Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai theksoi se interesi duhet të jetë nga 0.5 deri në 2 përqind sepse sipas tij, bankat e kanë firmosur këtë kontratë me shtetin.
"Është arritur që me këmbëngulje nga qeveria të krijohet një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë, 250 mln euro, që fokus ka bujqësinë. Tani që ne ta kemi këtë linjë kredie nga BSH dhe të akseskohet fuqimisht, duhet nivel i lartë informimi për fermerët dhe një mesazh i qartë për bankat e nivelit të dytë. Duhet ta japin nga 0.5 përqind në 2 përqind, jo në 3.5. Tani flas për bujqësinë, 3.5 është ndërmarrje të tjera. Asnjë presje më shumë, duhet të jenë shumë të qarta bankat e nivelit të dytë.
Përsa i përket riskut është garancia e qeverisë, duhet të jetë dhe bashkëpunimi i pushtetit vendor në këtë proces. Edhe për këtë arsye ne kemi folur më parë që ta ngarkojmë bashkitë në sipërmarrjen bujqësore, e bëjnë të gjitha bashkitë e planetit. Drejtuesit e qarqeve të bëjnë punën e tyre ku të krijojmë nuklin e parë. Kemi bashkinë e Roskovecit që ka bërë hapa në këtë drejtim."-tha Rama
Lajmi kryesor:
Rama: Qeveria do ndërhyjë te nafta, çmim i ri për konsumatorët! Të nxirret urdhri i pezullimit të AKU, më shumë bën dëm se rregullon
H.K/r.k./ReportTv.al