Etilda Gjonaj denoncon skandalin e KLD: I dha Gjin Gjonit leje prindërore për 2 vite, fshehu vendimin

20 Tetor 2018, 13:18| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 19:23

  • Share

Denoncohet një tjetër skandal në radhët e KLD-së. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi gjatë një konference për shtyp se në mbledhjen e fundit, KLD, nën drejtimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, ka miratuar një vendim jashtë rendit të ditës dhe i panjoftuar më parë, duke i dhënë leje prindërore në mënyrë të fshehtë gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij.

Leja prindërore e dhënë nga KLD për Gjin Gjonin është dy vite. Sipas argumenteve të KLD, ai është bërë babai i një vajze në Gjermani dhe për këtë arsye do kryejë vizita të shpeshta drejt këtij shtetit. Por sipas Etilda Gjonajt, ajo që ngre dyshime mbi KLD është mbajtja e fshehtë e këtij vendimi, pasi kërkessa është futur rishtazi në rendin e ditës të KLD, si dhe nuk është publikuar krahas vendimeve të tjera në faqen e KLD, por është zbuluar nga zbardhja e procesverbalit të mbledhjes.

Në mbledhjen KLD të datës 11.10.2018, në rendin e ditës kishte dy çështje delegimi i një gjyqtari në Korçë dhe delegimin e disa gjyqtarëve sipas kërkesave të gjykatave të ndryshme. Pas zbardhjes së procesverbalit, u vura në dijeni se gjatë mbledhjes ën rendin e ditës është shtuar edhe një çështje e panjoftuar më parë, për një kërkesë të gjyqtarit Gjin Gjoni, për leje prindërore për një periudhë 2-vjeçare. Kjo kërkesë  epranuar në mënyrë haptazi të paligjshme është votuar nga anëtarët prezent në KLD, çka e bën shumicën e këtij institucioni edhe njëherë autore të një vendimmarrje haptazi të paligjshme. Duke përfshirë në rendin e ditës në fund të mbledhje shqyrtimin e kërkesës së gjyqtarit Gjin Gjoni dhe duke vendosur miratimin e saj me argumentimin se është bërë baba dhe do t'i duhet të bëjë shpesh udhëtime dhe vizita në shtetin gjerman ku jeton familja e tij. KLD është riaformuar edhe njëherë si mëshirim i drejtësisë së vjetër klienteliste dhe të korruptuar. Këto veprime janë në shkelje të rëndë të rregullave procedurale. Ky akt administrativ i KLD, si një akt i ndërmarrë me procedurë të parregullt është i paligjshëm. 

Në këtë mbledhje kërkesa është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme në fund të mbledhjes, për më tepër bazuar në parashikimet ligjore, KLD mund të marrë çështje të papërfshira në rendin e ditës, vetëm me votat e 2/3 të të gjtithë anëtarëve. Në kundërshitm të hapur me këtë dispozitë, në mungesë të kuorumit të nevojshëm dhe duke përfshirë edhe votën e Gjin Gjonit, i cili ka votuar për veten si kurrë më parë në historinë e saj, KLD i ka shkuar deri në fund një paligjshmërie të këtyre përmasave. Vendimi haptazi i paligjshëm i KLD konstatohet edhe gjatë mbledhjes, pasi nuk i është nënshtruar asnjë diskutimi lidhur me përmbushjen e kritereve ligjore, procedurale dhe përmbajtësore për pranimin e kërkesës. KLD publikoi në dy faqen e saj vetëm dy vendime, duke mbajtur të fshehtë vendimin e marrë për gjyqtarin Gjin Gjonindërsa në procesverbaline  publikuar e tregon mjaft mirë lejen prindërore të Gjin Gjonit.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë

Report TV disponon procesverbalin e kësaj mbledhje ku kërkesën në emër të Gjin Gjonit e ka sjellë në vëmendje të KLD anëtari Gerd Hoxha pasi presidenti Ilir Meta ka bërë pyetjen. "Po, çfarë çështje kishit Gerdi"? Pasi Gerd Hoxha ka prezantuar kërkesën e Gjin Gjonit si të bazuar në ligj presidenti Meta ka thënë: "Po! Dakord, atëherë! Japim leje. Të të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë”, ka uruar presidenti Meta i cili është kreu KLD.

