'Lekët do t’i fusë te pasaporta', bisedat në ‘Signal’ nxjerrin zbuluar efektivët e Rinasit: Ai nuk kalon dot, thuaji t’ia fusë nga toka

4 Qershor, 10:44| Përditesimi: 4 Qershor, 10:48

  • Share

1717489047_Screenshot3.png

Shqiptarja.com zbardh dosjen e skemës së korrupsionit në Rinas, ku efektivët kalonin qytetarë kundrejt ryshfetit. Në një prej biseda të zhvilluara mes Eneo Sulejmanit dhe efektivit Briken Terezi flitet për kalimin e një gruaje, e cila ka tejkaluar ditët e qëndrimit.

170 euro ka dhënë ryshfet për të kaluar, ndërsa në biseda Sulejmanaj i thotë efektivit se paratë do i fusë brenda pasaportës.

Eneo: Mgjes vlla. Do leri 170 tgjitha. Po I them ti fusi ne pasap. Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes

Në orën 10:54 dhe në orën 10:55 zhvillohen dy biseda telefonike ndërmjet shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases R.N.

Briken: Ok

Eneo: Ku te futet kjo vlla

Briken: Te nr. 8

Eneo: Ok vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se R.N është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 16:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Më datë 23.09.2023 zhvillohet një tjetër bisedë mes tyre për kalimin e dy personave të tjerë. Një prej tyre, K.L ishte kthyer në Shqipëri me motivacionin mosplotësim dokumentacioni nga shteti francez. Ndërsa tjetri, A.Ç kishte kaluar afatet e qëndrimit.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.09.2023, nga ora 10:12 AM – 01:13 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla ca ben

Në orën 10:12AM zhvillohet një telefonatë midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: I dërgon kartën italiane të shtetasit Kristjan Lazri

Në orën 10:15AM zhvillohet një telefonatë midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: I dërgon pasasportën e shtetasit Anxhelo Çili. Budapest

Briken: Ti apo une

Eneo: Ti do tlej dhe per ate qpar 50

Briken: Ok

Eneo: Do tlej 150 ky total

Briken: Ok

Eneo: Ok vlla rrofsh

Në një bisedë tjetër, Eneo Sulejmanaj dhe efektivi Tereziu flasin për një person që kërkon të shkojë në Budapesit. Edhe ai rezulton i kthyer nga Franca, pasi ka bere 9 muaj burg për veprën penale “transport te lendeve narkotike ”.

Efektivi Tereziu, sipas bisedave në Signal, i thotë Sulejmanajt se ai nuk kalon dot nga Rinasi, por të kalojë kufirin nga toka.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 31.08.2023, nga ora 01:04 PM – 08:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla si tkam. A je mire. Kam i cun me ndrrim. Do me ik tmarten nga budapesti. E bejm dot. I dërgon pasaportën e shtetasit Ledjan Hadri

Briken: Ja ra shof vlla e te them

Eneo: Ok vlla. Vec mos me harro se e kam ktu robin

Briken: Nuk bohet vlla jo. Paska pyt dhe tjer anej ky vl

Eneo: Vl

Briken: E kan mor vesh dhe tjere

Eneo: As me ja bo letren me noter

Briken; jo jo. Tja fuse me toke

Eneo: Ok vlla rrofsh

Briken: Vetem me dt 6 eshte nje mundesi

Eneo: Po e coj nga prishtina. Kemi nja 2 me dite

Briken: Ok mire

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi L.H (me gjeneralitete të ndërruara në J.H) nuk ka dalje të regjistruar nga territori i RSH nga data e bisedës e në vijim. Ky shtetas (referuar bisedës së zhvilluar) ka dyshime se mund të ketë udhëtar nga territori I PKK Morinë, pasi ka hyrje në PPK Rinas më datë 11.11.2023. Ai mund të ketë udhëtuar me destinacion fillestar Kosovën pasi ai është kthyer në kategorinë deportiv më datë 18.05.2023 me shënimin :” kthyer deportiv nga Franca pasi ka bere 9 muaj burg per  v. penale “transport te lendeve narkotike ”. Ne interviste shpjegon qe Ka ndalese hyrje te perhershme ne territorin Francez dhene date 17.05.2023”.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ ‘Është një shok për Budapest’, 'sot nis 500 €'! Skema e korrupsionit në Rinas, si kaluan efektivët 200 persona drejt BE! 'Fundosen' nga bisedat në 'Signal'


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?