Në përfundim të ditës së parë dialogut me fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi dhe blegtori, kryeministri Edi Rama theksoi se ishte ajo e legalizimit të strukturave prodhuese rurale, që sipas tij po pengon aksesin në kredi, në fondet e BE-së dhe në instrumentet mbështetëse për sipërmarrjen.
Ai kërkoi nga kadastërat dhe bashkitë të ndërhyjnë menjëherë për të përshpejtuar procesin e legalizimit dhe të mos i lënë fermerët të presin më gjatë.
'Kam parasysh çështjen e legalizimit të strukturave prodhuese që është problem për një pjesë. Ka implikime pastaj të rënda, bën të pamundur aksesin në kredimarrje, në fondet e mbështetjes qoftë nga financimet evropiane, aksesin në gjithë ato instrumente që bëhet e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen. Besoj që qoftë edhe fakti që edhe një diskutim dalim me një vendim ti kërkojmë kadastrës që në bashkëpunim, ose ti kërkojmë bashkive të bëjnë legalizimin e menjëhershëm strukturave prodhues rurale të vendit.
Duhet ta marrim menjëherë përsipër dhe t’ja përcjellim domosdoshmëri që brenda gushtit në kadastër, dokumentacionin e legalizimit. Fermerët nuk duhet të presin akoma të legalizojnë strukturat prodhuese. Nga kjo deri tek gjërat më të përgjithshme janë shumë që them se ne mund të dalim me një qasje të re. Duhet të theksoj se është e domosdoshme të ndryshojë e qeverisë, e ministrisë, pushtetit vendor, ministrive. Të jenë proaktive në këtë proces', tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama: Qeveria do ndërhyjë te nafta, çmim i ri për konsumatorët! Të nxirret urdhri i pezullimit të AKU, më shumë bën dëm se rregullon
S.B/r.k./ReportTv.al