Legalizohen paratë e korrupsionit deri në 2017? Rama e mohon: Ata që kanë mbajtur poste politike dhe jo vetëm...përjashtohen! (VIDEO)

10 Qershor 2020, 15:33| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 20:50

  • Share

Politikanët, ish politikanët , prokurorët dhe gjyqtarët nuk do të jenë pjesë e amnistisë fiskale dhe penale. Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama pyetjes së Report TV, pas draftit paraprak ku përfitues sipas Nenit 6, pika 2, parashikohej të ishin edhe ish zyrtarët e lartë të shtetit deri në vitin 2017.

Funksionarët janë tërësisht të përjashtuar nga amnistia dhe nuk bëhet fjalë për këtë. Gjithkush që ka pasur një mandat qeverisës parlamentar apo në pushtetin vendosur që kur ka ardhur pluralizmi nuk do të jenë pjesë e amnistisë. Funksionarë aktual të politikanëve dhe drejtorëve të institucioneve janë tërësisht të përjashtuar. Asnjë që është marrë me politik, që ka qenë gjykatës apo prokuror vetëm një ditë në jetën e vet nuk do të amnistojë asgjë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë zbuloi se faljen e pasurive të padeklaruara do ta kenë edhe nëpunësit që kanë 10 vjet që janë shkëputur nga administrata shtetërore.

“Nëse bëhet fjalë për persona që 10 vjet më parë kanë punuar në shtet  kjo është temë tjetër. Nëse dikush ka punuar në shtet në vitet 90 dhe më pas është marrë me punë private kjo është punë tjetër. Do t'ju japim mundësinë shqiptarëve që të legalizojnë paratë e ardhura nga puna por me parakushtin që në të ardhmen dënimet do të jenë të ashpra, nëse kryen evazion dhe fsheh të ardhurat”, tha Rama.

Për formalizimin e parave dhe legalizimin e çdo pasurie të paregjistruar konsultime informale ka pasur edhe me Moneyval, e cila në muajin shkurt të këtij viti e klasifikoi Shqipërinë në listën gri si vend me nivel të lartë të pastrimit të parave.

"Kemi diskutuar në mënyrë informale, por procedura e do që ne të vazhdojmë, ata bëjnë oponencat e tyre. Ata ndjekin të gjithë procedurën, është e drejtë sovrane e vendit, ata ndihmojnë me opinionet e tyre. Kjo e djeshme ndihmon edhe këtu, sepse nga dje jemi një vend i besueshëm" tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 11/06/2020 07:56

    Me kete ligj i futen nje "reset" dhe hajt ta gezojme shqiperine sic e deshem, te paster dhe pa para te pista. :)

    Përgjigju
  • Ira: 11/06/2020 04:51

    Turp per Ramen qe si pjese e vjedhjeve per 30 vjet me zyrtare te larte demokrat apo socialist, gjyqtare dhe prokuror nuk do i rishikohet pasuria para 2017. Vodhen me thase dhe dine ta fshehin njeri tjetrin shume mire. Mjer ai popull qe nuk do marri me fryme.

    Përgjigju
  • Ela: 10/06/2020 15:40

    Palaco, maskara, ata qe kane qene te ndershem ne punen e tyre tu sherbejne atyre qe vodhen, vdeksh ti bashk me politikbersen Amerik, qe kane 30vjet qe tallin popullin e ndershem shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?