Ndërtimet pa leje gjatë fushatës në Ksamil dhe Sarandë, arrestohen 6 inspektorë të IMT-së

17 Tetor 2023, 12:09| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 08:43

  • Share

Dy inspektorë të IKMT dhe katër inspektorë të IVMT së Sarandës janë vënë në pranga për shpërdorim detyre. Ata kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonën e Ksamilit gjatë pesë muajve të parë të vitit, që përkon me fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 Majit.  

Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Sarandës e cila bën të ditur se ka administruar prova të mjaftueshme për shkeljet e 6 punonjësve të shtetit.  Në Tiranë janë arrestuar Erjon Cakalli dhe Denis Balili, punonjës të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes të Territorit ndërsa në Sarandë janë arrestuar Vangjel Xhavara, Besian Koçi, Artur Musai dhe Erton Zakaj, punonjës të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Këta të fundit ishin shkarkuar nga kryetari i ri i bashkisë, Oltion Çaçi para se të arrestoheshin.

Prokuroria e Sarandës ka zbuluar se nga Janari deri në Maj, inspektorët e ndertimit nuk kanë bërë asnjë kallëzim penal në prokurori, ndërkohë nga ana e Komisariatit të Policisë janë referuar 49 raste të ndërtimeve të paligjshme në Ksamil dhe Sarandë. Në funksion të këtij procedimi penal janë sekuestruar 16 objekte me destinacion banimi dhe biznese në zonën më të lakmuar bregdetare në vend.

Të arrestuar

  1. Erjon Cakalli
  2. Denis Balili
  3. Vangjel Xhavara
  4. Besian Koçi
  5. Artur Musai
  6. Erton Zakaj

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 17/10/2023 13:48

    Ne foto duket sikur e ka bombardu Izraeli or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?