8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, janë kallëzuar në SPAK. për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë legalizuar një objekt duke cënuar xhaminë e Vlorës.
Të kallëzuarit janë Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK, Bilbil Aliaj, ish-Drejtor i ASHK, Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK, Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë, Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë-protokollit ASHK, Anisa Golemi, specialiste ASHK, Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK, Teuta Meço, specialiste ASHK.
Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cenim të truallit të Komunitetit Mysliman”.
Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, ka deklaruar se do të bëhen verifikime të hollësishme në të gjitha drejtoritë vendore.
“Pas gjetjes së shkeljeve të rënda, kam firmosur kallëzimin në SPAK me akuzën “Shpërdorim detyre” për tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të ASHK Vlorë. Kemi filluar dhe do të bëjmë verifikime të hollësishme në të gjitha drejtoritë vendore, nisur nga indicie të qytetarëve, apo raporte zyrtare. Ne jemi në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Kush nga punonjësit e ASHK i ka kuptuar ndryshe politikat e qeverisjes sonë, do të përballet me ligjin dhe drejtësinë”, ka thënë Bici.
Të kallëzuarit
Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë
Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë
Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë
Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë
Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë
Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë
Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë
Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë
O po ta shkulin fare ate lesh xhamije ca e do, se i mori trute njerezve e i beri budallenje, ne nuk jemi arabe qe martohen mes tyre si kafshet. Ne jemi shqipetar pike.
PërgjigjuNuk e mohoj faktin qe trualli i perket bashkesise myslimane por Komuniteti Mysliman i shqiperise eshte themeluar ne vitin 1923 qe do te thote se Komuniteti Mysliman i Shqiperise do jete perballe nje sfide per te fituar pronen qe pretendon qe i " perket " Komunitetit Mysliman. pronen qe pretendon.
PërgjigjuNje menyre e heqjes se stafit qe ka qen me Lamen, edhe vendosja e stafit te Dallendyshes. Kur ndryshon komandati, ndryshon dhe stafi sepse duhet shperndahen nga e para leket
PërgjigjuStalla e AShk Vlore ka gjithe keto vite qe eshte marre vetem me grabitje pronash, mbivendosje pa funde dhe kush eshte me I forti qe fiton me gjyqetaret e korruptuar merr pronen,keshtu veprojn keta pisat e ashk vlore,,por prona eshte njesh me shpirtin dhe nuk eshte e leht te harroet,ferrave do perfundojne. spaku nuk duhet ti le te lire dhe duhet tu sekuestroj pasurite e pa fundme ketyre badakcinjeve.
Përgjigju