashashit, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri.

Sipas tij kryeministri Edi Rama do t’i lejojë trafikantëve të kanabizojnë vendin dhe më pas t;ia faturojë këtë padrejtësi shqiptarëve.

“Kanabizimi nuk mund të jetë një faturë që duhet ta paguajnë shqiptarët dhe nga e cila të përfitojë Edi Rama. Sot me një vendim të parashpallur, Edi Rama i tha shqiptarëve se do të lejojë përdorimin e kanabisit mjekësor. Njeriu që për 8 vite kanabizoi çdo pjesë të territorit! Njeriut që i janë faktuar lidhjet me grupe kriminale dhe për këtë ka dhe drejtues pas hekurave të përfshirë në çështjet e trafikut të narkotikëve. Njeriu që përtej çdo paralajmërimi të ndërkombëtarëve, i dha mundësinë dhe hapësirën çdo trafikanti pa dhe me uniformë të kanabizojë Shqipërinë, sot ka zgjedhur tjetër rrugë. Asnjë qëllim të mirë nuk ka kjo nismë. Edi Rama thjesht po pregatit një territor shumë të sigurt për grupet kriminale, për të kultivuar lirisht në Shqipëri kanabis. Në 8 vite, Partia Demokratike dhe ne si ligjvënës kemi denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar në trafikun e lëndëve narkotike. Ndaj sot askush nuk mund të faturojë shqiptarët, për një kosto që e ka të gjithën personale!”, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Opozita kundër legalizimit të kanabisit mjekësor! Noka i '‘Rithemelimit’: Rama synon të legjitimojë krimin dhe të rrisë pazaret e drogës! Reagojnë edhe deputët Sula e Salianji


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?