 

Kërkesa e Gjin Gjonit për leje prindërore

Sipas Gjonajt, vendimmarrja e KLD është e paligjshme. Ajo i bëri thirrje këtij institucioni që të shfuqizojë vendimin, pasi në të kundërt ajo do t'i kërkojë komisioneve të Vettingut përjashtimin nga gjyqësori të të gjithë gjyqtarëve që kanë votuar në mbledhjen e datës 10 tetor. 

Nisur nga përgjegjësia ime si ministre e Drejtësisë dhe anëtare e KLD, do t'i drejtohem zyrtarisht këtij institucioni që të shfuqizojë vendimin e marrë në shkelje të lgjit. Në të kudërt kërkesa do t'i drejtohet gjykatës për të anuluar këtë akt të paligjshëm si dhe komisionit të Vettingut për largimin e të gjithë atyre që kanë ngritur dorën kundër ligjit. KLD të ndalë vendimmarrjet e paligjshme. 

 Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë

Vendimmarrja në për lejen e Gjin Gjonit është bërë edhe pa kuorum. KLD përbëhet nga 15 anëtarë. 2/3 e shumicës është 10 anetarë. Ndërsa sipas procesverbalit kanë qenë 9 anëtarë duke përfshirë dhe Gjin Gjonin, i cili ka votuar për veten e tij.

 

Ora 18:30/ Skandali i KLD me lejen prindërore, reagon Gjin Gjoni: Shpifje publike, i gatshëm të paraqitem në çdo kohë

Pas deklaratës së ministres Etilda Gjonaj, ditën e sotme, e cila denoncoi lejen jashtë radhe që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i dha dhënë gjyqtarin Gjin Gjoni, ka ardhur reagimi dhe nga ky i fundit. Në një sqarim publik, Gjoni thotë se kërkesa e tij pranë KLD, për të marrë një leje prindërore është në përputhje të plotë me ligjin, me kuorum të plotë, dhe shton se deklarata e Gjonajt është një ‘shpifje publike’.

Gjoni thotë se leja prindërore me afat 2-vjeçar që ai ka marrë, nuk  e pezullon dhe as e shtyn procesin e Vettingut.

Reagimi i plotë i gjyqtarit Gjin Gjoni:


Kërkesa e paraqitur nga unë pranë Këshillit të Larte të Drejtësisë është në përputhje të plotë me nenin 24 te ligjit 96/2016. Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë është e pasaktë dhe tendencioze. 
Së pari,unë nuk kam marë pjesë në votim dhe për marrjen e vendimit ka qene korumi i plotë, aq sa e kerkon ligji. Nëse ministrja ka munguar në këtë mbledhje,mund të informohet me saktesi nga procesverbali që është mbajtur gjatë zhvillimit dhe votimit. Ministrja e Drejtësisë është vetëm një votë në KLD dhe nuk drejton as Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe as mbledhjet e tij. I kujtoj zonjës Gjonaj se dhënia e lejes është një praktikë dhe qëndrim i mbajtur nga KLD edhe më parë. 

Së dyti,Ministrja e Drejtësisë është anëtare e një qeverie e cila sapo ka shpallur “paketën antishpifje” ndaj i takon të jetë më e kujdesshme kur deklaron shpifje publike.

Së treti,leja që më ka dhënë KLD për arsye familjare,as nuk e pezullon dhe as e shtyn porçesin e vetting-ut. Kjo do të do te thotë që unë jam i gatshem të paraqitem kur të kërkohet për këtë proçes. Shpreh keqardhjen që Ministrja e Drejtësisë,për pozicionin e rëndësishëm që ka nuk e njeh proceduren dhe i kujtoj ndërkohë se ligji dhe proçedurat e vetting-ut janë të qarta dhe askush nuk mund të fshihet apo t’i përdorë ato për qëllime politike. 

Ora 19:20/   Leja prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni, reagon KLD: Deklarata e ministres e pasaktë, vendimi ishte ligjor

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se KLD i ka dhënë një leje prindërore gjyqtarit Gjin Gjoni, në mënyrë të paligjshme. KLD sqaron me anë të zëdhënësit të këtij institucioni, se më datë 11 tetor, është zhvilluar mbledhja për shqyrtimin e kërkesës së Gjonit. KLD thotë se ministrja Gjonaj nuk ka qenë e pranishme në këtë mbledhje, dhe se deklarata e sotme ka qenë e pasaktë. KLD thekson se vendimi për leje është marrë me kuorum të plotë, dhe se vetë gjyqtari Gjonaj nuk ka qenë i pranishëm  në këtë mbledhje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi 1: 20/10/2018 15:45

    bravooooo ministreee kur te hiqet gjin xhoni.. do hap champagne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?