Mënyra e shoqërimit të Saimir Meçanit në Gjykatë, është kryer në shkelje të të gjithë rregullave nga ana e efektivëve të policisë së Fierit, për pasojë ndaj tyre është marrë masa e pezullimit nga detyra.
Siç shihet në videon që Report Tv sjell, policët kanë lejuar një prej gazetarëve të pranishëm që t’ia hiqnin kapuçin Metani, pasi ky i fundit nuk donte që të dilte me fytyrë në media. Sikur kjo të mos mjaftonte, ka qenë vetë një nga policët i cili duke mos marrë aspak parasysh prezumimin e pafajësisë të të akuzuarit, ia heq kapuçin për t’i lejuar mediat që ta filmonin dhe e kanë lënë atë me qëllim në furgon që të merret në pyetje nga gazetarët.
Ky veprim i bërë nga policët, u ka kushtuar atyre vendin e punës, për pasojë janë pezulluar. Bëhet fjalë për efektivët T. K., F. G. dhe G. Ç..
"Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin S. M., 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.
Në përfundim të marrjes së masës së sigurisë, punonjësit e Policisë që ishin të planëzuar me shërbim për shoqërimin e 36-vjeçarit, në kundërshtim me procedurat standarde të punës, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar qytetarë e gazetarë të bisedonin dhe ta pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të Policisë. Në lidhje me këtë shkelje, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkeljen e kryer. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj këtyre punonjësve, për shkelje të rëndë", thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Akuzohet se përdhunoi gjyshen, lihet në burg! Saimir Meçani: Sajesë nga babai im, do të më shesë tokat! Pezullohen 3 policë, shkelën rregullat e shoqërimit (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al