Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, Çoçoli: Sjell përfitime në ekonomi, por sfida është e madhe! Kulluri: Qeveria nuk do e menaxhonte dot

7 Prill 2022, 21:50| Përditesimi: 7 Prill 2022, 22:20

  • Share

61% e qytetarëve votuan pro legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor në Formularin e Këshillimit Kombëtar, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të shkojë 'shumë shpejt' drejt marrjes së këtij vendimi. Megjithatë ka qëndrime të ndryshme nëse është kjo apo jo gjëja e duhur për t'u bërë. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha në 'Repolitix' se legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të kishte përfitime në ekonomi, megjithatë pranoi se sfida është e madhe. Sipas tij, mund të keqpërdoret liria që jepet dhe mund të ketë abuzime, teksa theksoi se duhet bërë me transparencë maksimale dhe me kontroll të ashpër shtetit.

"Jemi pak të vonuar sepse Kroacia e ka patur si nismë që në 2015, Maqedonia e Veriut e ka nisur më herët se ne, në 2016, por patën shumë problematika me kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Edhe ata kanë patur probleme me trafikun e paligjshëm. Përfitimet ekonomike i shoh qartë, por rreziqet janë shumë shumë të larta. Janë shumë kompani në Maqedoni që nuk kanë gjetur tregun e duhur pasi investuan. Duhet të tregohemi të kujdesshëm lidhur me kapacitet që do të vendosim në punë. Mund të keqpërdoret liria që mund të japim. Sfida është e madhe, por ia vlen ta provojmë, por me transparencë maksimale dhe me kontroll të ashpër shteti", tha ai.

Ndryshe nga Çoçoli, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullur u shpreh se efekti në ekonomi do të ishte mjaft i vogël, duke shtuar se qeveria jonë nuk do ta menaxhonte dot disiplinimin e kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësorë. Ai thekson se kjo nuk është një çështje prioritare për t'u marrë dhe se vendi ka shumë probleme të tjera që duhet të zgjidhen.

"Në demokracitë përfaqësuese nuk ka sondazhe. Nuk ka besueshmëri si sondazh dhe nuk është element i kontrollit të qeverisë, janë referendumet. Për propagandë pastaj, këto lojërat që bën Rama, le të vazhdojë. Në Maqedoni kompanitë e mëdha kanë një problem të madh me reputacionin e vendeve ku mbjellin plantacionet. Shqipëria nuk është vendi i duhur për të ecur me këtë çështje dhe impakti në ekonomi është shumë i vogël. Ne kemi probleme shumë të mëdha, nuk kemi një investim serioz, nuk kemi asnjë burim të ri energjie, Fierza thahet çdo dy vite. Nuk janë këto prioritet. Kemi probleme shumë  më të mëdha se legalizimi i kanabist. Kjo qeveri nuk e manaxhon dot disiplinimin e kanabisit për përdorim mjekësorë", u shpreh Kulluri.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot rezultatin e votimit në formularin e Këshillimit Kombëtarë, ku pyetjes mbi legalizmin e kanabist për qëllime mjekësore, 308.992 qytetarë iu përgjigjën pozitivisht, 148.092 kundër dhe 51.051 nuk e di, ose e thënë me %, 61% pro, 29% kundër dhe 10% nuk e di.

Se kur do të ndodhë kjo, Rama tha "shumë shpejt", por nuk dha një datë konkrete.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?