Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, në një takim me fermerët kërkoi që të nxirret urdhri i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së.
Teksa u shpreh kritik për punën e AKU, Rama urdhëroi për ta pezulluar sa më parë këtë institucion, pasi sipas tij më shumë bën dëme sesa punë.
'Në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU). AKU-ja duhet të ndalohet me urgjencë të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa të miratojë, ajo po shkakton dëm.
Duhet të pezullohet AKU-ja dhe të ngrihet një komision i posaçëm për të analizuar të gjitha burimet njerëzore të AKU-së. Procesi i bashkimit të inspektoriateve, i parashikuar me ligj, duhet të kalojë në një proces seleksionimi të kujdesshëm. Në këtë komision duhet të jetë pjesë edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës', tha ai.
Rama njoftoi sot se qeveria do ndërhyjë për çmimin e naftës. Ai deklaroi se brenda vitit do ndërmarrë hapa për të vendosur një ekuilibër të ri të çmimit të naftës për konsumatorët. Rama tha se do duhet të vendoset një çmim i ri për konsumatorët, teksa shtoi se për aktorët e naftës qeveria do t’ua lehtësojë jetës pasi do te jetë garantuese për import dhe eksport të saj.
“Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam që të ndërhyjmë edhe për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët', tha Rama.
Kryeministri deklatoi se brenda gushtit do të përcillen procedurat e legalizimeve për strukturat prodhuese.
‘Ne mund të dalim me një vendim dhe ti kërkojmë bashkive që në bashkëpunim me Kasastrën të bëjnë legalizmin e strukturave prodhuese në hapësirat rurale. Duhet ta marrim përsipër dhe duhet që tja përcjellim strukturave që brenda muajit gusht të përcjellim në agjensinë e kadastrën të gjitha procedurat për legalzimet dhe nuk besoj se fermerët duhet që të presin për të legalizuar strukturat e trye prodhues që nga stallat', tha ai.
Rama u ndal edhe tek nevoja për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore. Sipas tij, shitja e produkteve të paformalizuara përbën rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.
‘Tjetër element i qartë, duhet të njësojmë TVSH-në, diçka që ministri i Financave e ka përgatitur tanimë. Financimi sipas njësive të prodhimit, e kemi thënë shpesh, e kemi përsëritur por nuk e kemi bërë, tani duhet ta bëjmë. Duhet të angazhojmë strukturat e tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi, përpara se të hyjnë me sekuestro të qumështit të pafaturuara. Nuk mund të lejohet tu shiten produkte të pafaturuara. Që mund të jenë të rrezikshme', tha ai.
Kryeministri Rama foli në Dialogun për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural edhe për rishikimin e skemës së naftës duke thënë se qeveria po përgatitet për ndërhyrje në çmim.
“Do duhet të kemi një dokument rekomandimesh paraprake dhe një kuvend kombëtar të bujqësisë dhe zhvillimit rural në bashkëpunim me UBT. Jemi në kushtet që ta shikojmë ndryshe qeverisjen dhe potencialin që ka vendi në çdo drejtim ku duhet të zgjerojmë kapacitete tona të pjesëmarrjes në procesin e zhvillimit. S’mund të jetë proces, taksa, buxhet, subvencione dhe kërkesa nga buxheti. Duhet që çdo lek që hedhim nga buxheti ta kthejmë në fitim për ekonominë e vendit dhe jo vetëm hidh lekë dhe mblidh taksa. Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar dhe besoj brenda vitit do jemi pjesë në import dhe shpërndarje nafte në bashkëpunim me aktorë të tjerë, që do ua bëjmë jetën më të lehtë, sepse do të kenë qeverinë garantë.”-tha Rama
Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai theksoi se interesi duhet të jetë nga 0.5 deri në 2 përqind sepse sipas tij, bankat e kanë firmosur këtë kontratë me shtetin.
"Është arritur që me këmbëngulje nga qeveria të krijohet një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë, 250 mln euro, që fokus ka bujqësinë. Tani që ne ta kemi këtë linjë kredie nga BSH dhe të akseskohet fuqimisht, duhet nivel i lartë informimi për fermerët dhe një mesazh i qartë për bankat e nivelit të dytë. Duhet ta japin nga 0.5 përqind në 2 përqind, jo në 3.5. Tani flas për bujqësinë, 3.5 është ndërmarrje të tjera. Asnjë presje më shumë, duhet të jenë shumë të qarta bankat e nivelit të dytë.
Përsa i përket riskut është garancia e qeverisë, duhet të jetë dhe bashkëpunimi i pushtetit vendor në këtë proces. Edhe për këtë arsye ne kemi folur më parë që ta ngarkojmë bashkitë në sipërmarrjen bujqësore, e bëjnë të gjitha bashkitë e planetit. Drejtuesit e qarqeve të bëjnë punën e tyre ku të krijojmë nuklin e parë. Kemi bashkinë e Roskovecit që ka bërë hapa në këtë drejtim."-tha Rama
Kryeministri Edi Rama tha se është e domosdoshme unifikimi i TVSH-së, një propozim që sipas tij Ministria e Financave e ka tashmë të përgatitur.
