Një mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Leja prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni, reagon KLD: Deklarata e ministres e pasaktë, vendimi ishte ligjor

20 Tetor 2018, 19:06| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 22:07

  • Share

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se KLD i ka dhënë një leje prindërore gjyqtarit  Gjin Gjoni, në mënyrë të paligjshme. KLD sqaron me anë të zëdhënësit të këtij institucioni, se më datë 11 tetor, është zhvilluar mbledhja për shqyrtimin e kërkesës së Gjonit. KLD thotë se ministrja Gjonaj nuk ka qenë e pranishme në këtë mbledhje, dhe se deklarata e sotme ka qenë e pasaktë. KLD thekson se vendimi për leje është marrë me kuorum të plotë, dhe se vetë gjyqtari Gjonaj nuk ka qenë i pranishëm  në këtë mbledhje.

Reagimi i plotë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë:

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar mbledhjen e tij më datë 11.10.2018, në të cilën përveç dy çështjeve të caktuara në rendin e ditës është miratuar dhe përfshirja për shqyrtim në këtë mbledhje edhe kërkesa e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë z.Gjin Gjoni për leje prindërore. Pas shqyrtimit të kësaj kërkese KLD ka vendosur: “Të miratojë kërkesën për leje prindërore për një periudhë 2 vjeçare, gjyqtarit Gjin Gjoni, për funksionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, shprehim keqardhjen për pasaktësitë në përmbajtjen e saj, pasi së pari duhet sqaruar se anëtarja e KLD-së zj.Etilda Gjonaj, nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje, megjithëse është njoftuar për zhvillimin e saj. Në kushtet kur Ministrja Gjonaj nuk ka qenë prezent në mbledhjen e zhvilluar, deklarata e saj për mungesë transparence nga KLD, nuk është objektive dhe aspak korrekte në citimet e saj. 

Është i pavërtetë gjithashtu dhe deklarimi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk ka patur kuorumin e nevojshëm për vendimarrje, pasi kuorumi vendimmarrës i KLD-së mbi këtë çështje pasqyrohet qartësisht dhe në mënyrë transparente në procesverbalin e mbledhjes të publikuar. Gjithashtu sqarojmë se z.Gjin Gjoni, nuk ka marë pjesë në votimin e kësaj pike shtesë të rendit të ditës.

Në funksion të pyetjes suaj, sqaroj se, çdo pretendim apo kundërshtim që mund të ketë, jo vetëm Ministrja e Drejtësisë, por dhe çdo anëtar tjetër i KLD-së, është i mirëpritur t’i paraqesë së pari me pjesëmarrje e tij në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përmbushur kështu funksionin e anëtarit të këtij organi përsa kohë ky organ do të jetë funksional.

Si e shkeli Meta ligjin për Gjin Gjonin. Rendi i ditës u ndryshua në kundërshtim me nenin 22

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e tij të fundit, në datë 11 tetor në rendin e ditës ka pasur për diskutim 2 çështje: Komandimi i kryetarit të ri për Gjykatën e Apelit të Korçës dhe delegimi i disa gjyqtarëve sipas kërkesave të gjykatave të ndryshme.

Paraditen e sotme, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka denoncuar në një dalje mediatike edhe një vendim të tretë të marrë në mbledhjen e KLD dhe që sipas saj është future në mënyrë të paligjshme në rendin e ditës. Bëhet fjalë për akordimin e lejes prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni, i cili edhe më herët ka qenë objekt debatesh në KLD dhe që mesa kohët e fundit është bërë baba i një vajze. 

Ministrja Gjonaj deklaroi se e gjithe procedura e ndjekur për mirëtimin e këtij vendimi është e paligjshme, pasi mungonte korumi i duhur. Ndërkohë në mbrëmje KLD reagoi përmes zëdhënësit duke pretenduar se e gjithë procedura është e ligjshme.

Po çfarë thotë Ligji Nr. 8811, datë 17.5.2001 (Ndryshuar me ligjin nr. 9448, datë 5.12.2005) “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i cili është në fuqi deri në ngritjen e KLGJ dhe KLP? Në nenin 22, të këtij ligji përcaktohet se “Përjashtimisht, me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund të marrë në shqyrtim dhe të vendosë për çështje që nuk janë përfshirë në rendin e ditës”.

Në mbledhjen e KLD kanë qenë të pranishëm 9 anëtarë, përfshirë Gjin Gjonin, i cili duket se ka votuar edhe vetë për t'i dhënë leje 2-vjeçare vetes.

KLD ka gjithsej 15 anëtarë dhe duket qartësisht se korumi për të futur një çështje në rendin e ditës nuk ka qenë.  KLD duket se ka shkelur të gjitha pikët e nenit 22 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, çka e ka detyruar ministren Gjonaj të kërkojë shfuqizimin e kësaj vendimarrjeje, si absolutisht të pavlefshëm dhe në shkelje të rëndë e flagrante të ligjit.

Rregullorja e rendit të ditës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Komento

Komente

  • Geni: 24/10/2018 21:46

    Cfare burri legen e frikacak, Dy vjet leje, turp, burrec hajdut, po Rama cfare ben? xhin xhoni thonin gjermanet NE cdo mbledhje me qeverine

    Përgjigju
  • Agai: 21/10/2018 10:54

    Si mund ti japesh Gjin Gjonit 2 vjet leje. Kjo duket ashiqare sa per mos ta kaluar vettingun. Po nuk ke ku te shpetosh o Gjin Gjoni

    Përgjigju
  • Gjin gjoniii: 21/10/2018 10:50

    Aman shkriheni fare kete KLD se eshte bere misherim i korrupsionit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?