Ai u ndal edhe tek nevoja për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore. Sipas tij, shitja e produkteve të paformalizuara përbën rrezik serioz për shëndetin publik dhe nuk mund të tolerohet më.
‘Tjetër element i qartë, duhet të njësojmë TVSH-në, diçka që ministri i Financave e ka përgatitur tanimë. Financimi sipas njësive të prodhimit, e kemi thënë shpesh, e kemi përsëritur por nuk e kemi bërë, tani duhet ta bëjmë. Duhet të angazhojmë strukturat e tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi, përpara se të hyjnë me sekuestro të qumështit të pafaturuara. Nuk mund të lejohet tu shiten produkte të pafaturuara. Që mund të jenë të rrezikshme, sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve. Këtë gjë duhet ta kryejnë me zell ministria me strukturën e tatimeve', tha ai.
Në përfundim të ditës së parë dialogut me fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi dhe blegtori, kryeministri Edi Rama theksoi se ishte ajo e legalizimit të strukturave prodhuese rurale, që sipas tij po pengon aksesin në kredi, në fondet e BE-së dhe në instrumentet mbështetëse për sipërmarrjen.
Ai kërkoi nga kadastërat dhe bashkitë të ndërhyjnë menjëherë për të përshpejtuar procesin e legalizimit dhe të mos i lënë fermerët të presin më gjatë.
'Kam parasysh çështjen e legalizimit të strukturave prodhuese që është problem për një pjesë. Ka implikime pastaj të rënda, bën të pamundur aksesin në kredimarrje, në fondet e mbështetjes qoftë nga financimet evropiane, aksesin në gjithë ato instrumente që bëhet e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen. Besoj që qoftë edhe fakti që edhe një diskutim dalim me një vendim ti kërkojmë kadastrës që në bashkëpunim, ose ti kërkojmë bashkive të bëjnë legalizimin e menjëhershëm strukturave prodhues rurale të vendit.
Duhet ta marrim menjëherë përsipër dhe t’ja përcjellim domosdoshmëri që brenda gushtit në kadastër, dokumentacionin e legalizimit. Fermerët nuk duhet të presin akoma të legalizojnë strukturat prodhuese. Nga kjo deri tek gjërat më të përgjithshme janë shumë që them se ne mund të dalim me një qasje të re. Duhet të theksoj se është e domosdoshme të ndryshojë e qeverisë, e ministrisë, pushtetit vendor, ministrive. Të jenë proaktive në këtë proces', tha ai.
Kryeministri Rama në dialogun për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin rural' u ndal dhe tek problemet me blegtorinë. Ai kritikoi institucionet e qeverisjes vendore duke i quajtur që kanë një sjellje skandaloze ndaj blegtorëve në raport me burokracinë që u vendosin për nevojat që kanë.
'Ndërkohë që ishte e tmerrshme që të dëgjosh eksperiencat e blegtorëve për qeratë e kullotave, qasja e strukturave të qeverisjes vendore për qeratë e kullotave ishte skandaloze. Përveç përpjekjeve që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori që ka shumë probleme, duhet të përballojnë edhe burokracinë në nivelin vendor dhe duhet ta ndryshojmë menjëherë. Ne duhet t’i lutemi blegtorëve, jo të na luten për kontratën e kullotës. Çështja për një paketë blegtorale të diskutohet dhe t’i ftojmë në Cajup kur ta kemi gati.'-tha Rama
Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në kuadër të 'Dialogut për për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural' ka njoftuar se do të pezullohet AKU-ja. Sipas tij, kjo agjenci duhet reformuar në bashkëpunim me Univerisitetin Bujqësor.
"Kjo është diçka që e kemi thënë shpesh dhe e kemi përsëritur herë pas here në kohë, por nuk e kemi bërë, dhe tani duhet ta bëjmë, ashtu siç duhet. Duhet të angazhojmë menjëherë strukturat e Tatimeve për një sensibilizim, përpara se Tatimet të ndërhyjnë me sekuestro për qumështin e pafaturuar. Qumësht i pafaturuar apo ushqime të freskëta të tjera të pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme. Edhe këtë gjë duhet ta kryejë Ministria e Financave, që të fillojë një proces sensibilizimi duke folur me bizneset e vogla. Duhet që për një periudhë dyjavore, pas sensibilizimit, të merren dhe të sekuestrohen këto materiale. Edhe në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar AKU-ja dhe duhet të ngrihet një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së, dhe procesi i bashkimit të inspektoriateve që është vendosur me ligj, duhet të kalojë në proces seleksionimi. Edhe në komision duhet të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës."-tha Rama
Komente
